Kjo e dielë do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominante. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim, ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuasje në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore, ku pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten thuajse kostante në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C. Era do të mbetet e fortë me…
Author: tirana
Dashi Hëna është gati të hyjë në shenjën tuaj dhe tani gjithçka bëhet më intriguese. Ata që i kanë dhënë fund një lidhjeje mund të lënë gjithçka pas dhe të fillojnë nga e para. Në punë po vijnë lajme dhe mundësi. Detyra të reja të mundshme! Demi Epo dashuria duket në rregull, qielli premton për mirë, por duhet të shkoni në vendet e duhura sepse vetëm kështu pasioni do të rindizet. Në punë, përpiquni t’i vlerësoni me qetësi të gjitha propozimet. Nxitimi nuk është kurrë aleati i duhur! Binjakët Dikush po mendon dhe shfaq interes për ju, por ju nuk…
Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka marrë pjesë në festivalin e rrokut që është zhvilluar këtë fundjavë në Finlandë. Madje, ajo ka shkuar edhe me veshjen e përshtatshme për këtë festival në Ruisrock Festival këtë fundjavë. “As mos u përpiqni të pretendoni se kryeministri juaj është aq i lezetshëm sa Sanna Marin në Ruisrock- Festival”, shkruan një nga gazetarët finlandezë. Ndërkaq para dy javësh, Sanna Marin vizitoi Shqipërinë ku u takua me kryeministrin Rama ku shprehu mbështetjen e vendit të saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Një shtetas gjerman rreth 73 vjeç ka humbur në gadishullin e Karaburunit. 73 -vjeçari është nisur sot rreth orëve të para të ditës nga Orikumi drejt Karaburunit me qenin e tij dhe ende nuk është kthyer. Sinjalin për humbjen e tij e ka dhënë një banor i Orikumit i cili ka njoftuar postën e policisë. Ndërkohë që 10 forca policie së bashku me ADZM janë duke shkuar në atë zonë që mendohet se mund të jetë 73 vjeçari nga Gjermania, pasi në rrjetet sociale ai kishte hedhur një foto nga vendi ku kishte qenë para disa orësh.
Një raport i publikuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë në Itali, ka zbuluar problemet të cilat lidhen me ekstradimin e kriminelëve shqiptarë. Në raportin mbi luftën ndaj krimit dhe trafikut të drogës, autoritetet italiane raportojnë se kriminelët shqiptarë ekstradohen, futen në burgjet e Tiranës dhe Vlorës dhe më pas largohen nga qelitë pasi kanë paguar para. “Kriminelët shqiptarë i gjykojnë të gjithë për t’u transferuar në burgjet e Tiranës apo të Vlorës, sepse atëherë, shumë prej tyre, duke paguar dalin kur të duan.” thuhet në Raport.
Edicioni i dytë i Big Brother Vip do të nisë në janar, por kjo nuk do të thotë që Arbana Osmanin nuk do ta shohim në ekran. Për herë të parë në karrierën e saj televizive ajo do të prezantojë një projekt që nuk do të mbajë logon e Top Channel. Bëhet fjalë për televizionin publik shqiptar ku këtë vit Arbana Osmani do të prezantojë festivalin e fundvitit. Ende nuk dihet nëse do të ketë një bashkë prezantues apo do ta prezantojë vetëm. Në këtë projekt ajo do të mbajë rolin e moderatores dhe autores. Për Arbanën nuk është hera…
Një zjarr ka rënë, pasditen e sotme, në një park në lagjen Cedotcelle, në kryeqytetin italian, Rom♪. Siç raportojnë mediat italiane, zjarri është përhapur në një qendër demontimi makinash, duke shkaktuar një sërë shpërthimesh në automjetet e grumbulluara. Zjarrfikëset, policia dhe karabinierët kanë shkuar në vendngjarje. Sipas informacioneve të deritanishme nuk ka viktima, ndërsa është vendosur evakuimi paraprak i pesë pallateve.
Kryeministri britanik Boris Johnson akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas gazetës britanike, The Times, kur ishte kryebashkiak i Londrës ai u përpoq të emëronte një grua të re në bashkinë e qytetit për të pasur një lidhje me të. Në një audio, gruaja iu afrua në vitin 2017 duke i kërkuar t’i shpjegonte se çfarë ndodhi në vitin 2008. Johnson, siç dëgjohet, nuk e mohon atë që e akuzon e reja. Kjo histori i shtohet vazhdës së akuzave të tjera të ngjashme që rëndojnë qeverinë britanike, por edhe personalisht Boris Johnson. Në atë kohë Boris Johnson ishte i martuar dhe baba…
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i drejtohet Perëndimit duke e paralajmëruar se sanksionet e vazhdueshme ndaj Moskës, do të rrezikojnë rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët në mbarë botën. Lideri rus u shpreh se thirrjet e vendeve perëndimore për të reduktuar varësinë nga energjia ruse, kanë rritur çmimin e naftës dhe gazit. “Sanksionet kundër Rusisë po shkaktojnë shumë më tepër dëme për ato vende që i imponojnë ato. Vendosja e mëtejshme e sanksioneve mund të çojë në pasoja edhe më të rënda, pa ekzagjerim, madje edhe katastrofike në tregun global të energjisë”, iu tha Putin udhëheqësve të industrisë ruse…
Reperi Mozzik ka reaguar pas deklaratës që ish-bashkëshortja e tij, Loredana Zefi, bëri ditën e djeshme gjatë një interviste. Teksa fliste për raportin me ish-partnerin e saj, ajo zbuloi se nuk ka asnjë kontakt më me të. “Shumë mendojnë se ai nuk ka kontakt as me vajzën. Por ai në fakt ka. Ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, tha Loredana. Pas kësaj, sot, Mozzik publikoi një postim në “InstaStory”. “Kush shkel mbi trosha, e vret buka gjithmonë”, ka shkruar Mozzik mbi foton e tij, shoqëruar me një emoji.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë të shtunën se përparimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është kritik në këtë moment kyç për kontinentin dhe shprehën mbështetjen për një propozim kompromisi që merr parasysh interesat e Shkupit dhe Sofjes. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, e shprehën këtë qëndrim në një deklaratë të përbashkët ku mbështetet hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. “Në këtë moment kritik të historisë evropiane, në kushtet e agresionit të pajustifikueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, përparimi drejt…
Një automjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale Xh.Sh., ka marrë flakë në ecje e sipër pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Makina është shkrumbuar plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes .