Author: tirana

Partia Demokratike ka akuzuar Korporatën Elektro- Energjetike Shqiptare se ka shpenzuar 15 milionë Euro më shumë sesa vlera reale e blerjes së energjisë në bursë për një periudhë 6-ditore. “Korporata Elektro-Energjetike shqiptare, e kthyer në ‘KESH-in e partisë’, ka shpenzuar të shtunën 20 milionë Euro për blerje energjie. KESH ka shpenzuar 473.76 Euro/MWH. Çmimi në bursë ka qenë 110 Euro për MWH. Bëhet fjalë për vetëm një javë, periudhën 11-17 Korrik. Janë shpenzuar 15 milionë Euro më shumë se vlera reale e blerjes”, thonë nga PD. Duke e cilësuar një skandal me paratë e shqiptarëve, demokratët i kërkojnë SPAK-ut të…

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se Shtetet e Bashkuara janë “janë pushtuar nga armët luftarake” dhe theksoi se është i vendosur të ndalojë disa lloje të armëve të zjarrit që përdoren shpesh në të shtënat masive që kanë shkaktuar katër ose më shumë viktima. “Unë jam i vendosur t’i ndaloj përsëri këto armë,” tha Biden në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë. “Unë nuk do të ndalem derisa ta bëjmë këtë”, tha Biden. Më 25 qershor presidenti amerikan shndërroi në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe federale në tri dekadat e fundit, disa…

Read More

Një 30-vjeçar shqiptar nga Dibra, i identifikuar si Iljon Bushi, ka ndërruar jetë në Gjermani, pasi ka rënë nga skela ku po punonte. Lajmi është bërë me dije nga të afërmit e të ndjerit. Ijoni kishte shkuar në Gjermani për të ndihmuar financiarisht familjen e tij, por aksidenti në punë i mori jetën. Miqtë e tij kanë bërë të mundur që trupi i 30-vjeçarit të prehet në Shqipëri, duke mbledhur edhe disa para, shumë të cilën ua kanë dërguar familjarëve të të riut.

Read More

Popullsia e vendeve të Bashkimit Europian është duke regjistruar rënie të frikshme vit pas viti. Ulja e numrit të lindjeve dhe shtimi i vdekjeve kanë vijuar pothuajse në të njëjtin trend në 27 vendet anëtare të bllokut prej disa vitesh. Kështu pra, pas rënies së parë në vitin 2020, numri i popullsisë së BE vazhdoi të ulet edhe në vitin 2021, duke kaluar, sipas të dhënave të Eurostat, nga 447 milionë në 1 janar 2021 në 446.8 milionë më 1 janar 2022. Sipas të dhënave të zyrës evropiane të statistikave, rënia më e keqe me minus 253,000 banorë u regjistrua në…

Read More

Dy muaj përpara se të ndërronte jetë, kryefamiljari nga Tirana me inicialet H.K, kërkoi një noter për t’ia lënë banesën gruas dhe një personi që gjatë dy viteve të fundit u kujdes për të dhe bashkëshorten e tij. Gjashtë ditë pasi i moshuari ndërroi jetë, sipas dosjes që Top Channel disponon, i biri i vetëm i çiftit, kur kërkoi çeljen e trashëgimisë së firmosur në datë 21 tetor 2009, datë kur e ëma dhe i ati kishin firmosur tek noteri lënien e shtëpisë atij, u përball me një befasi, pasi i ati kishte firmosur një tjetër testament, ku e përjashtonte…

Read More

Një banesë është përfshirë nga flakët në Llakatund të Vlorë pasditen e kësaj të hëne. Shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit. Policia njofton se nga zjarri i rënë në banesën e shtetasit K. T. janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Mediat greke kanë zbardhur mesazhet mes dy shqiptarëve, anëtarë të një bande të trafikimit të lëndëve narkotike, Andon Tefi dhe Armando Lamaj, para se ata të vriteshin në një masakër të përgjakshme në Athinë më 2 qershor. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë gjithashtu edhe një tjetër shqiptar, ndërsa u plagosën 2 efektivë policie. Tefi dhe Lamaj kishin lënë takim mbrëmjen e 2 qershorit për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin lindur pas arrestimit të tyre majin e kaluar, pasi u kapën me një sasi kokainë. “Po të kërkoj, ku je?”, ka qenë sipas informacioneve mesazhi i parë që Tefi…

