Një vit pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit dhe plagosjes së katër personave të tjerë, Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen hetimore. Ish-efektivi, Arbër Paplekaj, i cili ka pranuar krimin dhe ka dorëzuar armën tip pistoletë në Polici pas ngjarjes së rëndë, akuzohet si autor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe për vrasje në tentativë për Eltjon Bodinakun, dhëndri i viktimës. Gjithashtu, ai akuzohet për plagosjen e efektives së Policisë, Xhensila Sota, e cila ndodhej në vendin ku ndodhi përplasja me armë. Ndërsa ka një autor për vrasjen e Xhuvanit, i cili është…
Author: tirana
Rreth një milion euro që i përkasin rrjetit të mafias “Ndrangheta” janë gjetur të fshehura në një vazo metalike dhe të groposura nën tokë. Mësohet se paratë janë gjetur në kopshtin e disa prej shtëpive të bosëve të mëdhenj të këtij rrjeti mafioz. Ka qenë policia që pas një hetimi të gjatë, gjeti sot në mëngjes pasurinë prej një milion eurosh. Në krye të grupit, sipas hetuesve, është bosi 43-vjeçar Vittorio Raso, i arrestuar 22 qershorin e kaluar pranë Barcelonës pas një periudhe mosveprimi. Gjatë hetimeve, punonjësit e policisë kanë konfiskuar rreth 800 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, dy…
Euro e ka nisur javën me një rekord të ri në rënie në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 117.57 Lekë, në rënie me 0.5 Lekë të tjera nga niveli që kishte mbyllur javën e kaluar. Agjentët e këmbimit valutor shprehen se rënia e Euros është e lidhur tashmë me prurjet e larta të lidhura me sezonin veror. Për pesë muajt e parë të vitit, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri u rritën me 55% dhe tejkaluan madje edhe shifrat e regjistruara në periudhën e…
Në urgjencën e spitalit infektiv në QSUT, është rritur numri i rasteve të reja me HIV/AIDS. Shefja e spitalit infektiv në QSUT, Najada Çomo në një intervistë të saj të parë për Gazetasi.al thotë se rastet e reja i përkasin moshës mbi 18 vjeç, kryesisht meshkuj, ku pjesa dërrmuese janë homoseksualë apo përdorues të drogave. Sipas saj, shqetësuese paraqiten dhe rastet me forma të rënda të hepatit B, infeksion viral që transmetohet përmes rrugës seksuale, por fatmirësisht s’ka pasur humbje jete. Shefja e spitalit infektiv, Najada Çomo thotë se, në spital përveç rasteve me Covid-19, po trajtohen dhe pacientët e…
E ndërsa Turqia sheh si avantazh dronët e saj Bayraktar, edhe Greqia nga ana tjetër është furnizuar me dronë amerikanë e izraelitë, për të përballuar një agresion të mundshëm nga ana e ushtrisë turke. Programi për blerjen e mjeteve ajrore pa pilot amerikan MQ-9 Reaper ka filluar të zbatohet – Kontaktet me izraelitët për blerjen e tipit më të avancuar Heron – UAV-të amerikane dhe izraelite janë përgjigja greke ndaj tensionit në rritje të Turqisë, Bayraktar TB2 në Egje, Mesdheun Juglindor dhe Evros. Pas furnizimit me 24 Rafale franceze, përmirësimit të 84 F-16 në nivel Viper dhe nisjes së përfshirjes…
Amadeus, drejtori kreativ i Festivalit të Sanremo, njoftoi gjatë edicionit të lajmeve TG1 në orën 20:00 në Rai 1 se Gianni Morandi do të jetë bashkë-prezantues i edicionit të 2023 të festivalit. Kjo nuk do të jetë hera e parë që Gianni do të presë Sanremon, pasi më herët ka qenë në 2011 dhe 2012. Gianni Morandi filloi karrierën e tij si këngëtar në vitin 1962, duke arritur një yll kombëtar me publikimin e këngës “Fatti mandare dalla mamma”. Në vitin 1970, ai përfaqësoi Italinë në Eurovision Song Contest me “Oçhi di ragazza”. Që nga debutimi i tij, ai ka…
