Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kryeministrja estoneze jep dorëheqjen për të formuar qeveri të re

11:47 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 44
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kalas ka njoftuar dorëheqjen e saj, në mënyrë që të formojë një qeveri të re, sipas mediave të huaja.

“Kryeministrja Kaya Kalas njoftoi zyrtarisht qeverinë këtë mëngjes për vendimin e saj për të dhënë dorëheqjen me vullnetin e saj të lirë. E gjithë qeveria jep dorëheqjen me të”, thuhet në deklaratë.

Kalas thuhet se ka arritur të rivendosë një shumicë qeverisëse në parlamentin e Estonisë dhe javën e kaluar njoftoi se ia kishte dalë. Dorëheqja e saj është një faë e domosdoshme e procesit përkatës.

Ajo të premten do të paraqesë në parlament një kërkesë për krijimin e një qeverie të re, sipas një postimi në Twitter, me shpresën se do të jetë në gjendje të qëndrojë në krye të vendit. Njoftimi erdhi pasi partia e saj Reforma arriti një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me dy parti më të vogla, Social Demokratët dhe Isamaa.

Shteti baltik është përballur me një krizë të kabinetit qeveritar që nga 3 qershori, kur koalicioni i Kallas me Partinë e Qendrës (Eesti Keskerakond, EK) u nda për shkak të shtytjes për të bërë të gjithë arsimin fillor vetëm në gjuhën estoneze – duke ndaluar përdorimin e gjuhës ruse në ish-republikën sovjetike.

Largimi i centristëve e la kryeministren Kallas me vetëm 34 vende në Parlamentin me 101 karrige, që do të thoshte se Social Demokratët dhe Isamaa mund të bënin një ujdi të vështirë për 9 dhe 12 vendet e tyre.

Kallas u bë kryeministre në janar të vitit 2021, pas dorëheqjes së kryeministrit Juri Ratas, pas një skandali. Ajo ka qenë një avokate e zëshme e sanksioneve anti-ruse për konfliktin në Ukrainë, duke i bërë thirrje BE-së të armatosë qeverinë e Kievit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA/ Presidenti “luftë” me mediat, Trump ndalon CNN, Msnow dhe Politico për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

22:41 / September 18, 2026

Zelensky pret Vuçiçin në Ukrainë: Diskutuam për integrimin evropian të 2 vendeve dhe situatën me sulmet ruse

22:00 / September 18, 2026

Vëllai i Gerti Bogdanit kujton ish-deputetin dy vite pas vdekjes: Dritë të pastë shpirti, vëlla

21:20 / September 18, 2026

Greqia forcon sigurinë në burgje, 3.7 milionë euro për skanerë dhe sisteme kundër dronëve

21:02 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.