Read More

Kampionati ukrainas i futbollit do të nisë më 23 gusht. Kështu ka bërë të ditur ministri i Rinisë dhe Sportit, Vadym Gutzait. “Ndeshjet do të zhvillohen në territorin kombëtar, pa tifozë, me lejen e administratave ushtarake vendore dhe me respektimin e detyrueshëm të të gjitha rregullave të sigurisë.” Rajonet e identifikuara për të luajtur këto ndeshje janë Lviv, Kiev, Transcarpathia dhe Ternopil. Ministri i Sportit shtoi se në rast të një alarmi sulmi ajror, ndeshjet do të pezullohen dhe lojtarët, trajnerët dhe stafi do të duhet të shkojnë me shpejtësi në strehimore.

Read More

Gjuha ka aftësinë të na përcjellë disa të dhëna shumë të rëndësishme për të kuptuar gjendjen e organeve dhe funksionet e tyre. Meqenëse gjuha është një organ i brendshëm që mund ta shohim edhe nga jashtë, është më e lehtë të zbulojmë se çfarë ndodh brenda trupit. Gjuha konsiderohet si “zëdhënësja” e zemrës, përderisa na lejon të shprehim ndjenjat, mendimet dhe vullnetin, të mësojmë dhe të vendosim raporte ndërpersonale. 1.Nëse gjuha juaj është e çarë Plasaritjet në gjuhë mund të krijohen me moshën. Një gjendje e tillë mund të jetë gjenetike, por nëse ju vëreni ënjtje apofryrje të buzëve apo fytyrës…

Read More

Një familje shqiptare e përbërë nga pesë anëtarë është përfshirë në një aksident automobilistik në Lacedonia, pranë Pulias në Itali. Burrë e grua, dhe tre fëmijët e tyre ishin nisur nga Roma, në drejtim të Barit dhe më pas drejt Shqipërisë. Sipas mediave italiane, makina me të cilën udhëtonte familja shqiptare është përplasur në autostradën A16 Napoli – Canosa. Ata u transportuan me helikopter drejt spitalit të Foggia-s, pas lëndimeve fizike nga përplasja e fortë.

Read More

Rusia po e furnizon me gjithnjë e më pak gaz Gjermaninë. Tani gazsjellësi Nord Stream 1 është mbyllur për shkak të punimeve, dhe askush nuk e di, nëse më pas do të vazhdojë të rrjedhë gaz drejt Gjermanisë. Në ditët në vijim tek shumë gjermanë do të mbërrijnë letra me lajme jo të mira. Për shkak të rritjes dramatike të çmimeve, do të rritet kuota e përcaktuar mujore për gazin. Më shumë se 100% do të jetë kjo rritje për të 31.000 apartamentet që ngrohen me gaz apo vaj, nga Shoqëria për Ndërtimin e Apartamenteve në Berlin. Por nuk dihet,…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të dhënë me koncesion Amfiteatrin e Durrësit. Përmes një postimi në Facebook, Duma akuzon qeverinë se pasi masakroi çdo vlerë të Durrësit antik duke e groposur nën beton, tashmë po ndërmerr aktin e fundit të barbarizmit kundër qytetit bregdetar. Postimi: MASAKËR HISTORIKE MBI MIJËRA VITE QYTETËRIM QË I SHPËTUAN MËSYMJEVE DHE LUFTRAVE QË TË SHQYHEN SOT NGA BARBARIZMI QEVERISËS. I paska ardhur radha konçensionimit të Amfiteatrit të Durrësit!!! E masakruan çdo vlerë të Durrësit antik që në fund ta konçensionojnë dhe Amfiteatrin. Legjitimuan konçensionimin me dështimin?!! Praktikisht…

Read More