Author: tirana

Italiani që sajoi vdekjen e tij në Gjergjajn të Pukës, do merret i pandehur nga prokuroria e këtij qyteti. Tashmë hetuesit e dosjes penale, që tronditi opinionin publik në Shqipëri dhe Itali, kanë administruar në çështjen hetimore edhe letërporosinë e ardhur nga Italia. Pikërisht në këtë letërporosi, i jepet përgjigje pyetjeve të bëra nga prokurorët Shqiptarë. “Ora” shkruan se mes materialeve të mbërritura nga Italia është dhe dëshmia e italianit, Davide Peçorellit, i cili tregon në disa momente dhe personat që kishte bashkëpunuar në Shqipëri, me qëllim krijimin e kushteve të një ngjarje kriminale, ku të sajohej vdekje ma zjarr…

Read More

Shqipëria ka ‘përqafuar’ legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, por ka edhe qytetar të keqinformuar që ende pa u miratuar ligji, e kanë mbjellë këtë bimë individualisht. Kjo është historia e një pensionisti të dënuar për kultivim kanabisi, i cili shpresonte të shëronte këmbët me bimën narkotike. Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Por mesa duket ky diskutim prej më shumë se 2 vitesh, ka stimuluar qytetarët të ndërmarrin iniciativa personale, për të cilat po dënohen penalisht, raporton gazetari Eni Ferhati. “Nuk e dija, që kjo bimë quhej canabis sativa. Unë e…

Read More

Një punonjës i pastrimit te plehrave ka ndërruar jetë tragjikisht, ndërsa ishte duke hequr plehrat brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë ndërsa Shaban Teni 64 vjeç ka përfunduar brenda makinerisë së plehrave i copëtuar. Burime nga familja thanë se Teni, prind i katër fëmijëve punonte shofer me makinën e pastrimit në Sukth Manëz. Gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muxhahedinëve, i është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave. Ai ka shkuar ta vajisë dhe gjatë punës dikush ka lëvizur levën çka ka bërë qe 64-vjeçari të tërhiqet nga makineria. Ndërkohë ende nuk ka…

Read More

DashiDo jeni me xheloze se kurrë me pare sot ju te dashuruarit dhe kjo do e acaroje here pas here personin qe keni ne krah. Mundohuni te ndryshoni sepse keni për ta humbur shpejt atë qe keni ne krah. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ju thotë zemra nëse duan qe gjerat t’ju ecin më së miri. financat do jenë të këqija dhe nuk do arrini të kryeni dot as shpenzimet më të domosdoshme DemiDo jeni ne humor shume te mire sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ja falni partnerit disa gabime qe ka bere. Mbrëmja…

Read More

Për shumë vite njerëzit e kanë përdorur kurën natyrale me vaj ulliri dhe limon në të mirë të shëndetit dhe trupit. Kjo kurë që konsumohet esëll në mëngjes është një alternativë shumë e mirë për të pasur një shëndet optimal. Mjafton të shtrydhni një limon dhe ta përzieni me një lugë gjelle me vaj ulliri e ta pini rregullisht. Detoksikimi i trupit Përzierja mes vajit të ullirit dhe limonit është ideale për të pastruar të gjithë trupin. Ky lëng duhet konsumuar përpara ngrënies mëngjesit që të funksionojë në mënyrë perfekte. Mbrojtje për zemrën Vaji i ullirit është i pasur me…

Read More

Pamjet e mësipërme i përkasin një dasme shqiptare, e bërë këtë fundjavë. Këngëtarët Bes Kallaku dhe Mateus Frroku kanë qenë të ftuar për t’i zbukuruar ditën e tyre më të rëndësishme çiftit të ri, e për këtë duket se janë shpërblyer mirë. Dollarët “derdhen lumë” mbi kokat e tyre, sa nga dasmorët që kërcejnë rreth çiftit e sa nga miqtë e familjarët që ndodhen në katin e dytë. Pamjet janë publikuar nga vetë këngëtari Mateus Frroku, i cili me humor merr një fshesë gjatë dasmës dhe mbledh paratë e hedhura.

Read More

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla mori pjesë në Simpoziumi Ndërkombëtar Symi që po zhvillohet në Athinë. Në fjalën e tij, Balla tha se mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE. “Ndërsa nuk e kuptoj pse edhe Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE”,-shkruan Balla në facebook. Postimi i plotë Simpoziumi Ndërkombëtar Symi. Mora pjesë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrahinë-Një strategji për…

Read More

Regjistrimi i aksidente të shumta rrugore nuk i ka ndërgjegjësuar shoferët që të lëvizin me makinë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Një prej tyre është edhe një qytetar me incialet B.K., i cili ecën me makinë ‘sikur është Zot’ i rrugës e duke mos respektuar jo vetëm rregullat e qarkullimit rrugor, por as normat etike. Duhet thënë në fakt, se gjobitja e shoferëve që hedhin sende nga makina e tyre ka qenë e shkruar në Kodin Rrugor, por deri më tani nuk ishte raportuar asnjë rast nga zbatimi i saj në terren.  Në total për këto shkelje, B.K, ësht…

Read More

“Divorci i çifteve tek noteri do ishte një risi për vendin tonë, por jo për vendet e BE-së”,-thotë noterja Elona Saliaj. Sipas saj, divorci tek noteri duhet të bëhet vetëm në rastet kur ka dakordësi mes çiftit, pasi kur ka konflikte, apo nuk janë dakord për kujdestarinë e fëmijës duhet t’i drejtohen gjykatës. Saliaj publikoi propozimin e saj ku thotë se për këtë nismë është nxitur nga ristrukturimet e sistemit të drejtësisë që po bëhen së fundmi në vendin tonë, me një hartë të re gjyqësore. Keni propozuar divorc te noteri, çfarë ndryshon nga divorci në gjykatë? Saliaj: Ajo ç’ka…

Read More

Një 50-vjeçar me iniciale I.K. është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për dy vepra penale. Sipas bluve, ai ka rrahur fillimisht djalin e tij dhe më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë së tyre. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 50 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Shtetasi I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës së tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Pedagogia Mirela Karabina, thotë se vendi vijon të ketë një opozitë të dobët për të qenë alternativë përballë kësaj qeverie që drejton përmes krimit dhe vjedhjes. Po ashtu ish-ministrja e Arsimit gjatë qeverisë teknike, shton edhe se Edi Paloka është një person që nuk ka besueshmëri politike dhe se tani në PD duhet të dalin njerëz me integritet. “Prej 10 muajsh PD është në një krizë, është krizë e shoqërisë shqiptare. PD është forcë e madhe ku qytetarët që janë votues, por edhe ata gri kërkojnë një shpresë pasi e vuajnë keqeverisjen në shtëpinë e tyre sidomos në këto momente.…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka investiguar ecurinë e tregut të importit të naftës në vend në 10 vitet e fundit, ku ka rezultuar se megjithëse numri i makinave në përdorim është gati dyfishuar, sasia e karburantit të importuar është ulur. Ai ka publikuar sot në facebook, përgjigjet që i kanë ardhur nga Drejtoria e Transportit Rrugor dhe AKB-ja dhe del në përfundimin se në këtë sektor kemi të bëjmë me një megaskandal të madh. “Vendosa të bëj një investigim të thjeshtë më sektorin e karburanteve: si Deputet i Shqipërisë i kërkova informacion Drejtorisë së Transportit Rrugor të më…

Read More