“Shqipëria mund t’i bashkohet listës së vendeve evropiane që legalizuan kultivimin e kanabisit mjekësor dhe industrial”! Kështu shkruan revista e njohur amerikane “Forbes”, në një shkrim të gjatë, ku analizon projektligjin e qeverisë shqiptare për të legalizuar kanabisin. Në shkrim, thuhet se kultivimi dhe prodhimi i kanabisit do të kenë vetëm qëllim eksporti dhe nuk lejon që shqiptarët të përfitojnë nga përdorimi i kanabisit mjekësor për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Projektligji parashikon prodhimin e kanabisit mjekësor dhe atij industrial deri në 150 hektarë tokë, duke filluar nga viti 2023. Shkrimi i plotë i revistës “Forbes”: Shqipëria pritet t’i bashkohet…
Author: tirana
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç shpjegoi se deklarata e tij në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë nuk u kuptua saktë, ndaj iu kërkoi falje familjarëve të viktimave. “U kërkoj falje nënave të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo vepër varet nga qëllimi i saj. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi i kryer kundër boshnjakëve në Srebrenicë të mos përsëritet ndaj askujt.’ Kërkim-falja vjen vjen pasi familjarët e viktimave të gjenocidit, shoqatat dhe përfaqësuesit e partive politike në Mal të Zi, thanë se Abazoviç relativizoi gjenocidin në Srebrenicë. Për pasojë, ata i kërkuan Kryeministrit…
I gjendur në Athinë ku dega e PS në Greqi zhvilloi Asamblenë e zgjeruar dhe dëgjesën me kandidatët për kryetarin e ri të kësaj dege, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, u bëri thirrje emigrantëve të regjistrohen për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në vendin tonë.Gjiknuri theksoi vullnetin e Partisë Socialiste për implementimin e ligjit për të drejtën e votimit për emigrantët. Ai tha se Partia Socialiste dëshiron që emigrantët të votojnë dhe të bëhen pjesë e procesit.“Ne si Parti Socialiste po i kushtojmë një vëmendje shumë të madhe votës së diasporës. Të gjitha çështjet sesi do ta…
Analisti Fatos Lubonja bën thirrje që të reagohet fort ndaj largimit të shqiptarëve. Sipas tij, ky fenomen është një çështje shumë e rëndësishme, të cilës i duhet dhënë vëmendje. “Gjëja më në favor të statusquo-në së politikave që po ndjek mazhoranca. Detyrimi i tyre me hir ose pahir për të lënë vendin, dhe zëvendësimi i tyre me bangladeshas, është tamam ajo që atyre u duhet. Një problem shumë i madh, ndaj dhe ai shkatërron identitetet kulturore, shkatërron identitetin, se për çfarë i duhet?! Ky është fenomeni ndaj të cilit duhet reaguar fort. Shqipëria në rrezik është edhe për këto gjëra…
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka blerë 20,6 milionë euro energji elektrike vetëm për një javë. Sipas tenderit të hapur për periudhën 11-17 korrik, KESH ka blerë 47,376 MWH energji elektrike me një çmim mesatar prej 434,88 euro, duke kapur shifra rekord të kohëve të fundit. Sipas KESH, energjia me çmimin më të lartë në oraret e pikut ka arritur të sigurohet me një vlerë prej 443,79 euro për MWH. Temperaturat e larta, mbi mesataren e periudhës gjatë javëve të fundit, kanë shtuar ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në vend. Ky konsum ka detyruar KESH të importojë energji për të plotësuar…
Kjo verë nuk do të jetë dhe aq e mirë sa i përket jetës sentimentale për shenjat e mëposhtme. Disa kanë për të gjetur diçka të mirë, ndërsa të tjerë do ta gjejnë veten sërish beqar. Shenjat e horoskopit që do të ndahen këtë verë: Demi Sigurisht që keni shumë fronte të hapura këtë verë. Marrëdhënia juaj duket se është nën presionin e psikologjisë tuaj të keqe. Me Marsin që sapo ka hyrë në shenjën tuaj, tensioni që ndjeni do të bëhet më intensiv. Në një moment situata duket se bëhet e padurueshme, ndaj mund të merrni vendimin e madh…
