Author: tirana

Tirana do të mikpresë në fund të korrikut, Parlamentin Frankofon të Rinisë. Lajmin e mirë e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë që po mbahet në Kigali, Ruanda. “Është një kënaqësi e veçantë që Tirana do të mikpresë në fund të korrikut, Parlamentin Frankofon të Rinisë një rast i veçantë, sidomos kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë. Ky vendim u mor në Kigali, një vizitë 24-orëshe, e cila ishte emocionuese edhe per mua personalisht. Ketu kam jetuar para 20 vitesh dhe pashe se si çdo komb…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken pati një takim këtë javë me homologun kinez për të folur mbi marrëdhënien e dy superfuqive. Si do të duket konkurenca mes tyre? A do të shkojmë drejt një lufte të re të ftohtë? Këto pyetje do të marrin përgjigje në vitet në vijim. Ndërkohë, për të ndërtuar një konkurencë të shëndetshme, presidenti amerikan Biden dhe homologu Xi priten të bisedojnë në javët në vijim me njëri-tjetrin. Amerikanët janë të shqetësuar për lidhjen më të ngushtë të Kinës me Rusinë dhe lufta në Ukrainë, teksa kinezët kanë shprehur shqetësime për Tajvanin dhe atë që…

Read More

Nga: Agron Malaj, kreu i Bashkisë së Matit Qyteti Burrel ndodhet midis dy akseve kryesore të vendit: Rrugës së Kombit(36 km) dhe Rrugës së Arbrit(22 km). Burreli si qytetet dhe qendër e Bashkisë Mat shtrihet mbi një pllajë mbi 300m lartësi në luginën e mesme të lumit Mat gati në qendër të krahinës Mat. Zona ku shtrihet sot qyteti ka dhënë dëshmi të rëndësishme mbi zhvillimin e një kulture që nis nga epoka e bronzit ( 2100 p.e.s dhe me vazhdimësi deri në kohën e vonë antike shek VI e.s. dhe vijimësi edhe gjatë mesjetës e deri në ditët e…

Read More

“Arrest në burg” është masa që dha sot Gjykata e Lushnjes për 58-vjeçarin Andrea Stasa, i cili akuzohet se vrau babain e tij në fshatin Remas, Dhimitrin, duke e mbytur me duar. 58-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur u arrestua nga Policia. Ndërsa deri më sot nuk e pranon vrasjen e të atit. “Nuk kam bërë vrasje unë, çfarë thoni”,-kështu u shpreh ai para togave të zeza. Po ashtu, shtoi se ditën e krimit kishte pirë raki me të atin, ndërsa më pas kërkoi edhe unazën që mbante në gisht pasi i mungonte. Ndërkohë që në…

Read More

Turistët çekë që kanë ardhur në Shqipëri, janë bllokuar paraditen e sotme në kufirin me Thethit dhe Valbonës të cilët kanë qenë duke eksploruar zonën. Policia thotë se pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si edhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve.

Read More

Një 33-vjeçar dhe 38-vjeçar kanë rënë në pus mesditën e sotme në fshatin Lofkënd të Mallakastrës, ndërsa njëri prej tyre i identifikuar si Besnik Veliaj ndërroi jetë. Policia dhe forcat zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, por 38-vjeçari nuk ka arritur dot të mbijetojë. 33-vjeçari ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Read More

Mbi 4 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia shqiptare në 8 vitet e fundit. Referuar të dhënave nga EUROSTAT, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë e njërit nga vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 52 për qind e të larguarve nga vendi janë të rinj të grup-moshës 15-35 vjeç. Po çfarë po e shtyn të heqin dorë nga shtetësia? Sipas të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë njërit nga vendet e BE-së.

Read More

Në Sri Lanka nuk ka më “shtet”, pasi mijëra qytetarë janë në protesta ku kryeministri dhe presidenti i vendit kanë dhënë dorëheqjet si pasojë e akuzave për keqmenaxhim të situatës ekonomike. Ata kanë pushtuar edhe rezidencën e presidentit. Një video e publikuar në mediat ndërkombëtare tregon protestuesit duke bërë ushtrime në palestrën e Presidentit Gotabaya Rajapaksa.

Read More

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, një figurë e pastër në selinë blu, që pas protestës së mbajtur nga Sali Berisha më 7 korrik, ka mbajtur dy qëndrime. Në reagimin e sotëm, ajo thotë se po e “mbysin” me komente negative në lidhje me postimin e parë për protestën. Sot Tabaku e cila është pro Bashës, thotë se duhet një PD e re dhe se në selinë blu, të gjithë kanë ngatërruar dëshirën për të larguar Edi Ramën. “Protestat duhen dhe shumë mirë që t’i bëjmë. Po halli është se këtë ngatërresën që thashë mes nesh dhe shqiptarëve, protestat nuk e zgjidhin…

Read More

Finlanda dhe Suedia janë një hap larg anëtarësimit në NATO, dhe Shqipëria është krah tyre. Ndaj dhe sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar protokollin për anëtarësimin. Ligj nr. 56/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës” Ligj nr. 57/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë”.

Read More

Sergio Oliveira është zyrtarisht lojtari më i ri i Galatasaray. Mesfushori ka bërë zgjedhjen e tij, pasi nuk u ble nga Roma dhe tashmë do të nisë një eksperiencë të re, në kampionatin turk. Gjithsesi, kartonin e lojtarit e dispononte Porto, me portugezët të cilët e kishin dërguar në formë huazimi te skuadra e Mourinhos, ndërsa italianët në fund të sezonit vendosën për të mos e blerë përfundimisht mesfushorin. Klubi turk ka njoftuar se do t’i paguajë Portos 3 milionë euro për të blerë 30-vjeçarin, i cili ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me një pagë 2.7 milionë euro në sezon.

Read More

Një skandal është kthyer festa e Grupit Parlamentar të SPD-së në Gjermani, ku disa gra shfaqën probleme shëndetësore, që dyshohet se ua ka shkaktuar një lëndë e dyshimtë që kanë konsumuar gjatë eventit. Një 21-vjeçare u paraqit në spital të shtunën në mbrëmje, pak orë pas festës me marrje mendsh dhe probleme me kujtesën. E reja ka rrëfyer se nuk ka pirë alkool në festë, por ka ngrënë ushqim dhe ka konsumuar pije joalkoolike. Asaj iu bënë analizat e gjakut, ndërkohë që katër gra të tjera, paraqitën simptoma të ngjashme. Mediet gjermane raportojnë se gratë dyshohet të jenë viktima të…

Read More