Ndërsa kanë mbetur dhe pak javë për të sjellë në jetë djalin e saj, Dojna Mema ka zhvilluar një pyetësor me ndjekësit, ku ka zbuluar detaje nga pritja e ëmbël. Njëra prej pyetjeve ishte tepër e ndjerë dhe lidhet me babain e saj, i cili ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2019. “A e pate mundësinë ta prezantoje babin me Vlashentin?”, e ka pyetur një ndjekës moderatores, e cila nuk ka hezituar t’i përgjigjet: “Po dhe është një nga gjërat për të cilat jam më shumë e lumtur, për këtë duhet t’ia di për nder Vlashentit sepse ne kishim një…
Author: tirana
Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi ka surprizuar me postimin e fundit që ka bërë në rrjete sociale. Përmes Instagramit, autori i shumë hiteve shprehet se ka nevojë për një psikologe. “Kam nevojë për një psikologe,“, ka shkruar reperi. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me reperin apo nëse bëhet fjalë për ndonjë ironi nga ana e tij. Kujtojmë që së fundmi, ai ka qenë në qendër të vëmendjes pas përplasjes me ish anëtarin e TBA-së, BMT, i cili u dhunua pak ditë më parë nga disa njerëz të tij. Në një lidhje live, Stresi theksoi…
Harry Kane nuk do largohet nga Tottenham. Sulmuesi anglez do të jetë pjesë e Spurs edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht zërave të merkatos. Së fundmi ka thashetheme që e lidhin me Bayern Munchen, por sipas gazetarit të mirënjohur Fabricio Romano, asgjë nuk është e vërtetë. Kane ka një kontratë që e lidh me klubin londinez deri në vitin 2024 dhe po shqyrtohet mundësia që në tavolinë të vendoset edhe një tjetër ofertë nga Tottenham për të vazhduar edhe më tutje bashkëpunimin. Trajneri i kësaj skuadre, Conte e ka në planet e sezonit të ardhshëm, me grupin që është tejet…
Një ngjarje është regjistruar këtë të diel, në fshatin Vrap. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se një 17-vjeçar është gjetur i mbytur nga xhaxhi i tij në rezervuarin e këtij fshati. Nga të dhënat paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi: Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Është bërë i mundur shpëtimi i tre turistëve çekë që u bllokuan në një zonë të thepisur mes Valbonës dhe Thethit. Kujtojmë se fillimisht njoftuan policinë përmes telefonit, e cila u nis drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve në rrugë tokësore. Kjo pasi helikopteri i urgjencës e kishte të pamundur të ulej, pasi turistët ishin bllokuar në një zonë të thepisur.
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Shkodër – Mes, në vendin e quajtur “Hot i Ri”, shtetasi B. R. 18 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër, duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës, dhe për pasojë motoçikleta është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit vendosi njëzëri të dielën, më 10 korrik, që të ndërpresë mbështetjen për Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga Dritan Abazoviq. Arsyeja është Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe e cila u votua nga shumica e ministrave e Qeverisë së Abazoviqi të premten, më 8 korrik. DPS-ja deklaroi se marrëveshja me Kishën Serbe kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi. Nga partia e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, vlerësuan se Qeveria ndryshoi kursin politik për të cilin ishte rënë dakord me formimin e saj. “Qeveria braktisi detyrën…
Mali i Zi prej vitesh është vendosur mes dy ekstremeve etno-politike. Një ekstrem nacionalist – serb, e njeh qartë veten si të tillë, për shkak të dimensioneve padyshim më të mëdha dhe traditës më të gjatë, por edhe për shkak të ambicieve shumë më të gjera (ndërkufitare). Nëse vini re edhe konturet e nacionalizmit malazez, ata e perceptojnë atë si mbrojtës dhe e justifikojnë duke thënë se nuk përbën rrezik për asnjë vend në zonën përreth. Ajo që duket se nuk i arrin trurit dhe më së shpeshti është fakti që nacionalizmi përfaqëson një bombë me sahat në themelet e shtetit…
A keni takuar ndonjëherë dikë dhe keni menduar menjëherë se keni gjetur një mik të ri? Ishte buzëqeshja, e qeshura e tij, një vezullim në sy, apo ndoshta një shaka e zgjuar që ata thanë? Në fakt, aroma e tij mund t’ju ketë bërë që të ndiheshit “të tërhequr”. Ashtu si me shumë gjitarë, lidhja juaj e menjëhershme mund të jetë zhvilluar menjëherë pas… aromës së parë. Ne tërhiqemi nga njerëzit me të cilët kemi diçka të përbashkët, si mosha, personaliteti dhe pamja por duket se kërkojmë fshehurazi edhe ata që kanë aromë të njëjtë. Disa studiues izraelitë kryen një…
Është arrestuar 23-vjeçari shqiptar Fisnik Hoxha i cili qëlloi për vdekje shtetasin turk Mustafa A, 31-vjeç. Kujtojmë se ngjarja ndodhu në lagjen Gaarden të Kiel, Gjermani. Ndërkohë si pasojë e plagëve të marra 31-vjeçari humbi jetën në spital. I riu shqiptar është arrestuar pas thuajse dy javësh. Sipas policisë së Kielit dhe prokurorisë, 23-vjeçari u arrestua nga njësitë speciale në Gelsenkirchen pasditen e sotme. 23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa pritet që të dërgohet para gjykatës.
Aktorja Eva Alikaj ka zbuluar së fundmi një bisedë që ka zhvilluar me Ermal Mamaqin, ku i ka kërkuar që të marrë pjesë në serialin e tij H.O.T por e ka refuzuar. Në deklaratën e saj, aktorja nuk ngurroi të ironizonte Ermalin duke iu referuar me fjalët ‘boss’ dhe ‘miliarder’. “Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë ‘Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.’ Ai në telefon si bossi, producenti, miliarderi. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën, ta…
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Sarandë. Policia bën të ditur se në aksin rrugor Fushë Vëri-Sarandë, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. J, është përplasur me një automjet tip “Chrysler” me drejtues shtetasin Y. B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një prej pasagjerëve në automjetin “Chrysler”, shtstasja S. B., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Sarandë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Fushë Vëri-Sarandë, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. J, është përplasur me një automjet tip “Chrysler” me drejtues shtetasin Y. B. Si pasojë e përplasjes…