Author: tirana

Disa nga shenjat që tregojnë se nuk jeni më të dashuruar me partnerin tuaj Megjithëse koha e investuar në marrëdhënie mund t’ju detyrojë të përpiqeni të rregulloni gjërat që nuk shkojnë apo të përpunoni çdo ndjenjë negative që keni ndaj partnerit tuaj, kur dashuria ikën, është vetëm një çështje kohe para se të ikni dhe ju nga ajo marrëdhënie. Këtu janë disa shenja që do t’ju ndihmojnë të kuptoni se nuk jeni më të dashuruar. Ju nuk dëshironi të provoni se e doni tjetrin Është shumë e thjeshtë: kur nuk jeni më i dashuruar, nuk bëni asnjë përpjekje për asgjë…

Read More

Janë 22 studentë që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës të cilët do të fitllojnë punë si prokurorë. Ata morën emërimet e reja sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Më 27.07.2022 do të caktohen në detyrë në zyra të ndryshme të prokurorive si në Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Lezhë, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Sarandë etj. Ndërsa më 28 korrik prokurorët e rinj do betohen përpara KLP-së në një ceremoni dhe do të fillojnë punën menjëherë.

Read More

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të marte te “Komuna e Parisit” në kryeqytet. I ndjeri, i identifikuar me inicialet F.Gj., u përplas për vdekje nga një automjet. Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, i moshuari nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.MSH informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1215 qytetarë, në këto bashki:617 në Tiranë, 121 në Durrës, 53 në Vlorë, 48 në Lushnje, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamëz, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në…

Read More

Këngëtarja Rezarta Shkurta dhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, festojnë sot përvjetorin e 17-të të lidhjes së tyre.Ka qenë Rezarta, ajo e cila e ka kujtuar këtë ditë.“Sa krenare jam për ty e për dashurinë tonë…Një anije e pamposhtur nga ccdo dallgë e ajsberg që na solli jeta!Jam këtu sot, si ditën e parë, e dorëzuar te krahët e tu duke të dashur edhe më fort se dje…Gëzuar përvjetorin drita e syve të mi Ermal Hoxha 17years”, ka shkruar Rezarta, e cila ka një vajzë nga martesa me Ermal Hoxhën.Kujtojmë që Ermal Hoxha qendroi për disa vite në burg,…

Read More

Zani (Myrtez) Çaushi, ish kreu i bandës së ‘Çoles’ në vitin e mbrapsht 1997 në Vlorë nuk dorëzohet së kërkuari lirinë. Pas refuzimit të kërkesës së parë, Çaushi ka bërë një tjetër kërkesë për u liruar nga burgu në Gjykatën e Korçës. Ai ka kërkuar liri me kusht ndërkohë që seanca pritet të zhvillohet më 19 korrik 2022. Çaushi argumenton në kërkesën e tij se është rehabilituar, argumentim të cilin gjykata ia refuzoi një vit më parë. Në vendimin e datës 9 prill 2021, Gjykata tha se ai nuk është rehabilituar ende dhe paraqet rrezik për shoqërinë nëse lirohet. I…

Read More

Dështon përpjekja e presidentit të Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, për t’u larguar nga vendi. Raportohet se ai u pengua nga stafi i imigracionit, i cili nuk e lejoi Presidentin të shkonte në zonën VIP të aeroportit për të vulosur pasaportën e tij. Si rezultat, Rajapaksa thuhet se humbi katër fluturime për në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai, gruaja e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe ndihmës të afërt e kaluan natën në një bazë ushtarake aty pranë. Pas disa muajsh demonstratash, Rajapaksa do të japë zyrtarisht të mërkurën dorëheqjen nga posti i Presidentit.

Read More

Ish-deputetja Reme Lala, vetëm dy muaj më parë është bërë nënë për herë të parë. Lala u bë nënë e një vajze, të cilën e ka quajtur Reina. Së fundmi ish-deputetja ka ndarë një foto të vogëlushes, e cila shihet buzë detiti. “Dy muajt më të bukur të jetës sime, muaj plot jetë e dashuri të pafundme” shkruan Reme, teksa ndan foton e ëmbël. Lala ka qenë pjesë e parlamentit të Shqipërisë në radhët e PDIU-së, për 4 vite, nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Read More

Një 12-vjeçare është sulmuar me thikë nga i dashuri i saj. Ngjarja ndodhi në Napoli, orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Pas një zënke që patën për arsye xhelozie, autori, 17-vjeçar e qëlloi të miturën me një një thikë në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të thella. E mitura u transportua në spitalin Pellegrini në Pignasecca. “Ajo po humbte shumë gjak, kush e plagosi mund ta vriste. Vajza është shpërfytyruar”, thanë nga qendra shëndetësore. Policia vijon kërkimet për kapjen e 17-vjeçarit, i cili u arratis menjëherë pasi kreu krimin. Sipas disa dëshmitarëve, 12-vjeçarja ishte duke ecur nëpër…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili tha se me firmën e një gruaje që ka ndërruar jetë, janë bërë trasanksione me 5-6 milionë euro nga kompanitë fiktive të inceneratorëve. Manja me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se emri i gruas që ka ndërruar jetë është nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor. “Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…” shkruan Manja ndër të jera në postimin e tij. “Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë,…

Read More

Këshilla në fakt është standarte jo vetëm për Shqipërinë, por për këdo që ka ëndërr të bëhet milioner, këshilla vlen për kohë normale, por edhe për kriza si kjo që po kalojmë. Mos merr borxh. Gjëja e parë që duhet të kesh parasysh është të qëndrosh larg borxheve. Nuk duhet të ndjekësh shembullin e disa milionerëve shqiptarë që kanë miliarda borxhe nëpër banka dhe individë të tjerë. Borxhi të duket i ëmbëll në fillim, por fundin e ka të hidhur. Kursim, kursim, kursim. Milionat nuk bëhen duke kursyer miliona, por duke kursyer qindarka. Gjithmonë ka hapësirë për të kursyer. Nëse…

Read More