Deri në 7.6% parashikohet të rritet inflacioni në eurozonë, kjo për shkak të luftës ruse në Ukrainë, bëhet e ditur nga një parashikim i Komisionit Europian. Shifra e lartë rekord, që përfaqëson normën mesatare të pritshme të inflacionit për vitin, ka rritje me 6.1% nga parashikimi i muajit të kaluar. “Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon të hedhë hijen e saj të gjatë ndaj Europës dhe ekonomisë sonë”, tha Komisioneri i BE-së për Financat, Valdis Dombrovskis. Lufta ka bërë që të rriten çmimet e ushqimeve dhe të energjisë në vendet e Europës në përpjekjet e tyre për t’u bërë ballë…
Author: tirana
Policia e Shtetit, bën me dije se një 32 vjeçar nga Memaliaj është arrestuar pasi kultivonte lëndë narkotike cannabis sativa në pyll, ndërsa proceduar në gjende të lirë për shpërdorim detyre. Po ashtu në kuadër të operacioni antikanabis i koduar “Procesi” u asgjësuan të gjithë fidanët e gjetur, ndërsa gjatë kontrollit në banesë të riut me iniciale E. S. iu gjet edhe një armë elektroshok pa leje. Mbi 66-vjeçarin me iniciale L. K. 66 vjeç, kryeplak i fshatit Zhapokikë, rëndon vepra penale “Shpërdorim i detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Europa po përjeton trazirat më të mëdha politike, me dy kryeministra që kanë dhënë dorëheqjen, dhe sigurisht që për Rusinë këto janë lajme të gëzueshme. Një postim sarkastik i shpërndarë nga ish-presidenti rus Dmitri Medvedev në Telegram, pas njoftimit të dorëheqjes së kryeministrit Mario Draghi, ka ndezur rrjetin. “Skifteri” i Vladimir Putinit dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurisë Ruse postoi një imazh të kryeministrit britanik në largim Boris Johnson, i ndjekur nga një i Draghit dhe një kuti e tretë bosh me një pikëpyetje. Një referencë e qartë për pyetjen, kush do të jetë i radhës që do të…
Pas debateve dhe tensioneve që shkaktoi firmosja e marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka ofruar gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqjen nga posti. Ai u shpreh se është i gatshëm të marrë këtë vendim sapo të zhbllokohet situata në sistemin gjyqësor. Demokratët thanë se pas zgjedhjeve të organeve të drejtësisë, do të ishte shumë më mirë nëse Abazoviç do të largohej nga pozicioni i tij. Këtë deklaratë Abazoviç nuk e mori si ultimatum, madje e mbështeti dhe tha se është i gatshëm të dorëhiqet. Këtë marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe, kryeministri…
Një skuadër e ndërtuar me djem të rinj, premtues për të ardhmen dhe që ja dinë vlerën fanellës që mbajnë veshur. Është kjo filozofia e re e skuadrës së Teutës, ekipit kampion të Shqipërisë dy vite më parë. Atëherë kur dukej se thuajse e pamundur, ata ja dolën të rikthenin një trofe në shtëpi që kishin plot 27 vite që e prisnin. Sot edhe pse jemi në një situatë tjetër, diçka nuk ndryshon asnjëherë, dëshira dhe ambiciet që këta djem kanë për të fituar gjithçka! Emri i tij është një nga më të dashurit për tifozët durrsakë. Edhe pse sot…
Pas debatit të ashpër, e dashura refuzoi të dilte, por i riu i shkoi asaj me kamion. Ngjarja ka ndodhur në Skoci, ku i riu i cili ishte shofer kamioni, pati një debat me të dashurës dhe ju “betua” se do të parkonte kamionin e tij në dhomën e saj të ndenjjes. Pasi ka goditur disa herë murin, duke ecur mbrapsht, ai ka futur mjetin në shtëpinë ku në atë moment ndodheshin dy fëmijë. Shoferi tani ndodhet në burg pasi pranoi se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.
Duam turistë, por mungon kultura, duam pushues, por mungon siguria dhe shteti. Tragjedia që erdhi nga akti i jashtëzakonshëm human dhe vetëflijues i 18-vjeçarit Anri Kashiku, që u hodh në detin e trazuar të Durrësit për të shpëtuar vëllain dhe shokun e tij, të dy 15-vjeçarë, është një dhimbje që vështirë të të lejojë të shkruash, por DUHET. Duhet pasi mes dhimbjes dhe aktit sublim të një të riu që jetën e preu në mes, kërkon atë që shkruajtëm më lart, SIGURI NË PLAZH. Kullat në plazhet e Shqipërisë janë, por rojet si për dreq nuk ka. Rojet me trupa…
Gjatë një aksioni të Policisë këtë të premte, një 51-vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik në Vorë të Tiranës. Shtetasi me iniciale N. M. banues në Kurbin po lëviztë në afërsi të Urës së Gjolës, me lëndët eksplozive në çantën e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Explode” u sekuestruan të gjitha materialet e gjetura. Mbi të rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Beteja e Malit të Çikës me zjarrin, ka arritur në ditën e pestë. Dy avionët e ardhur dje nga Selaniku për të fikur zjarrin nuk arritën të shuanin zjarrin e frikshëm. Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësve lokalë mundën të fiknin vetëm një pjesë të zjarrit, ndërkohë që sërish sot sipas informacioneve do të rikthehen avionët. Zjarri i rënë në “Palikonjë” në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh.
Italia sërish po përballet me një krizë qeveritare. Këtë mund ta konsideroje edhe si një teatër veror, por kësaj here rrezikohet shumë më tepër. Kur kryetari i partisë së drobitur „Pesë Yjet” e shtyn faktikisht drejt dorëheqjes kryeministrin Mario Draghi kemi të bëjmë me më shumë se sa vetëm stabilitetin e vendit. Një krizë serioze në Itali rrezikon Bashkimin Europian, që ndërkohë ndodhet nën presion prej luftës në Ukrainë, mungesave me energjinë dhe inflacionit. Europa nuk mund ta përballojë paqëndrueshmërinë në Romë me pasojat që dihen ndaj euros dhe fundit të një politike të përbashkët ndaj Ukrainës. Shpëtim në minutën…
Pas tensioneve të djeshme, seanca në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kjo për shqyrtimin e propozimit francez për anëtarësimin në BE dhe që zgjidh veton e Bullgarisë, do të vijojë sot rreth mesditës. Sot është shanci i fundit që Shkupi të prodhojë një rezultat që prek edhe Shqipërinë në rrugën drejt Integrimit Europian. Në seancën e djeshme, deputetë të VMRO-DPMNE-së në opozitë penguan fjalimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, duke përdorur vuvuzela. Në të njëjtën kohë, ligjvënësit e partive në pushtet u ngritën në këmbë duke duartrokitur në mbështetje të kreut të qeverisë. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen…
Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka promovuar Gjirokastrën, në urmin ndaj ndjekësve për një ditë të mbarë. Kreu i qeverisë thotë se tashmë qytetit të gurtë i janë shtuar dy muze të rinj, që për të i japin një përmasë të re turistike qytetit. “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje ftuese të dy muzeve të rinj në Gjirokastër, Muzeut Etnografik dhe Muzeut “Ismail Kadare”, që bashkë edhe me “Sokakun e të marrëve” e me shtegun “Edward Lear”, i kanë dhënë një përmasë të re turistike qytetit të gurtë, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama në facebook.