Pesë studentë në Universitetin e Kembrixhit vdiqën si rezultat i vetëvrasjes në katër muajt e fundit, duke nxitur një shqyrtim të shpejtë nga autoritetet e universitetit. Profesor Graham Virgo, zëvendës-kancelari i lartë për arsimin, tha se hetimet nuk gjetën asnjë lidhje midis katër vdekjeve të para të studentëve që të gjitha ndodhën në shkolla të ndryshme. Që atëherë ka ndodhur një vdekje e pestë dhe është nën shqyrtim të mëtejshëm. Universiteti nuk pranoi të identifikonte ata që vdiqën, por raportet e medias përmendin Daniel Fry, 20 vjeç, një student i dytë i historisë në Kolegjin Homerton, i cili vdiq në…
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se korrupsioni me importin e naftës ka kapur majat teksa në 10 vite është dyfishuar numri i makinave të përdorura, ndërkohë që importi i naftës është ulur. Duke folur në rubrikën “Opinion” ai komentoi edhe protestën e 7 korrikut, për të cilën tha se do të bashkohet në aksionin opozitar edhe në shtator. Pse e keni bërë tani këtë investigim? Gjatë këtyre muajve duke pasur parasysh rritjen e çmimit të naftës, një shurdhëri nga ana e qeverisë dhe argumente të pabaza nga ministria e Financave, rezultoi se shteti pasurohet përditë, ndërkohë që qytetarët…
Fabrika e qelqit në Kavajë është përfshirë nga flakët. Mësohet se vatra e zjarrit është aktivizuar në ambientet e fabrikës dhe po favorizohet nga era. Zjarrfikësit e Kavajës ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga reparti i zjarrfikësve të Durrësit. Sipas burimeve, zjarri është ndezur nga një person që po digjte mbeturina aty pranë. Ndërkohë, mësohet se pranë fabrikës ndodhen edhe disa banesa, por sipas zjarrfikësve ndaj tyre nuk paraqitet ndonjë rrezik. Zjarrfikësit thonë se flakët po vihen nën kontroll.
Ministria e Drejtësisë ka prezantuar sot pr.ligjin e ri të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Më shumë se një vit më parë, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, u publikua në media një databazë e Partisë Socialiste e hartuar nga “patronazhistët” ku kishte informacione të detajuara për mbi 900 mijë persona. Të dhënat kishin të bënin me numrin e telefonit, bindjet politike, qendrën e votimit si dhe pozicionin e punës. Databaza e patronazhistëve u mbrojt nga kryeministri Rama dhe eksponentët drejtues të PS-së, me pretendimin se nuk kishte shkelje të ligjit. Ndërkohë me draftin që është paraqitur së fundmi…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur sot në zyrën e tij kryetarët e degëve të Tiranës. Mediat bëjnë me dije se temë e këtij takimi do të jetë aksioni i opozitës pas protestës së 7 korrikut. Në të njëjtën kohë mësohet se Berisha është duke diskutuar me stafin e tij të ngushtë idenë e një turi në të gjithë vendin. Një ditë më parë në studion e “Open” në News 24, Berisha foli për protesta në shtator. “Në shtator do të vazhdojnë protestat për vjedhjen e tmerrshme që po u bën qytetarëve ky njeri. Populli shqiptar nuk mund…
Pas çiftit të të moshuarve, Rruzhdije dhe Shkëlqim Meta por edhe bashkëmoshtarëve të tyre Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, që rezultojnë të jenë pronarë “miliarderë” të disa prej 24 kompanive që kanë bërë evazion fiskal me aferën e inceneratorëve, një tjetër emër ka dalë në skenë. Ditën e sotme ka shkuar me këmbët e veta në dyert e SPAK-ut, shtetësja Merita Hajdari, pasi rezulton se asaj i kanë falsifikuar firmën dhe të dhënat personale për t’i përdorur në skemën e inceneratorëve. Teksa emri i saj del si përfituese e kompanive prej disa miliona eurosh, Merita Hajdari rezulton në të vërtetë…