Është shoqëruar me debatet mes socialistëve Damian Gjiknuri dhe Fatmir Xhafaj mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve. Gjatë fjalës së tij Xhafaj tregoi disa rezerva në menaxhimin e insticioneve të drejtësisë, gjë që sipas Gjiknurit ka ardhur për shkak të skemës së komplikuar ku hartues ka qenë pikërisht Xhafaj. Ky i fundit replikoi sërish duke thënë se i vetmi institucion që i është shtuar drejtësisë është Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Gjatë debateve socialisti tjetër Pandeli Majko sinjalizoi me bërryl Gjiknurin në mënyrë që ai të bënte pas, por ky i fundit vijoi fjalën e tij. Kjo situatë u…
Author: tirana
Mjeku i njohur Tritan Kalo iu ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë stinës së verës ndaj pickimit të mushkonjave. Kalo sqaron se mushkonjat “Tigër”, të cilat ndodhen gjerësisht në vendin tonë, përpos irritimeve lokale, mund të përhapin dhe infeksione të sistemit nervor qendror dhe deri te malaria. “12.07.2022….Mirmëngjes e ditë sa më të mbarë miq, të afërm, dashamirës dhe bashkëkombas….Një RIKUJTESË dobiprurëse për Shëndetin Publik….DITËN, mbrëmjen dhe natën, ka javë që na e “shqetsojnë” disa miq të padëshirueshëm dhe sëmundjepërhapëse sikundër janë mushkonjat, të llojeve Anopheles apo Tigër të cilat tashmë janë të mirëinstaluara në hapsirat…
Një video e një vajze në një klub nate, në praninë e dy djemve, të cilët i qëndronin ngjitur pas trupi, u shpërnda nga disa media online. Gazetarja Fatma Haxhialiu reagoi ashpër përmes një shkrimi të gjatë, ku shprehet se e vetmja arsye pse kjo video mund të publikohet, është për të denoncuar dy persona, që abuzojnë me një vajzë jo koshiente. “Po shikoj një video qe është bërë lajm në disa portale vërdallë; një vajze në pub që dukshëm duket e dehur dhe jo koshiente nga gjuha e trupit dhe dy qenie amorfe se burra nuk u them dot…
Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Siri u vra të martën në një sulm amerikan me dron, tha Pentagoni. Maher al-Agal u vra derisa po ngiste një motoçikletë në afërsi të Xhindajrisit në Siri. Po ashtu, një prej ndihmësve të tij kryesor është plagosur rëndë, tha për AFP-në, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Pentagonit, Dace Eastburn. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi se Agal u vra në sulmin me dron. Forcat e Mbrojtjes Civile Siriane thanë se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm që ka pasur për cak një motoçikletë në…
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, u takua këtë të martë me kryediplomatin e OSBE, Del Monaco. Ajo bën me dijet se në fokus të bisedës ishte angazhimi i përbashkët i dy vendeve për të mbështetur zgjedhjet e lira e të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Kim thekson në postimin e shpërndarë në “Twitter” se SHBA dhe OSBE inkurajojnë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta. “U takova me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët…
Gjashtë shqiptarë janë përfshirë në një sherr me mes tyre në Certosa të Italisë. Fillimisht, një grup të rinjsh nga Shqipëria, e përbërë nga 4 persona, zbritën nga makina me të cilën po lëviznin dhe sulmuan me mjete të forta 2 bashkatdhetarët e tyre. Nga përplasja fizike, një person është dërguar me urgjencë në spital, pasi mbeti i plagosur. Raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia e Tiranës ka udhëzuar drejtuesit e mjeteve për uljen e fëmijëve të moshave të ndryshme në automjet. Fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi, kurse ata deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi. Policia Rrugore Tiranë Fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi! Fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi! Mosrespektimi i këtyre rregullave, të parashikuara…
Policia e Beratit ka arrestuar një person për dhunë në familje si dhe për thyerjen e masës “arrest shtëpie”. Sipas uniformave blu, shtetasit N. P. pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten, është largua nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Njoftimi i policisë: Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe u largua nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga autori, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., banues në Berat, i cili dyshohet se ka…
10 drejtues mjetesh janë vënë nën hetim në Fier, pasi janë kapur në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor. Këta shoferë janë kapur një gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Po ashtu, janë gjobitur 2085 drejtues mjetesh, nga të cilët 880 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 151 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 196 drejtues mjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Policia njofton se ka vendosur 374 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 148 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 4 të tjera për drejtim automjeti, nën efektin e…
Rei Manaj është zyrtarisht futbollisti më i ri i Uotford. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur me skuadrën angleze për të nisur një aventurë të re në ishull, pas asaj me Barcelonën, edhe pse nuk shkoi ashtu siç ai e priste. 25-vjeçari tashmë do të ndihmojë skuadrën e tij për t’u ngjitur dhe një herë në Premier Ligë. Manaj bëhet futbollisti i tretë i Kombëtares që aktivizohet në Angli, pas Lorik Canës dhe Armando Brojës.
“Pas 20 viteve bashkë dhe 3 fëmijëve të jashtëzakonshëm martesa ime me Francescon është mbyllur. Procesi i ndarjes do të jetë privat dhe nga ana ime nuk do të ketë më deklarata. U kërkoj të gjithëve të respektojnë privatësinë e familjes time”. Kjo është deklarata e shkurtër por e qartë e Ilary Blasit që zyrtarizon fundin e marrëdhënies 20-vjeçare me ish-kapitenin dhe simbolin e Romës, Francesco Totti, i cili ka nisur një histori të re me një femër tjetër prej disa muajsh, e cila quhet Noemi Bocchi. Sipas mediave italiane, Francesco dhe e dashura e tij e re udhëtuan të…
Vala e re e infektimeve nga nënvariantet e Omicron po rrit rastet e rënda dhe shtrimet në spital. 5 deri 8 urgjenca çdo ditë i drejtohen spitalit Covid, në QSUT. Aktualisht, 30 pacientët e shtruar janë të moshave mbi 60 vjeç dhe me sëmundje të tjera shoqëruese, kryesisht diabet. Mjekët thonë se pacientët e shtruar raportojnë ta kenë kaluar edhe më parë koronavirusin. Ndërsa procesi i vaksinimit nuk është kryer i plotë. Në këtë valë të re të koronavirusit, mjeket po vënë re ndryshime të shenjave të sëmundjes. Nënvariantet e Omicron nuk po prekin vetëm mushkërinë, por po shkaktojnë probleme…