Reperi shumë i dashur dhe i kërkuar nga publiku, Cpaital T, ka bërë të ditur se krahas angazhimeve të tij në muzikë, po e zgjeron së fundmi aktivitetin edhe në biznes. Kjo pasi ai ka menduar të hap një shkollë profesionale të arteve të përziera marciale, siç e quan ai të parën në Kosovë. “Një prej ëndrrave të mia po realizohet, duke filluar nga shtatori 2022, shkolla e parë e specializuar në arte të përziera marciale në trojet shqiptare”, shkruan Capital T në Instagram. Nga një djalosh obez në adoleshencën dhe rininë e tij, ai arriti të kthehet në një…
Author: tirana
Për herë të parë, bota po sheh fotografinë me ngjyra të plota nga teleskopi i ri hapësinor James Webb. Imazhi thuhet se është pamja më e thellë dhe më e detajuar me rreze infra të kuqe e Universit deri më sot, që përmban dritën nga galaktikat që u deshën shumë miliarda vjet për të arritur tek ne. Presidentit amerikan Joe Biden, tha se bota kupton me këtë që Amerika bën vetëm gjëra të mëdha. “Këto imazhe do t’i kujtojnë botës se Amerika mund të bëjë gjëra të mëdha dhe do t’i kujtojnë popullit amerikan, veçanërisht fëmijëve tanë se nuk ka…
Kryeministri i ri i Britanisë do të shpallet më 5 shtator, me votat e para për të filluar eliminimin e kandidatëve në një garë të mbushur me njerëz dhe gjithnjë e më të paparashikueshme dhe përçarëse për të zëvendësuar Boris Johnson që vijnë këtë javë. Deri më tani, 11 kandidatë kanë hedhur kapelën e tyre në ring për të pasuar Johnson si lider i Partisë Konservatore në pushtet dhe kryeministër pasi ai dha dorëheqjen pas një rebelimi dramatik nga ligjvënësit dhe ministrat e tij pas një sërë skandalesh. Komiteti i 1922 i anëtarëve konservatorë të parlamentit, i cili organizon garën…
Urimin për ndjekësit në facebook që të kenë një ditë të mbarë, këtë të martë kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar me pamjet e garës së “Rally Albania”, ku bën me dije se 330 garues nga 26 shtete përshkuan mbi 1900 kilometra në 4 qytete të vendit. “MIRËMËNGJES dhe me këta 330 garues nga 26 shtete, të cilët përshkuan mbi 1900 kilometra në vijën spektakolare DURRËS-DRAGOBI-POGRADEC-BERAT-TIRANË, duke i dhënë jetë aventurës me numrin më të madh të pjesëmarrësve në historinë e “Rally Albania”, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
Dashi Një ditë për t’u mbajtur mend kjo e martë, pak kontrast pasdite. Në punë, kujdes nga zilia e kolegëve. Mund të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka që të dëmtojnë. Demi Keni nevojë për pushime, kjo është e qartë, planifikojini ato me partnerin/en tuaj. Kjo të martë është e vështirë në punë, por nuk duhet të dorëzoheni. Binjakët Një pikë kthese në dashuri mund të vijë në javët në vijim, kur Hëna më në fund do të bëjë kalimin e saj. Puna po shkon mirë, vazhdoni kështu. Gaforrja Dashuria po fle në këto javë, ju jeni ende në kërkim.…
Kjo e martë mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në pjesën e parë të ditës, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët. Ndërsa pjesa e dytë e ditës i thekson gradualisht vranësirat në vend duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në skajin verior ku dhe vranësirat do të jenë më të fokusuara. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C. Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi 30 km/h…
Blendi Fevziu ka folur për luksin e shfrenuar të politikanëve shqiptarë, të cilin nuk kanë frikë ta tregojnë për publikun, me anë të veshjeve dhe automjeteve me vlera marramendëse. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu rrëfeu një takim me një politikan të lartë, që ishte veshur me rroba shumë të shtrenjta, të cilat në total kapnin vlerën e 40 mijë euro. Gazetari deklaroi se shpesh ndihet “varfanjak” para politikanëve, edhe pse ka pagë të lartë. Pjesë nga biseda: Ylli Rakipi: Nuk të duket që politikanët shqiptarë janë bërë njerëzit më të pasur të vendit? Blendi Fevziu: Më bën përshtypje,…
Dy sezone. Kaq ka zgjatur përvoja e Arturo Vidal te Interi. Zikaltërit kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin, duke zgjidhur përfundimisht me konsensus kontratën. “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për ndërprerjen konsensuale të kontratës së mesfushorit kilian Arturo Vidal. Klubi dëshiron të falënderojë Arturo për dy vitet e tij në Nerazzurri, duke kulmuar me fitimin e tre trofeve” – Shkruan klubi.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open” deklaroi se ka një “betejë jetë a vdekje’ për t’i bërë qytetarët shqiptarë që të votojnë të lirë. Pjesë nga biseda në studio: Sali Berisha: Edi Rama e shkeli marrëveshjen, nuk pyeti, nuk pyet Rama, nuk njeh asnjë standard Arion Sulo: Ju duhet ta keni konkurrent jo armik Sali Berisha: Është armik i votës… kam një betejë për jetë e vdekje t’i bëj qytetarët të votojnë të lirë Arion Sulo: Me ramën s’ka zgjedhje të lira Sali Berisha: Jo s’ka, atëherë Rama do ikë Eni Vasili: Si?…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi hapur kryeministrin Edi Rama, lidhur me vjedhjen e votave. Nga studio e emisionit “Open”, Berisha iu drejtua drejtpërdrejt Ramës, duke thënë “le të provojë ta prekë votën, ndërsa tha se në mënyrë kategorike nuk i njeh zgjedhjet, pasi sipas tij, kryeministri ka përdorur gjithë shtetin. “Me bindjen më të thellë, Ramën e kam armik, për dy arsye, por njëra është më kryesorja, vota. Ky njeri ka ardhur në pushtet pa i vënë kush asnjë stërkëmb. Ka fituar një palë zgjedhje, që të vëzhguara, është thënë se kryeministri ka zbatuar vendimin e tij. Ka…
Në kryeqytet nuk është asesi e vështirë të gjesh doza droge. Nëse kërkon hashash, atë e siguron për pesë mijë lekë, duke nisur nga hyrja në kryeqytet në zonën e Kombinatit, në atë që quhet si Qyteti i Nxënësve, për të vazhduar më tej në një zonë krejtësisht informale dhe që pak nga pak po kthehet në geto, ajo e Astirit. Harta e trëgtimit në sasira të vogla të hashashit që shitet në rrugë, por edhe të kokainës, e cila ofrohet në lokale, është krejt e padukshme për policinë. Një tjetër zonë problematike dhe shqetësuese, është zona e Laprakës, e kthyer…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë. Burime zyrtare bëjnë me dije se një 37-vjeçar ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e qytetit. Viktima është shtetasi O. Xh., banues në fshatin Podgorie të Maliqit. Sipas bluve të qytetit juglindor, nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.