Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një…
Author: tirana
Policia parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale që mund të kishte ndodhur sot në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës, duke kapur në flagrancë me pistoletën me fishek në fole 34-vjeçarin Kleo Hysi. Ai ishte nisur nga fshati Kalivaç i Tepelenës për të ekzekutuar me armë ish-bashkëshorten e tij me iniciale F.Ç. dhe bashkëjetuesin e saj Isuf Jaçaj. Policia sqaroi në njoftimin e saj se Hysi kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që ishte vendosur nga Gjykata e Sarandës për të, duke detyruar që të mos dilte prej banesës. “Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kërcënoi…
Policia e Sarandës ka vënë në pranga një të ri nga Kosova, pasi në posedimin e tij janë gjetur disa doza kanabisi. Mësohet se aksioni policor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Shtetasi i arrestuar është Henri Gashi, 30-vjec, nga qytetit i Gjakovës. Gashi është kapur në flagrancë nga policia e Sarandës në lagjen nr.1 të qytetit, ku ai edhe jetonte me qira. Policia ka sqaruar se 30-vjeçari u shiste lëndë narkotike pushuesve.
Ledri Vula feston sot ditëlindjen. Reperi mbush 36 vjeç, ku nuk munguan urimet e shumta nga miqtë, fansat dhe familjarët. Partnerja e tij, Sara Hoxha e ka uruar me disa fotografi të papublikuara më parë, krahas së cilave ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen shoku im më i mirë”. Megjithatë, reperi e ka marrë urimin më të bukur nga e bija e vogël, Poem Blu. Në një video të postuar në Instagram, vajza e reperit shfaqet duke i kënduar “Happy birthday to you” babi Ledrit, i cili këtë moment special e ka ndarë me të gjithë ndjekësit. View this post on Instagram…
Sarandë/Shërbimet e Policisë parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Marrja në kohë reale e informacionit dhe reagimi profesional dhe i menjëhershëm i shërbimeve të Policisë, parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kërcënoi se do të vriste ish-bashkëshorten e tij dhe bashkëjetuesin e saj, me armë zjarri, vihet në pranga 34-vjeçari, në kuadër të operacionit policor të koduar “On time”. Në pranga dhe një shtetas tjetër (bashkëjetuesi), pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë e ftohtë. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, me fishekë në fole dhe përforcuesi i grushtit. Shërbimet…
Real Madrid më në fund ka arritur të rinovojë kontratën me yllin e skuadrës, pasi marrëveshja mes palëve ishte arritur prej muajsh. Vinicius Jr tashmë zyrtarisht ka zgjatur kontratën me “Los Blancos” deri në vitin 2027. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ku raportohet se vetë presidenti i madrilenëve, Florentino Perez ka qenë i angazhuar në rinovimin e kontratës së brazilianit. Galaktikët kanë vendosur një klauzolë të çmendur prej 1 miliard euro në rast se ndonjë klub dëshiron të sigurojë shërbimet e 21-vjeçarit. Në këtë mënyrë “Los Blancos” kanë “gozhduar” ylin e skuadrësnga cdo lloj…
Në Shkup sot pritet të vazhdojnë protestat kundër propozimit francez, përmes së cilit hiqet vetoja bullgare dhe Maqedonisë së Veriut i hapet rruga për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Megjithatë, opozita maqedonase dhe shoqata të ndryshme qytetare janë kundër këtij propozimi andaj tanimë për një javë po protestojnë duke theksuar se ky propozim ka si synim bullgarizimin dhe asimilimin e maqedonasve. Edhe sot thirrja për protesta është me moton dhe porosinë e ngjashme: “Vazhdojmë më masivisht dhe më në numër kundër bullgarizimit dhe asimilimit të hapur. Të bashkohemi nën gjuhën maqedonase që dimë. I bëjmë thirrje çdo familjeje…
Këtë të dielë, Papa Françesku para besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit ka folur edhe për luftën në Ukrainë, ku ka pasur një kërkesë.”Zoti të tregojë rrugën për t’i dhënë fund kësaj lufte të çmendur”, tha ai.
Nga Clara Ferreira Marques “Bloomberg” Diktatorët e shkollës së vjetër, dallohen nga mbështetja e tyre tek terrori dhe censura e hapur. Ndërkohë autokratët e gjeneratës së re, arrestojnë më pak dhe gënjejnë më shumë. Ata krijojnë një fasadë të demokracisë, mbështeten tek manipulimi i informacionit dhe kompetenca në realizimin e projektit. Këta udhëheqës autoritarë duan ende kontrollin e vendit, por synojnë ta arrijnë përmes dinakërisë së liderit të Singaporit Li Kuan Jeu, dhe jo nëpërmjet sjelljes brutale të Josif Stalinit. Në librin e tyre të ri “Diktatorët dinakë: Fytyra në ndryshim e tiranive të shekullit XXI”, Sergei Guriev dhe Daniel…
Më shumë se 2 mijë e 600 hektarë të mbjella janë dëmtuar nga karkaleci i kuq në disa zona të Shqipërisë. Karkaleci s’mund të luftohet në këtë fazë. Drejtori i Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe i Mbrojtjes së Bimëve, thotë se ndërhyrja duhet të ishte kryer më herët. “Jemi në fazat e fundit, karkaleci do të ngordh për pak ditë. Nuk bëjmë spërkatje nga ajri, pasi nuk ka efektivitet në këtë fazë”. Karkaleci i kuq është i pranishëm në vendin tonë që prej vitit 2014. Zhdukja e tij është e pamundur, ndërsa parandalimi kërkon vetëm pak vullnet. “Siç kemi ngritur mekanizmat…
Bojkoti i avokatëve që kundërshton hartën e re gjyqësore nuk i bëri bashkë komunitetin e avokatëve që gjatë kësaj greve u shfaqën të përçarë. Shumë i braktisën seancat, por të tjerë vazhdojnë të përfaqësojnë klientët e tyre. Këshilli i Dhomës Kombëtare do të mblidhet për të vendosur se çfarë do bëhet me avokatët që thyen bojkotin. Numri i tyre është i lartë. “Nuk ka kuptim ne nuk shkojmë, ca shkojnë. Ja kam vendime në duar të atyre që kanë shkuar dhe janë mbi 100 për të cilët do mblidhet këshilli nga të gjitha qytetet që kanë qenë në masa sigurimi…
Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, është vënë në shënjestër të mediave spanjolle për disa foto të publikuara nga paparazzët ku shihet me celulit dhe bark ende të rrumbullakosur. Sipas mediave të huaja, komente të shumta negative kanë vërshur drejt Georginës duke e quajtur të shëndoshë, të dhjamosur dhe shumë epitete ofenduese në lidhje me format e saj fizike. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i motrës së Saj Ivana e cila në rrjetet sociale ka mbrojtur të motrën. Në llogarinë e saj në Instagram, Ivana ka shprehur mbështetjen e saj për të motrën dhe ka kritikuar komentet negative mbi…