Author: tirana

Vatra aktive e zjarrit e shkaktuar një ditë më parë në malin e Çikës, po rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë. Vatra vijon të jetë ende aktive dhe deri më tani janë djegur 5 hektarë shkurre. Zjarri ka përparuar në jug të Malit të Çikës në drejtim të Llogarasë. Edhe pse është larg Parkut Kombëtar, por mësohet se po krijohet një grup për mbajtjen nën kontroll. Forcat e zjarrfikësve të Himarës, por dhe prefektura e Vlorës ndodhen në terren për ta mbajtur nën kontroll, pasi era që fryn nga jugu po përkeqëson situatën dhe i çon flakët e zjarrit drejt Llogarasë.

Read More

Kompanitë që u denoncuan nga LSI-ja për aferën e inceneratorëve, kanë pezulluar aktivitetin e tyre me urdhër të SPAK-ut. Hetuesit kanë kërkuar pezullimin e aktiviteteve, ku referuar të dhënave në QKB, aktiviteti i tyre është pezulluar ditën e sotme. Pak ditë më parë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë pranoi se skemat e mashtrimit me tatimin mbi vlerën e shtuar të denoncuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim janë të vërteta dhe se kanë qenë vetë tatimet që i kanë referuar në prokurori në vitin 2018. Delina Ibrahimaj tha se janë denoncuar 20 kompani fiktive që prisnin fatura për punë të pakryera,…

Read More

Ish-ministri dhe deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj ka paraqitur disa rekomandime për menaxhimin e organeve kolegjiale gjatë diskutimevekëtë të martë në Komisionin e Ligjeve. Ai thotë se duhet të përmirësohet menaxhimi i gjykatave në vend, kurse KLP-ja për të duhet që të ushtrojë kontrolle. “KLP është akoma problematike. Ka ardhur momenti për të thënë Stop, duhen mbyllur këto akte. Ndoshta duhet të rekomandimin një bashkërendim të të gjitha institucioneve që janë përfitues të kësaj teknologjie. Mendoj që ka ardhur momenti që të vëmë theksin për një menaxhim më të mirë të gjykatave për emërimin e kryetarëve, kancelarëve dhe duke shtuar…

Read More

Japonia i jep lamtumirën ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili u vra të premten. Mijëra qytetarë u mblodhën nëpër rrugë për t’i bërë ndërtimet e fundit 67-vjeçarit. Makina me arkivolin e Abes kaloi pranë zonave të rëndësishme të kryeqytetit, nga selia e partisë së tij LDP te parlamenti, para se të mbërrinte në sallën ku u mbajt funerali. Ceremonia private mortore e zhvilluar në prani të miqve dhe familjarëve u zhvillua më herët në tempullin Zojoji. Rreth Tokios flamujt janë ulur në gjysmështizë, ndërsa jashtë tempullit një radhë e gjatë qytetarësh shtrihej përgjatë dy blloqeve, shumë prej të cilëve me buqeta…

Read More

Këshilli Evropian njoftoi sot se do t’i japë Ukrainës një miliardë euro shtesë “si një çështje urgjente”. “Vazhdimi i ndihmës materiale dhe financiare nuk është një opsion, por detyra jonë. Prandaj, jam shumë i kënaqur që kemi ndjekur me shpejtësi vendimin për të ofruar 1 miliardë euro ndihmë makro-financiare. Kjo do t’i japë Ukrainës fondet e nevojshme për të mbuluar nevojat urgjente dhe për të siguruar funksionimin e infrastrukturës kritike.” ,u shpreh Ministër i Financave i Çekisë, Zbynek Stanjura.

