Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opozita nis nga konceptet

10:10 / July 12, 20222 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
fuga
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Artan Fuga

Një zonjë deputete, ekonomiste, për të cilën si person individual kam respekt, pavarësisht zgjedhjeve, shkruan se shumica e të vetëpunësuarve janë në sektorin e bujqësisë.

Dhe më tej vazhdon analizat e saj!

Me respekt, i them se qysh në konstatim është gabim. Qysh në koncept është gabim!

Pasojat e kësaj pastaj janë të mëdha.

Të jesh i vetëpunësuar do të thotë të paguhesh me rrogë, me pagë, nga vetvetja. Kush paguhet me rrogë sot në sektorin e bujqësisë familjare? Se vetëpunësim do të thotë që dikush punëson veten, pra, ka kontratë pune me veten.

Të quhesh i vetëpunësuar do të thotë të punosh në një ekonomi që shet, jo për nevojat e tua familjare. Se kështu gratë shtëpiake në qytet do të quhen edhe ato të vetëpunësuara. Sa janë bujqit që janë fermerë, pra, që nuk prodhojnë vetëm për të mbijetuar, për nevojat e tyre ushqimore, pra, thjesht për t’u vetushqyer, por për treg?

Mundet që popullsia rurale të jetë e madhe, por edhe kjo është shumë debatueshme, kurse të barazosh popullsinë rurale me të vetëpunësuarit në bujqësi është një gjë e padrejtë statistikore. E pasaktë. Në familjen e bujkut sa punojnë vërtet në bujqësi?

Të flasësh për numër të madh a të vogël, do të thotë të nënkuptosh se ata vetëpunojnë gjithë kohën vjetore. Po a punojnë gjithë vitin bujqit tanë? Edhe në dimër, a në kohë të tjera? Sa janë këta? Kush i di?

A ka statistika që tregon se kush punon, sa kohë punon, sa paguhet dikush në sektorin e bujqësisë?

Kur opozita integron koncepte që janë propagandë e qeverisë, atëherë është e tërhequr në zall të lumit dhe rrezikon të mbytet.

Opozita nis nga konceptet!

Nëse nis të mendojë duke u mbështetur te propaganda e INSTAT-it, do të jetë si këta dhjetë vjet në zall të lumit!

Artan Fuga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Si t’ia shpjegojmë Alastair Campbell, lajmin e sotëm të SPAK?

21:40 / May 22, 2025

Çfarë prodhon politikisht hapja e gjykimit ndaj Berishës?

21:37 / May 21, 2025

Një analizë politike e fitores së Ramës dhe PS-së

20:43 / May 21, 2025

Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

13:59 / May 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.