Author: tirana

Mjeku Tritan Kalo thotë se mushkonjat të cilat tashmë janë të mirëinstaluara në hapësirat tona, përpos irritimeve lokale të cilat edhe mundet të mbi-infektohen e të qelbëzohen, dhe se përhapin infeksione të sistemit nervor qendror, apo ethen, malarien. Po ashtu mjeku i njohur bën një paralelizëm me fqinjët tanë të cilët e kanë këtë shqetësim gjatë këtij sezoni, ndërsa ka publikuar edhe disa nga pasojat që kanë lënë mushkonjat tek pacientet që janë paraqitur në QSUT për mjekim. “Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, Italianët, ne nuk jemi të përjashtuar…

Read More

Në datën 8 mars, çmimi i naftës kërceu në 260 lekë për litër në tregun vendas, duke arritur një rekord historik maksimal, me rritje 35% nga fundi i shkurtit kur karburanti kushtonte 192 lekë. Shtrenjtimi erdhi pasi treguesi Platts në bursa, që shërben si referencë për blerjet e importuesve shqiptarë, arriti në 1418 dollarë për ton, si rrjedhojë e problemeve me furnizimin global që shkaktoi sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, nga rreth 850 dollarë që ishte në fund të muajit shkurt. Pas protestave për rritjen e fortë të çmimeve, që janë më të lartat në rajon (edhe për shkak të…

Read More

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është në rrezik, edhe pse ai nuk e konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit. Në lidhje me mundësinë e humbjes së shumicës së qeverisë që drejton, Abazoviç tha se ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve për ta formuar. “Kemi kërkuar mbështetjen e 81 deputetëve, nëse ka shumicë mirë, nëse jo, të gjitha opsionet janë në tavolinë, kjo është e pranueshme për mua”. Nuk bëj bujë, nuk e përmend termin tradhti. Ne kemi pikëpamjet tona politike, pohoj…

Read More

Protesta nga avokatët kundër hartës së re gjyqësore, do të mbahet këtë javë. Dhoma Kombëtare e Avokatisë, thotë se më 14 korrik në orën 11:00, avokatët e mbarë Shqipërisë, do të protestojë para godinës së Këshillit të Lartë Gjyqësor. Këtë të martë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se nuk do të ketë kthim për hartën e re gjyqësore, pasi do ti kalojë qeverisë “Rama 3” për miratim. Manja po ashtu u shpreh se të gjithë diskutimet mbi hartën janë lënë në një ditë të caktuar dhe se përgjgijet do të jepen nesër në Komisionin e Ligjeve. “Të gjitha diskutimet…

Read More

Mëngjesin e sotëm policia Kufitare e Morinës ka goditur një rast të tentativës për të korruptuar punonjësit e policisë. “Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, përmes kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, motorin me drejtues shtetasin B. Th., 21 vjeç, banues në Prizren, Kosovë. Në vijim të kontrollit i është kërkuar 21-vjeçarit që të paraqesë dokumentet përkatëse të motomjetit. I riu për të shmangur verifikimin e dokumenteve, ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë, duke u dorëzuar një dokument mjeti, së bashku me një kartëmonedhë me prerje 50 euro.…

Read More

Nga Artan Fuga Një zonjë deputete, ekonomiste, për të cilën si person individual kam respekt, pavarësisht zgjedhjeve, shkruan se shumica e të vetëpunësuarve janë në sektorin e bujqësisë. Dhe më tej vazhdon analizat e saj! Me respekt, i them se qysh në konstatim është gabim. Qysh në koncept është gabim! Pasojat e kësaj pastaj janë të mëdha. Të jesh i vetëpunësuar do të thotë të paguhesh me rrogë, me pagë, nga vetvetja. Kush paguhet me rrogë sot në sektorin e bujqësisë familjare? Se vetëpunësim do të thotë që dikush punëson veten, pra, ka kontratë pune me veten. Të quhesh i…

Read More

Skandali me evazionin fiskal vijon, ku sipas një kronike televizive del që Gjyste Sermi kishte ndërruar jetë, por firma e saj del të paktën në 5 dokumente për të plotësuar pranë drejtorisë së Tatimeve dokumentacionin e evazionit të kompanisë Elvi 03. Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili shprehet se krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Teksa thotë se koha nuk pret më, nënvizon se duhet luftë e hapur kundër korrupsionit. “Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht…

Read More

Aktorja Cameron Diaz, thotë se ka punuar në Paris si korriere droge, pak kohë para se të niste karrierën në Hollywood. “Nuk punova asnjë ditë në Paris. Isha atje për një vit të tërë, dhe nuk punova asnjë ditë të vetme. Nuk munda dot të gjej një punë për të mbajtur frymën gjallë. Arrita vetëm të angazhohem në diçka, për të cilën nuk m’u lejua të bëj shumë pyetje”, shprehet ajo. Aktorja e njohur ka rrëfyer se në atë kohë po përpiqej të çante tregun si modele, por fati nuk po i ecte. Në një podcast për jetën e saj,…

Read More

Kryeministri Edi Rama, të mërkurën e 13 korrikut do të jetë në Bruksel, ku do të takohet me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg për të diskutuar propozimin e ndërtimit të një baze të NATO-s në Durrës. Lajmi po komentohet edhe në mediat britantike, ku tabloidi “Ekspres”, thekson se “Shqipëria po i dërgon një sinjal paralajmërues presidentit rus, Vladimir Putin, përpara një takimi të NATO-s për bazën e re detare në vend”. Porti do të jetë i vendosur në Porto Romano, Durrës, 40 minuta nga kryeqyteti dhe do të përfshijë një seksion tregtar dhe një bazë detare ushtarake. Financimi do të…

Read More

Mëngjesin e sotëm, një 28-vjeçar është gjendur i pajetë nga familjarët e tij në vendin e quajtur “Ujëmbledhësi i centralit të vjetër” në fshatin Çidhën të Dibrës. Viktima banues në fshatin Çidhën vuan nga problemet e shëndetit mendor, ndërsa në deklaratat e familjarëve dyshohet se ai është mbytur në ujëmbledhësin e centralit. Njoftimi i Policisë Informacion paraprak/Më datë 12.07.2022, rreth orës 06:45, në vendin e quajtur ‘Ujëmbledhësi i centralit të vjetër’, në fshatin Çidhën, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. T., 28 vjeç, banues në fshatin Çidhën, Dibër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga…

Read More

Policia e Shtetit bën me dije, se një 24 vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka plagosur rëndë me dashje një person në Dibër. Autori me iniciale D. K., banues në fshatin Zagrad të Dibrës ka goditur me sende të forta për motive të dobëta, shtetasin A. S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën. Mbi të rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”, ndërsa materialet kaluan në Prokurori. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”,…

Read More

Këtë mbrëmje ekipi i Tiranës do të luajë me objektivin e vetëm për të fituar. Pas humbjes minimale në takimin e parë, bardheblutë presin Dudelanzh në Tiranë në një ndeshje që nuk duket aspak e lehtë. Trajneri Orges Shehi në konferncën për shtyp në prag të sfidë, tha se beson tek përmbysja e madhe. “E kam thënë edhe pas ndeshjes që tani duke parë kundërshtarin nga afër kemi besim edhe tek forcat tona, tek performanca e grupit dhe sigurisht në ndeshjen e parë performanca e njërit nuk është 100%. Por ka shumë faktorë që nuk duam të analizojmë, duke pasur…

Read More