Peshëngritësi Erkand Qerimaj fitoi medalje të argjendë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Qerimaj tregoi disa detaje të garës së tij në këtë kompeticion dhe momentin e tensionit me arbitrat, të cilët për një moment i hoqën medaljen, duke e quajtur provën e tij si një faul. Shkodrani shprehet se kishte të gjithë të drejtën të kërkonte rishikimin e provës në video, pasi nuk e kuptonte se ku kishte gabuar. “Realisht nuk ishte faul dhe nuk e dija se përse e dhanë faul. Dhe iu kërkuam videon dhe të gjithë së bashku si grup vajtëm atje dhe kur e panë që…
Author: tirana
Korriku nisi me rritje të menjëhershme të rasteve të reja nga Covid-19. Epidemiologu Ilir Alimehmeti, thotë se kemi të bëjmë me një valë të re, për shkak të një varianti të Omicron. Për të edhe pse ka rritje, ky variant nuk shkakton forma të rënda dhe humbje jetësh. “Është një valë e re e cila nuk ishte krejtësisht e paparalajmëruar. Kemi të bëjmë me një variant të Omicron, njihet si BA5. Filloi në Afrikën e Jugut në gjysmën e prillit, u rritën rastet deri në gjysmën e majit, ranë rastet deri në gjysmën e qershorit dhe nuk u pa ndonjë…
Mijëra njerëz pritet të ndjekin ceremonitë përkujtimore të 27-vjetorit të masakrës së Srebrenicës. Eshtrat e 50 viktimave, të gjetura së voni, do të varrosen në Qendrën Përkujtimore Potoçari, aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera. Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth. Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave…
Me pjesëmarrjen në “Big Brother Vip Albania”, ajo tregoi një anë që publiku nuk e dinte. U shfaq në 24 orë, siç është në jetën e përditshme. Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi ka publikuar në rrjete sociale disa foto duke buzëqeshur, teksa ka treguar se pas saj fshihen shumë plagë. Ajo ka shtuar se në jetën e saj ka pasur shumë thika, shumë bërryla e padrejtësi. “Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam munduar me vite t’i shëroj. Pas kësaj buzëqeshje ka shumë dështime… Pas Fifit që e shihni ju është një fëmijë i vogël që nuk…
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me foto nga shtëpitë e reja të ndërtuara në zonën e Zall-Herrit në Tiranë, për familjen e prekura nga tërmeti. Teksa ju u ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, Rama thekson se janë strehuar 150 familje në këto shtëpi të reja. “MIRËMËNGJES, dhe me Zall Herrin ku deri tani kemi strehuar në shtëpi të reja 150 familje të prekura nga tërmeti, e për pak ditë do të hapen dyert edhe për 49 familje në lagjen e re, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
Një sherr mes dy pronarësh të holeteve është shënuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë. Bëhet me dije se biznesmenët janë përplasur për parkimin e makinës. Mësohet se personat që kanë parë konfliktin kanë njoftuar policinë, të cilët kanë arritur që të parandalojnë degradimin e situatës.
Dashi Kohë e mirë për dashuri. Dita e hënë është premtuese, thjesht duhet ta lini veten të shkojë pas emocioneve. Në punë keni shumë vullnet dhe kjo herët a vonë do të shpërblehet! Demi Para se të mbyllni një histori është më mirë të reflektoni. Mbrëmja e së hënës është e mrekullueshme për të folur dhe për të takuar njerëz të rinj. Në punë, perspektiva është e mrekullueshme, por ndoshta duhet të kuptoni se çfarë gabimesh keni bërë në të kaluarën! Binjakët Hëna është në dizavantazh këtë të hënë ndaj në dashuri është më mirë të bëni gjithçka me qetësi.…
Kjo e hënë do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat juglindore. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 13-21 gradë, në mesditës do të zbresin duke luhatur 26°C deri në 31-34°C. Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.
Partia Konservatore e ish-kryeministrit të vrarë Shinzo Abe ka fituar zgjedhjet në Japoni me rezultat historik, dy ditë pas vrasjes së tij. Rezultati befasues duket se është ndikuar nga atentati që iu bë Abe, teksa ishte duke mbajtur një fjalim elektoral në kuadër të zgjedhjeve që u zhvilluan sot. Numërimi paraprak i votave tregoi se Partia Liberale Demokratike qeverisëse është në rrugën e duhur për të siguruar një koalicion prej të paktën 143 vendeve në dhomën e sipërme prej 248 anëtarësh.
Një 60-vjeçare është lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, në Maliq. Policia bën të ditur se shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, ka shkuar në spitalin e Pogradecit me djegie trupore. 60-vjeçarja i ka marrë djegiet si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e saj. Sipas policisë, ajo ndodhet aktualisht duke marrë trajtim në spital. Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Njoftimi i policisë: Maliq/Informacion paraprak Më datë 10.07.2022, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe,…
Me ditët e ngrohta, nevoja për t’u freskuar rritet dhe akullorja është padyshim një nga mënyrat më të mira dhe më të shijshme për ta bërë këtë. Temperaturat e larta nuk janë të këndshme as për foshnjat. Ndaj, shumë prindër u japin atyre akullore duke menduar se nuk mund të jetë e dëmshme për ta. Megjithatë, dhënia e akullores për një fëmijë shkel një nga rregullat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për të ushqyer një foshnjë: gjithçka që prodhohet në një fabrikë nuk është ushqim i mirë për fëmijën. Ky është veçanërisht rasti kur bëhet fjalë për ushqimin e…
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar pasi kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviçit vendosi njëzëri sot, që të ndërpresë mbështetjen për Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga ai. Arsyeja është Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe e cila u votua nga shumica e ministrave e Qeverisë së Abazoviçi të premten, më 8 korrik. DPS-ja deklaroi se marrëveshja me Kishën Serbe kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi. Kryeministri Dritan Abazoviç ka deklaruar se e mirëpret vendimin e Kryesisë së DPS-së. “E mirëpres vendimin e Kryesisë së DPS-së. Është përgjegjës edhe si burrë…