Në një deklaratë për median, Presidenti Ilir Meta reagoi sërish pasi sot Komisioni i Ekonomisë i rrëzoi dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ai u bëri thirrje deputetëve të PS-së që të refrektojnë që në seancën e radhës në Kuvend të mos e votojnë marrëveshjen. “Zhvillim i freskët nga Kuvendi, ku komisioni parlamentar ka rrëzuar dekretin e presidentit për çështjen e Butrintit, çështja kaq e madhe që ka të bëjë me trashëgiminë tonë kulturore dhe identitetin kombëtar. Na risolli edhe njëherë një sjellje arrogante në raport me konsultimin, dëgjesën ndaj ekspertëve të…
Author: tirana
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot”. Mësohet se L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç. Dy të aksidentuarit, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut po rehabilitohet plotësisht, falë një investimi të qeverisë shqiptare që do të shndërrojë këtë qendër reference në nivel kombëtar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në ketë qendër duke deklaruar se faza e parë e punimeve pritet të përfundojë brenda muajit dhjetor të këtij viti. “Jemi duke ecur me ritme të shpejta. Ne duam që faza e parë e përfundimit të këtij investimi, të përfundojë brenda muajit dhjetor të këtij viti, pra gjithë zona ku do të akomodohen dhuruesit dhe gjithashtu dhe një pjesë…
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u ndalua në rrugën “Kastriotët” të Tiranës për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeti, por rezultoi të ishte në kërkim ndërkombëtar. I riu me iniciale A. F., po kërkohej në rang ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave”. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë goditur edhe 3 raste të tjera të tentativës për parave nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.
Presidenti Ilir Meta bën thirrje për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, pasi këtë të martë mazhoranca rrëzoi dekretin e tij në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. “I kujtoj shumicës në Kuvendin e Shqipërisë se nëse do të zgjedhë të rrëzojë politikisht Dekretin e Presidentit dhe të vijojë me hyrjen në fuqi të ligjit, kjo nuk do t’i shërbente aspak interesave të larta të vendit dhe kombit shqiptar, por do të përkeqësonte çdo marrëdhënie të organeve të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët, dhe qytetarët në tërësi”,-shkruan Meta. Postimi i plotë MBRONI PARKUN E BUTRINTIT DHE VLERAT E TRASHËGIMISË HISTORIKE DHE…
Presidenti i Sri Lankës është bllokuar, pasi protestuesit kanë marrë në dorë aeroportin. Gotabaya Rajapaksa ka premtuar se do të japë dorëheqjen të mërkurën, në mënyrë që të hapi rrugën një “tranzicion paqësor të pushtetit”, pas protestave të përhapura kundër tij për krizën më të keqe ekonomike të vendit. 73-vjeçari u largua nga rezidenca e tij zyrtare në Colombo pak para se mijëra protestues ta pushtonin atë të shtunën. Më pas ai donte të udhëtonte në Dubai, por oficerët e emigracionit refuzuan të shkonin në suitën VIP për të vulosur pasaportën e tij, ndërsa ai këmbënguli se nuk do të…
Monedha euro ka shënuar rënie, duke u barazuar për herë të parë me dollarin amerikan. Sot 1 euro është e barabartë me 1 dollarë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë 1 euro këmbëhet në lekë me 117.57, njëjtë saç këmbehet dollari me 117.51, i cili ka pësuar rritje. Kompanitë dhe konsumatorët europianë do të paguajnë me shumë për mallrat dhe shërbimet që importohen, ndërsa eksportet europiane në tregjet ndërkombërtare do të bëhen më të lira.
Lind gangster apo bëhesh? Një i mitur teksa kërcënon, ofendon dhe godet një efektiv policie në St.Paul Minnesota në SHBA. Ngjarja u regjistrua javën e kaluar teksa policët kishin shkuar në zonë për të kërkuar një të dyshuar për vrasje. I mituri që sulmon policin është mes një grupi fëmijësh mes të cilëve duket dhe një vajzë me pelena. “Largohu që këtu qelbësirë”, dëgjohet djali që kërcënon efektivin dhe më pas e qëllon me grusht. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e trupit të efektivëve dhe më pas u publikuan në rrjetet sociale duke shkaktuar debat në opinionin publik.
Rritja e çmimeve ka ngritur njerëzit kudo në protesta. Qindra persona protestuan të hënën kundër rritjes së çmimeve dhe korrupsionit në Panama, protesta që bënë që presidenti i vendit, Laurentino Cortizo, të shpallte ngrirjen e çmimit të benzinës. “Unë e kuptoj pakënaqësinë me situatën në të cilën jetojmë të shkaktuar nga efektet e pandemisë dhe pasojat e konfliktit në Ukrainë. Dua të njoftoj se kam vendosur të zgjasë masën për të ngrirë çmimin e karburantit në mbarë vendin duke filluar nga 15 korriku”, tha Cortizo. Panamaja po përballet me javën e dytë të protestave për rritjen e çmimit të karburantit,…
Sfilata e organizuar në Piazza di Spagna të Romës dhe nën “hundën” e rivalëve të përjetshëm francez të “Dior”, duket se do t’i kushtojë shtrenjtë firmës së famshme të veshjeve “Valentino”. Kompania franceze pretendon se sfilata e Valentinos i ka penguar klientët potencialë të futeshin në dyqanin e tyre, që ndodhet po në të njëjtin shesh në Romë dhe për këtë kërkon një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh. Pasarela e Valentinos në fakt ishte luksoze, me yje të Hollivudit dhe pikërisht aty, përballë dyqanit të Dior. Dior Italia i dërgoi një letër Valentino-s duke kërkuar kompensim për dëmin e shkaktuar…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu përgjigj sot akuzave të Sali Berishës, i cili shpërndau dje një lajm të rreme, lidhur me aksidentimin e një punonjësi të mbledhjes së mbetjeve në Sukth të Durrësit. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj deklaroi se ritkthimi i Berishës dhe i Metës, rikthejnë helmin dhe përçarjen. “Rikthimi i Saliut dhe Ilir Metës rikthen helmin, toksinat, ndasitë, përçarjen, shpifjen, lajmet e rreme në politikë. Luli mirë, keq, ishte pak fytyrë më civile, kurse këta janë komplet të pacipë. Mjafton të shikoni çfarë postonte Saliu dje. U çua e gjithë Shqipëria ta…
Është rrëzuar dekreti i Presidentit Meta për Parkun Kombëtar të Butrintit. Më heret: Është zhvilluar me diskutime mbledhja në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Në Komisionin është shqyrtuar dekreti i presidentit për kthimin e ligjit nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nën zonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e parkut kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit” Deputeti Edmond Spaho kërkoi që të futeshin brenda në sallë një grup anëtarësh të shoqërisë civile, të cilët protestonin jashtë Kuvendit, por kjo nuk u pranua. Pjesë nga diskutimi: Shalsi: Sjellja juaj…