Author: tirana

Një i ri, i cili u zhduk një ditë më parë në ujërat e Halkidiki, Greqi është gjetur i gjallë sot. 30-vjeçari Ivan nga Maqedonia e Veriut arriti të mbijetojë duke notuar në det për mbi 18 orë. I riu së bashku me dy miq, bashkatdhetarë shkuan për të notuar në plazhin e njohur të Mytit në Poseidi. Mirëpo, të tre u përfshinë nga rrymat e forta në zonë. 25-vjeçari i grupit ishte me fat dhe u shpëtua menjëherë të shtunën. 30-vjeçari Ivan u pa sot në mesditë nga një anije mallrash me flamur Gjibraltar, në jugperëndim të gadishullit Kassandra.…

Read More

Çmimi i biletave të linjave ajrore do të rriten me rritjen e kostove të karburantit, ka paralajmëruar një shef i industrisë ajrore. Çmimet e naftës janë rritur për shkak të luftës në Ukrainë, raporton BBC. Këto kosto do t’u kalohen konsumatorëve, tha Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA). Ish-shefi i British Airways tha gjithashtu se Aeroporti Heathrow duhej të ishte përgatitur më mirë për të shmangur ndërprerjet e fundit. Udhëtarët duhet të përgatiten që kostoja e fluturimeve do të rritet, tha Walsh për programin e mëngjesit të së dielës në BBC. “Fluturimi do të…

Read More

Policia greke ka goditur një grup kriminal që grabisnin statuja me vlerë historike. Mediat në Athinë raportojnë se pjesë e këtij grupi ishte edhe një grua shqiptare. Statujat që grabisnin ishin me vlera historike si edhe artistike, përkatësisht statuja si ato të Eleftherios Venizelos, heroit Delvois, Philidas, Sinopoulos, Stelios Kazantzidis. Grupi u shkatërrua pas denoncimeve të shumta për të cilat nisën menjëherë hetimet. Pjesë e grupit ishte edhe një grua nga Shqipëria 35-vjeçe dhe të tjerët i përkisnin moshave 36, 32, 53 vjeç. Banda ishte e njohur për grabitje, heqje të sendeve me vlerë të ekspozuara në ambiente publike si…

Read More

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Korccë. Policia bën me dije se rreth orës 17:10 në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një 12-vjeçar. I mituri po lëvizte me biçikletë në momentin që është përplasur, ndërsa aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës. Njoftimi i policisë: Korçë/Informacion paraprak Më datë 10.07.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”,…

Read More

Charles Leclerc me Ferrari rikthehet triumfator në Formula 1, duke fituar garën e Çmimit të Madh të Austrisë, që është e shtëpisë së Red Bull, por që zuri vendin e dytë me Max Verstappen, i cili startoi i pari. Dy Ferrarit bënë një garë të mirë nga fillimi, ndërsa Perez doli jashtë piste nga goditja e Russell, por arriti të rifutej në garë. Leclerc parakaloi Verstappen dhe pas daljes nga box-et ishte gjithnjë i shpejtë. Në xhiron e 57, piloti spanjoll i Ferarit, Carlos Sainz, pati disa probleme në makinën e tij, gjë që bëri të dilte nga pista. Më…

Read More

Në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe komisionerit Oliver Varhely, në 27 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Në këtë deklarat, e cila nderon viktimat e këtij gjenocidi, thuhet se “ne qëndrojmë së bashku, në pikëllim, me të afërmit dhe miqtë e tyre që i mbijetuan gjenocidit”. Sipas Borrell dhe Varhely ende edhe sot paqja nuk mund të merret si e mirëqenë. “Agresioni i pajustifikuar dhe i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës ka rikthyer një luftë brutale në kontinentin…

Read More

Sërish kaos në Formula 1. Këtë herë protagonist në garën për Çmimin e Madh të Austrisë u bë Carlos Sainz.Piloti spanjoll i Ferrarit doli nga pista në xhiron e 57-të, për shkak të disa problemeve që vërejti të mjeti i ti. Makina e Sainz nisi të merrte flakë, por fatmirësisht ai ia doli të dilte jashtë me ndihmën e komisarëve. Gara për Çmimin e Madh të Austrisë sa vjen e bëhet me interesante, sakaq mund të thuhet se po ndiqet nga miliona fansa nëpër botë. Se kush do ia dalë të fitojë, kjo mbetet të shihet.

Read More

Të paktën 14 persona kanë rënë në pranga pas një operacioni të kryer nga policia spanjolle, kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet spanjolle kanë goditur mafien shqiptare që trafikonte marijuanë nga Tarragona. Aksioni policor është kryer në zonën e Camp de Tarragona, ndërsa janë kryer edhe kontrolle në ndërtesa industriale si edhe disa banesa po në këtë zonë. Sakaq arrestimet janë bërë nga Divizioni i Hetimit Kriminal (DIC), ndërsa bëhet me dije se të arrestuarit i përkasin moshës 20 deri në 51-vjeç. Hetimi i këtij operacioni mësohet se ka nisur në vitin 2021, pas informacioneve të…

Read More

Disa muaj më parë, kur njerëzit nisë fillimisht të spekulonin se Boris Johnson mund të shkarkohej, kryeministri zbuloi se si do t’i përgjigjej një sfide të tillë. Ai ka thënë se do t’i duhej një flakëhedhës për ta nxjerrë nga problemet. Ndërsa karriera e Johnson-it në slitë rrokullisjeje u ndal javën e kaluar, m’u kujtuan fjalët e dikujt tjetër që punonte me të, i cili dikur më tha: “Harroje macen me nëntë jetë, Boris duket se ka 99 jetë. Për vite me radhë, Johnson sfidoi gravitetin politik. Sa herë që binte me kokë poshtë, ai zbriste mbi putrat e tij”, tregon ai. Por…

Read More

Të paktën 15 persona janë qëlluar për vdekje në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut. Policia njoftoi se persona të armatosur hynë në tavernën Orlando East në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe filluan të qëllonin ndaj një grupi të rinjsh. Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë. Asnjë motiv për sulmin nuk është përcaktuar, tha policia. Disa persona të tjerë janë në gjendje kritike në spital, raporton Nomsa Maseko e BBC-së. Viktimat besohet të jenë të moshës 19 deri në 35 vjeç. “Trupat ishin mbi njëri-tjetrin…

Read More

Personi që shihni në foto sot është një ndër yjet më të komentuar të ekranit. Bëhet fjalë për Beatrix Ramosaj, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë muajve të fundit. Këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit këtë imazh. Kujtojmë që Beatrix ka qenë kryefjala e mediave që kur hyri brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ylli i muzikës u kryqëzua për raportin që krijoi me aktorin Donald Veshaj kur ishte brenda shtëpisë, me të cilin i dha fund lidhjes vetëm pak ditë pasi përfundoi formati.

Read More

Eliona Pitarka po shijon disa ditë pushimesh me familjen e saj. Aktorja ka ndarë shpeshherë momente të këndshme me të bijën ndërsa nuk kanë munguar as pozat seksi duke ekspozuar trupin e saj. Për këtë, krahas komplimenteve, ajo ka marrë dhe kritika. Njëra pej ndjekësve thotë se një mama nuk del në këtë mënyrë në fotografi. Sigurisht, ky koment nuk ka kaluar pa një përgjigje nga ana e Elipnës, e cila vë në dukje se është një super mama, e arrirë në karrierë dhe mbi të gjitha, se e do shumë veten. “Hahahahaha perse jo? Une jam nje super mama,…

Read More