Read More

Pas skandaleve me publikimet e të dhënave si pagat, numrat telefonikë, targat, apo edhe për parti votojmë ka bërë që qeveria të propozojë disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, për të forcuar më shumë mekanizmat mbrojtjës por edhe për të dënuar shkelësit. Ndaj dhe personat që thyejnë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale do të përballen me gjoba më të larta se më parë. Këtë parashikojnë ndryshimet në projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, ku mendohet të vendoset një sistem i ri masash administrative. Masa e gjobës do të jetë e njëjtë si ajo…

Read More

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden është vënë në qendër të kritikave pasi gjatë një fjalimi pasi krahasoi hispanikët me “tacos”. Jill Biden po iu drejtohej latinëve gjatë një eventi në Teksas, kur u përpoq t’i komplimentonte ata duke përdorur si krahasim ushqimin tradicional meksikan, sipas mediave të huaja. Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Hispanikë reagoi menjëherë për këtë ngjarjes duke u përgjigjur: “Ne nuk jemi tacos”. Komenti Jill vjen pasi popullariteti i Presidentit Joe Biden me votuesit hispanikë ka rënë. Zonja Biden po i drejtohej një konference në San Antonio mbi barazinë hispanike kur tha: “Diversiteti…

Read More

Kryeministri Edi Rama të mërkurën e 13 korrikut do të jetë në Bruksel, ku do të takohet me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg për të diskutuar propozimin e ndërtimit të një baze të NATO-s në Durrës. Lajmi po komentohet edhe në mediat britantike, ku tabloidi “Ekspres”, thekson se “Shqipëria po i dërgon një sinjal paralajmërues presidentit rus, Vladimir Putin, përpara një takimi të NATO-s për bazën e re detare në vend”. Kurse Partia Demokratike ka njoftuar NATO-n se pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një bazë ushtarake të aleancës në portin e ri të Durrësit, fshihet një…

Read More

Ndryshimet në policinë ushtarake kanë mbledhur Komisionin e Ligjeve ditën e sotme ku ka pasur debate mes mazhorancës dhe opozitës. Në këtë projektligj parashikohet që në , zonat ushtarake nuk do të mbrohen më nga policia ushtarake, por do të kenë vetëm mbikqyrje, ndërsa mazhoranca kërkon që Ministri i Mbrojtjes nuk do të mbrohet vetëm nga garda, por edhe nga policia ushtarake. Ndërkohë debate të forta ka sjellë edhe skandali me majorin e shkarkuar të ushtrisë shqiptare në Holandë i cili akuzohet për kultivim kanabisi gjatë një misioni me NATO-n. Gjatë punimeve në Komisionin e Ligjeve, deputeti Demokrat Gazment Bardhi…

Read More

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, këtë të martë po diskutohet koncesioni i parkut të Butrintit, ku Presidenca e ktheu për rishqyrim. Përfaqësuesi ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, tha se nga shqyrtimi i praktikës parlamentare, Presidenti ka vërejtur se ka munguar procesi i konsultimit publik dhe janë konstatuar të meta gjatë debatit. “Në vlerësimin e presidentit të gjitha shqetësimet duhet të ishin shqyrtuar me kujdesin e duhur. Ligji synon miratimin e një marrëveshje administrimi përmes një komisioni të posaçëm të një pasurie me rëndësi universale. Fondacioni ka si bashkëthemelues ministrinë e kulturës. Në procese të tilla kaq të…

Read More

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, këtë të martë po shqyrtohet dekreti i Presidentit Meta për kthimin e ligjit të Butrintit. Një grup anëtarësh të shoqërisë civile protestuan jashtë Kuvendit, kërkuan që të merrnin pjesë në Komision, por nuk u pranuan, teksa patën edhe një përplasje verbale me shalsin në korridoret e Kuvendit. Shqyrtimi i dekretit solli edhe debate në Komision. Eduard Shalsi: Më vjen keq por jam i detyruar që të përsërsis rregulloren e Kuvendit. Ka deputetë të rinj dhe duhen kohë që të familjarizohen me procedurat. Kemi 9 nene që do të sugjeroja ti lexonit. Ina Zhupa: I…

Read More