Author: tirana

Tani që është duke jetuar javët e fundit të shtatzënisë, duket se Dojna Mema e ka paksa më të lirë kohën edhe për të biseduar më shtruar me fansat e saj. Si sot, kur zbuloi më shumë detaje nga lidhja e saj me Vlashentin, por edhe nga njohja e tij me të atin. I ati i moderatores u nda nga jeta në 2019, kur Dojna ende nuk e kishte zbuluar lidhjen me Vlashentin. Megjithatë, siç rrëfeu Dojna, babai i saj dhe Vlashenti u prezantuan vetëm një muaj e gjysmë pas njohjes së të rinjve. Ndonëse ishte një kohë mjaft e…

Read More

17 vjet pas marrjes së statusit të vendit kandidat, Maqedonia e Veriut është pranë portës që do ti hapë rrugën për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por më parë duhet të pranojë propozimin francez në lidhje me Bullgarinë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz në një letër drejtuar vendit, thotë se edhe nëse Maqedonia e Veriut do të pranojë propozimin francez, anëtarësimi i saj në Bashkimin Europian nuk do të jetë i lehtë. “Dëshiroj të jem i hapur me ju. Edhe pas miratimit të këtij kompromisi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë. Pengesa të tjera do të duhet…

Read More

Tre të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi kanë qenë duke lëvizur me makinë në qytet dhe me armë zjarri me vete. Në pranga ka rënë poseduesi i armës, Joni Sadikaj dhe dy shokët e tij për Ergest Sina dhe Indrit Sina. Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, automjetin me drejtues shtetasin Ergest Sina dhe me pasagjerë shtetasit Indrit Sina dhe Joni Sadikaj. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Joni Sadikaj, shërbimet i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. albsigDrejtuesi i mjetit, shtetasi Ergest…

Read More

Sot shënohet 27 vjetori i masakrës së Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë. Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, thotë se masakra ndodhi para syve të tyre, si edhe tregon vendosmërinë e tij për të mos lejuar kurrë vuajtjet për shkak të urrejtjes dhe ndryshimeve. “Pa fjalë para së vërtetës se gjenocidi ndodhi para syve tanë dhe se ne ishim të pafuqishëm për ta parandaluar atë. Të përulur para viktimave, familjeve dhe miqve të tyre me të cilët ndajmë dhimbjen edhe sot 27 vjet pas masakrës së Srebrenicës. Vendosëm që bazuar në mësimet e nxjerra nga e kaluara, nuk do…

Read More

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit si autor i vjedhjes së varëses së një shtetaseje tre ditë më parë. Nga veprimet hetimor u zbulua se 25-vjeçari është autor dhe i ngjarjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, për të cilat po vijon puna për dokumentimin e tyre. Gjatë kontrollit në banesë efektivët mundën të gjejnë varësen e grabitjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Read More

Vedat Muriqi do të rikthehet tek Lazio. Vetëm pak ditë pasi u zyrtarizua tek Club Brugge, futbollisti i kombëtares kosovare ka dështuar me testet mjekësore me skuadrën belge. Diçka e tillë nuk është pranuar nga italianët. Sipas presidentit të Lazios, Claudio Lotito, Muriqi nuk ka asnjë problem fizik dhe gjithë kjo ka ndodhur vetëm se Klub Brugge nuk donte të paguante 11 milionë euro për lojtarin. Sipas mediave, klubi italian do ta apelojë këtë çështje dhe në FIFA për të vendosur aty të ardhmen e lojtarit dardan.

Read More

Projektin për të patur në Portin e ri të Porto Romanos dhe një kalatë të posaçme ushtarake Kryeministri Edi Rama do ta diskutojë të mërkurën e 13 Korrikut me Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel. Qeveria shqiptare kërkon që të ndihmohet financiarisht nga aleanca për këtë nyje ushtarake në Detin Adriatik, por ende nuk ka një shifër konkrete sesa mund të kushtojë ndërtimi i një kalate e cila të kënaqë të gjitha nevojat ushtarake të NATO-s. TV Klan mëson se projekti fillestar parashikon që kjo zonë ushtarake brenda portit tregtar të Durrësit…

Read More

“15 nëntor të 2022, bota pritet të ketë tetë miliardë banorë”, është parashikimi i bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Më shumë se gjysma e rritjes së popullsisë së botës në dekadat e ardhshme do të përqendrohet në tetë vende, thuhet në raport. Këto vende janë: Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania. Raporti po ashtu thekson se India do ta kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë në vitin 2023.

Read More

Janë me dhjetra animime te Komisioneri kundër Diskriminimit në lidhje me çështjet e largimit nga puna. Në jo pak raste, shkak kryesor i pretenduar nga palët ankimuese është largimi nga puna mbi bazë të bindjeve politike. I tillë është dhe historia e mëposhtme që sjell Tirananews.al, kur një ish-punonjës ka paditur shefin e tij aso kohe Agim Ismaili se e ka hequr nga puna pasi ka komentuar tek Facebook-u i deputetit Lefter Maliqi. Denoncimi Gj. Ll., në parashtrimet e paraqituara në ankesën e sjellë pranë KMD-së, informon se, ka ushtruar detyrën e Përgjegjësit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në…

Read More

Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe ka tronditur mbarë botën. Ndaj dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tokio, në një vizitë të shkurtër dhe urgjente, për t’i shprehur ngushëllimet personale Japonisë për ngjarjen e rëndë. Blinken u takua me kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.“Unë i jam vërtet mirënjohës atij që gjeti kohë për të na parë në këtë kohë tepër të vështirë”, tha Blinken. “Presidenti Biden më kërkoi personalisht në emër të presidentit, në emër të popullit amerikan të shpreh ngushëllimet tona për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Abe”,…

Read More

“Nëse Zoti i dashur vendos që ne duhet të vdesim, le të vdesim të gjithë së bashku.” Këto janë fjalët e Fatima Ahmiç, e cila po kujton se si u nis me dy djemtë e saj, Mirsadin dhe Seadin, dhe bashkëshortin e saj Hasibin nga Srebrenica pasi ajo ra në duart e forcave serbe të Bosnjës në korrik 1995. “Nuk doja të ndahesha nga fëmijët e mi”, tha Ahmiç. Ai u bë i njohur si “marshimi i vdekjes” – mijëra boshnjakë u larguan në këmbë përmes pyjeve nga Srebrenica, duke u përpjekur të shpëtonin nga forcat serbe të Bosnjës dhe…

Read More

Pas 77 vitesh, një grup personash nga Greqia po kërkojnë në Shqipëri një sasi ari që besohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për një sasi të pretenduar ari të fshehur në vendin tonë nga dy ushtarë grekë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Grupi i eksplorueseve ka mbërritur në Shqipëri nga Athina në një ekspetditë katërditore në disa fshatra në malësinë e jugut. Ata kanë zbuluar edhe një shpellë ku sipas tyre fshihet ari, ndërsa deklarojnë se ekspedita ka qenë e suksesshme dhe ata do të rikthehen shpejt për të marrë asetin e çmuar. Për ta rezultati…

Read More