Dy shqiptarë, 26 dhe 34 vjeç, të dyshuar si autorë të vjedhjeve në disa shtëpi, kanë plagosur katër karabinierë në Montemurlo, Itali, në tentativë për t’iu shpëtuar prangave. Të rinjtë, të dy pa leje qëndrimi dhe të papunë, u arrestuan me akuzën e vjedhjes në një shtëpi dhe tentativës për vjedhje në një shtëpi tjetër, ndërkohë që ishin vëzhguar për një kohë të gjatë nga karabinierët. Karabinierët prej disa kohësh po vëzhgonin një makinë të dyshimtë, një Toyota Yaris, e parë rreth zonës së Ostes. Nga targa u zbulua se pronari ishte një moldav me 124 makina në pronësi, sinjal…
Pjepri është i pasur me hekur, kalcium, fosfor dhe me vitamina A dhe C, të domosdoshme për organizmin. Ky frut ul stresin, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit. Pjepri është i pasur edhe me vitaminën B, e duhura për të shuar urinë nervore dhe për të përmirësuar humorin në përgjithësi. Vitamina B mund të përmirësojë edhe shikimin dhe ndihmon në riforcimin e kockave dhe të dhëmbëve. Pjepri është freskues dhe diuretik: Pjepri është një nga ushqimet më të preferuara në verë: ai është shumë freskues dhe ka vlera diuretike, pastruese dhe laksative. Pikërisht për këtë vlerat e tij duhen…
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar viktimat e masakrës së Srebrenicës 27 vite më parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se fryma e urrejtjes duhet të marrë një dënim dhe nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona. “Me pikëllim të thellë nderojmë sot kujtimin e viktimave të pafajshme të Srebrenicës, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ndodhi 27 vite më parë, në zemër të Europës. Dënimi i çdo përpjekjeje për mohimin e këtij gjenocidi, përgjegjësve dhe frymëzuesve të kësaj masakre është e vetmja rrugë që garanton forcimin e bashkëpunimit rajonal, bashkëjetesës…
Shefi i zjarrfikëses në Mallakastër, Reonardo Zotaj ka treguar detaje nga tragjedia në Lofked të Mallakastrës, ku dy persona mbetën të bllokuar brenda një pusi dhe fatkeqësisht njëri prej tyre humbi jetën. I ftuar në studion e “Shqipëria Live”, Zotaj rrëfeu se operacioni i shpëtimit ishte shumë i vështirë për shkak të thellësisë së pusit, dhe se gjatë tentativës për nxjerrjen e dy shokëve të asfiksuar rrezikuan edhe jetët e tyre. Ai tregoi se shkaku kryesor i asfiksisë që i mori jetën 38-vjeçarit Besnik Veliaj, ishte përdorimi i pompës me benzinë. Nëse do ishte përdorur pompë elektrike, sipas tij, nuk do të…
Një ditë më parë bëri bujë në rrjet një koment që bëri politikani i njohur nga Kosova, Gani Geci për Don Xhonin. Reperi publikoi një fotografi me politikanin, ndërsa ky i fundit shkroi: “Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon, i vetmi deri tani që e mposhti Rusinë”. Geci i referohej lidhjes së reperit me modelen ruse, Ariana Lirey, me të cilin i dha fund pak muaj më parë. Megjithatë, duket se modelja ndjek me interes zhvillimet rreth ish të dashurit të saj, pasi ka bërë një reagim lidhur me këtë koment të politikanit.
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë. Siç shihet edhe në foton e siguruar nga vendi i ngjarjes, një mjeti ka mbetur i bllokuar mes dy kamionëve. Shkaku i aksidentit ka qenë manovrimi i gabuar i drejtuesit të makinës. Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi i policisë ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti.