Policia e Shtetit ka ushtuar kontrolle në aksin e ri rrugor Kardhiq – Delvinë. Gjatë 48 orëve të fundit, si pasojë e monitorimeve në këtë segment rrugor, janë pezulluar 20 leje drejtimi. Shkak është bërë shpejtësia mbi normën e lejuar. “Po ashtu, janë vendosur 95 masa administrative për qarkullim me shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit; 67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa, për mospërdorim të rripit të sigurimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Author: tirana
Në rrjetet sociale është bërë virale një video e ministres së Arsimit në Britaninë e Madhe, Andrea Jenkyns, teka shfaqet duke ofenduar disa protestues jashtë Downing Street. Ajo dallohet teksa iu drejton protestuesve gishtin e mesit, dhe më pas iu thotë: “Qesh mire ai qe qesh i fundit. Prisni dhe shikoni”. Këtë gjest ajo e konsideron si një përgjigje ndaj “turmës”, që sipas saj kanë fyer atë dhe deputetë të tjerë. Ajo tha se duhej të ishte treguar më gjakftohtë, por, sërish e cilësoi një veprim njerëzor.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasadorin e Kievit në Gjermani, si dhe disa të dërguar të tjerë të lartë. Në një dekret që nuk jepte asnjë arsye për këtë veprim, ai njoftoi shkarkimin e ambasadorëve të Ukrainës në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji dhe Hungari. Nuk është e qartë nëse diplomatët do të marrin poste të reja. Zelenskyy u ka kërkuar diplomatëve të tij që të marrin mbështetje ndërkombëtare dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën. Marrëdhëniet e Kievit me Gjermaninë, e cila është shumë e varur nga furnizimet ruse me energji, janë të ndjeshme.
Shtimi i rasteve të reja me COVID gjatë ditëve të fundit në vend është kthyer në një shqetësim serioz. Mjeku pneumolog, Ardian Jorgji, i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”, kërkoi që të tregohet kujdes, pasi në këtë periudhë virulenca është shumë e lartë. Nëse shfaqni për disa ditë temperaturë, shtim të kollës apo probleme me frymëmarrjen, ai bëri thirrje që të shkoni dhe të bëni menjëherë ekzaminim klinik. Ndër të tjera, Jorgji tha se moshat e reja rezultojnë më së shumti të infektuar, ndaj këshillon për rritje të vigjilencës. “Virulenca është e lartë, nëse flasim për situatën…
Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një pikë të re kufitare. Mediat malazeze raportojnë se qeveria ka miratuar një dokument që nis negociatat me Shqipërinë. Pika kufitare planifikohet të ngrihet pranë Ulqinit dhe Velipojës, në zonën midis Sveti Nikola (Mal i Zi) dhe Pulaj (Shqipëri). Arsyet e propozimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për hapjen e pikës kufitare Sveti Nikolla është lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve ndërmjet dy shteteve dhe për të lehtësuar trafikun përtej kufirit të përbashkët shtetëror. Sa i përket parametrave teknike të pikës doganore,…
Mediat italiane kanë nxjerrë detaje të reja për 20-vjeçarin shqiptar që u gjet i pajetë në një tokë bujqësore. Mësohet se i riu nuk kishte shumë kohë që ishte bashkuar me familjen e tij, e cila jetonte prej vitesh në Sparanise, në Agro Caleno. I riu sapo kishte filluar punë në një fermë të madhe të specializuar në kultivimin e prodhimeve të serave. Autoritetet italiane dyshojnë deri më tani se i riu shqiptar ka humbur jetën si pasojë e temperaturave të lartë teksa punonte. Megjithatë pritet që autopsia të tregojë shkaqet e sakta të vdekjes.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, duke komentuar protestën e zhvilluar më 7 korrik, u shpreh se pjesëmarrja e lartë është një tregues i qartë që qeveria nuk po punon për qytetarët e saj. E ftuar në emisionin “Kjo javë”, Vokshi theksoi se qytetarët nuk dolën për Sali Berishën, por për të drejtat e tyre, ndërsa paralajmëroi se tashmë PD është gati për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën. Deputetja shtoi se vijojnë bisedimet me një sërë deputetësh demokratë të cilët shumë shpejt do t’i bashkohen strukturave të reja të PD-së. “Kushdo deputet është i ftuar, që nuk i është…
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit arbëresh të Italisë. Kreu i shtetit nënvizon se është jetike për identitetin kombëtar ndihma ndaj këtij komunitetit, ndërsa shton se ka mbetur i surprizuar nga ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditave nga arbëreshët. “Takimet me përfaqësues të komunitetit shumë të dashur arbëresh janë gjithmonë emocionuese. I lumtur të prisja ngrohtësisht Nënkryetarin e Bashkisë Arbëreshe të Ururit, Molise, z.Emiliano Plescia dhe Këshilltarin për Kulturën të kësaj Bashkie, z.Roberto Anzivino. Është mbresëlënëse dhe frymëzuese të njihesh me përpjekjet e tyre për të trashëguar brez pas brezi gjuhën, kulturën dhe traditat e…
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar bisedën e fundit me Kastriot Myftarajn, para se gazetari t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës. Në një reagim të bërë në “Facebook”, Manjani bën me dije se Myftari ishte paditur në gjyq nga kryeministri Edi Rama, dhe se gazetari i kishte kërkuar ta përfaqësonte si avokat. “Kastriot Myftari ishte paditur në gjyq nga Edi Rama. Pak kohë më parë më shkroi në Whatsapp ku më kërkoi ta përfaqësoja si avokat. Nuk munda ta përfaqësoj sepse ndër të tjera po merresha me një operacion gjuri. Por Kaçi…
Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe është i gatshëm që të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën një qeverie gjithëpartiake. Vendimi vjen pasi liderët e partisë ranë dakord që t’i kërkonin Presidentit dhe Kryeministrit të tërhiqeshin nga posti pas një kërkese nga populli. “Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ai është dakord me këtë rekomandim të liderëve të partive opozitare”, shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit. Ndërkohë mijëra protestues u ngritën sot në demonstratë kundër qeverisë për keqmenaxhimin e krizës ekonomike të vendit.
Sipas disa studimeve, ka një periudhë në jetën e burrit gjatë së cilës eksperienca e të qenit baba do të përjetohet në mënyrën më pozitive. Edhe pse nuk mund të themi se ka një moshë të përkryer në mënyrë absolute për t’u bërë baba, London School of Economics dhe Canada Western University kanë analizuar se mosha më e mirë për t’u bërë baba është nga 35-49 vjeç. Ky përfundim u arrit pas analizimit të disa çifteve. Sipas studiuesve, “ata që kanë fëmijë mes moshës 23 dhe 34-vjeçare shohin rënie të entuziazmit një ose dy vitesh pas ardhjes së fëmijës, ndërsa ato…
Gjykata në Britaninë e Madhe ka dënuar me burg një trafikant të qenieve njerëzore dhe një angleze, pasi u kapën duke futur ilegalisht tetë emigrantë shqiptarë. James Wisbey tentoi të sillte emigrantët përmes kanalit anglez nga Franca për në Britaninë e Madhe, duke vendosur në rrezik jetën e shqiptarëve gjatë një stuhie dhjetorin e vitit të kaluar. E arrestuara tjetër, Faye Miles, dëshmoi se kishte pranuar të punonte me trafikantin pasi ishte e pastrehë dhe kishte nevojë për para.