Author: tirana

Komiteti i Disiplinës i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë mblidhet të mërkurën në orën 14:30 për të shqyrtuar ankimet e bëra për avokatët që kanë thyer bojkotin. Në të dy mbledhjet e Dhomës së Avokatisë të datës 29 qershor dhe 8 korrik u përcaktua që thyerja e bojkotit do të konsiderohej shkelje e rëndë dhe se avokatët do të procedoheshin disiplinarisht. Ndonëse nga Dhoma u vendos bojkot total i çështjeve gjyqësore dhe i masave për 10 ditë, në të dy rastet, pati avokatë të cilët morën pjesë në seancat e masave të sigurisë.

Read More

Korriku nisi me një rritje të lartë të rasteve të reja nga Covid-19, ndaj dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thotë se Shqipëria do të duhet të përgatitet për një valë të re të koronavirusit. “Puna jonë duhet të jetë e fokusuar sepse duhet të përgatitemi për të nesërmen. Ashtu sikurse është alertuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vjeshta mund të vijë me një valë të re të covid19 dhe varianteve të reja të Omicron. Ndaj ne duhet të bëhemi gati që t’i përballojmë të gjitha ato emergjenca që mund të vijnë në të ardhmen, duke qenë të përgatitur…

Read More

Emiljano Shullazi i është nënshtruar një operacioni pak ditë me parë në Spitalin e Burgjeve. Burimet thone që Shullazi është operuar në të dy krahët. Ai prej 2 vitesh po mbahet në regjimin 41 biss ose siç njihet ndryshe burgu ‘i egër’. Për pak ditë mbaron afati i qëndrimit ne ketë regjim dhe nuk dihet nëse do të mbyllet edhe për një vit tjetër ne 41 biss. Deri me tani nuk ka vendim për këtë çështjes.

Read More

Me ritme të shpejta po vijojnë punimet për rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër punimet që po kryhen në këtë spital, nga ku bëri me dije se spitali i ri do të jetë gati brenda verës. “Jam e kënaqur që tashmë ashtu sikurse e kemi premtuar, brenda muajit korrik mund të kemi një përfundim të punimeve në këtë spital. Dhe ky është synimi ynë, që fundi i muajit korrik të përfundojë nga pikëpamja e rehabilitimit të infrastrukturës spital i ri i sëmundjeve infektive në Qendren Spitalore Universitare…

Read More

Fundjava që lamë pas ka regjistruar fluks në hyrje-daljet e qytetarëve nëpërmjet portit të Durrësit. Referuar të dhënave zyrtare, në dy ditë u futën në territorin shqiptar 9,147 pasagjerë dhe 3, 270 mjete. Ndërkohë më i ulët është numri i daljeve nga vendi. Autoriteteti portual njofton se janë marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët.

Read More

Don Xhoni është një nga reperët më të dëgjuar dhe të komentuar. Ai ka publikuar projektin e ri “Katile”, ku në klip shfaqet edhe moderatorja e njohur Megi Pojani, e cila luan rolin e të dashurës së reperit, me të cilën martohet në fund. Klipi në fakt del të jetë “Copy-Paste”. Skenat e klipit janë krejt të ngjashme me klipin që ka publikuar artisti armen Oksy Avdalyan me Super Sakon tre javë më parë. Madje dhe detajet janë absolutisht të njëjta, pa asnjë ndryshim. As edhe më të voglin. Madje dhe skena e dasmës ku Megi Pojani rrëzohet është e…

Read More

Detaje të reja janw zbardhur nga ngjarje e rëndë e shënuar ditën e  djeshme në Tiranë, ku humbi jetën një 17-vjeçar. U tha se 17-vjeçari humbi jetën teksa po lahej në rezervuarin e fshatit Vrap, por mediat raportojnë se adoleshenti nuk humbi jetën në rezervuar. Dyshohet se 17-vjeçari është mbytur në një gropë që është hapur për vaditje. Gropa është mbyllur gjatë natës për të mbuluar kështu ngjarjen dhe për të lënë të kuptohet se i riu është mbytur në rezervuar. Adoleshenti u gjet pa jetë nga xhaxhai i tij. “Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është…

Read More

Gjykata e Tiranës vendosi të lejë në burg Julian Subashin dhe Petrit Kodrën, të akuzuar për vjedhje nafte në një ekskavator të parkuar që shërbente për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës. Bazuar në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, më datë 08.07.2022, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Vorë, shtetasi Albert Vladi, përgjegjës i një kantieri pranë një kompanie private, e cila është nënkontraktore për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës. Vladi ka kallëzuar se për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore, janë të angazhuara një numër i madh mjetesh motorike, të…

Read More

Shkolla e re e fshatit Dritas, pjesë e buqetës së 40 shkollave të reja në Tiranë, po ngrihet më e bukur dhe më e fortë, gati të presë nxënësit në shtator. Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi ecurinë e punimeve në këtë shkollë, për të cilën tha se do jetë me kushte edhe më të mira se shkollat në qendër të Tiranës. “Parimi është që edhe nxënësit e Zall-Herrit të kenë një shkollë me të njëjtën cilësi, standard dhe hapësira si çdo shkollë tjetër që po bëjmë në Tiranë. Shumë prej shkollave në ish Bllok nuk kanë as gjysmën e këtij standardi.…

Read More

Një nga emrat e botës së krimit, është ai i Emiljano Shullazi. Prej dy vitesh pjesë e regjimit “41 bis”, mësohet se ai i është nënshtruar një operacioni pak ditë me parë në Spitalin e Burgjeve. Shullazi është operuar në të dy krahët.

Read More

Një shofer është gjobitur me 22 mijë lekë të reja nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi kishte nxjerr fëmijën në “baxhanë” e makinës teksa qarkullonte në rrugët e kryeqytetit. Madje, vetë babai i djalit ishte pa rripë sigurimi dhe patentën nuk e kishte me vete. “Cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj”, njofton Policia Rrugore e Tiranës, duke paralajmëruar dhe shoferët e tjerë.

Read More

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka nisur pushimet. Ajo ka zgjedhur si destinacion Spanjën dhe duket se ka shkuar bashkë me partnerin e saj, Krenar Çocaj. Gjatë kësaj kohe, Luana është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht foto dhe video. Moderatorja shfaqet me linja perfekte dhe shumë ‘hot’. Nga këto pushime po qarkullon një foto e bukuroshes me Krenarin. Ata shfaqen përpara pasqyrës në një restorant në Marbella të Spanjës. Çifti duken shumë bukur pranë njëri-tjetrit dhe kjo foto si e para e realizuara prej tyre po bën xhiron e rrjetit. Sa i përket karrierës, Luana pak ditë…

Read More