Author: tirana

Nga: Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike Protesta e 7 korrikut ridimensionoi dhe njëhere politikën shqiptare duke shprishur përfundimisht perceptimet e ndërtuara deri më tani. Piketat që ajo vuri do bëjnë që shoqëria dhe politika pas saj të ndryshojnë krejtësisht sjellje. E ndërmarrë mes dhjetra mallkimesh nga ata që suksesin e saj e identifikonin me rrëzimin moral të vetin dhe në një kohë “të çmendur”, ajo mori përmasën e sfidës më të hapur me regjimin. 7 korriku grisi përfundimisht perden e indeferentizmit social dhe zbuloi revoltën e një shoqërie që ndjen e kupton se përmasa e lirisë së saj është…

Read More

Partia Socialiste mbetet e vendosur për të adresuar çështjen e pensioneve me Greqinë dhe të votës së diasporës. Damian Gjiknuri bashkë me Mirela Kumbaron, Blerina Gjylametin, Laert Durajn, Artemisa Malon dhe Eridian Salianjin zhvilluan një takim në Athinë me përfaqësues të komunitetit shqiptar, shoqata dhe organizata jo-fitimprurëse shqiptare nga qytete dhe ishuj të Greqisë. “Në këtë bashkëbisedim të frytshëm diskutuam lidhur me çështje dhe probleme të ndryshme të komunitetit shqiptar në Greqi, midis tyre çështja e pensioneve, problematikat e hasura me lejet e qëndrimit, si dhe vota e diasporës”,-shkruan Gjinkuri në facebook.

Read More

Është 105-vjeçe, por kjo nuk e ndalon Rambin që të jepë këshilla fitnesi njerëzve që e rrethojnë. Ajo filloi karrierën e saj të vrapimit në shtetin verior të Indisë, Haryana, vetëm një vit më parë, por tashmë ka fituar disa medalje në garat lokale. Për të pjesëmarrja në këto gara është e rëndësishme sesa fitorja. Familja e saj dëshiron që ajo ta marrë lehtë, por Rambai thotë se kjo nuk do të ndodhë së shpejti.

Read More

Gjashtë persona humbën jetën dhe më shumë se 30 dyshohet se janë bllokuar pasi raketat ruse goditën një bllok apartamentesh pesë-katëshe në rajonin Donetsk të Ukrainës, duke e shembur ndërtesën. Guvernatori Pavlo Kyrylenko, tha se sulmi u zhvillua të shtunën në mbrëmje në Chasiv Yar, rreth 20 kilometra në juglindje të Kramatorsk, një qytet që pritet të jetë një objektiv kryesor i forcave ruse ndërsa ato përparojnë ngadalë drejt perëndimit.

Read More

Në samitin e Dubrovnikut nuk munguan replikat për dialogun Kosovë-Serbi por edhe për procesin e integrimit të Ballkanit në Bashkimin Europian. I dërguari special i Bashkimit Europian për Ballkanin, Miroslav Lajçak deklaroi se së shpejti janë gati 3-4 marrëveshje që priten të finalizohen. Ai pranoi se ky proces ka vonesa dhe se Bashkimi Europian duhet ta përfundojë punën e nisur prej vitesh si për çështjen e Kosovës ashtu edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, dy çështje urgjente janë: fillimi i negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe liberalizimi i vizave për…

Read More

Turqia është një nga destinacionet më të preferuara jo vetëm për pushimet verore. Por qyteza e vogël Alaçatı, që ndodhet në gadishullin Çesme në Turqinë Perëndimore, është bekuar me emrin “parajsa në tokë”. Shtëpitë prej guri, dyert prej druri të lyera me ngjyra të forta, rrugët dredha-dredha të mbushura me restorante luksoze dhe galeritë moderne të artit, e bëjnë Alaçatı-n të duket si një qytet mesdhetar, megjithëse me një hijeshi tipike turke. Kudo që të ndaleni për të pushuar në këtë qytezë, do të shihni njerëz që pinë çaj turk apo kafe, duke shijuar ajrin e pastër dhe rrezet e…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të mërkurën (13 korrik) në Bruksel. Arsyeja është për zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg. Qëllimi është për të thelluar bisedimet për bazën e NATO në Durrës. Ky projekt ka të bëjë me instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano, sipas së cilit ka ngjallur shumë interes dhe dëshirë. “Së shpejti besoj që do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për…

Read More

Në Sri Lanka si pasojë e rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit të jetesës populli dogji vilën e kryeministrit dhe bëri të jap dorëheqjen Presidenti. Këto janë pamje që vijnë nga Sri Lanka ku populli ka pushtuar të gjitha institucionet e shtetit.

Read More

Wikipedia është bërë një fenomen global, një pikë referimi për të gjithë njohuritë njerëzore që çdo muaj shënon 18 miliardë vizita dhe renditet e katërta ndër faqet më të vizituara në planet. Nuk është për t’u habitur që në luftën e informacionit që po zhvillohet në botë, edhe para fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, ka nga ata që përpiqen të ndërhyjnë në zërat e enciklopedisë më të madhe online për të ndikuar në opinionin publik botëror. Natën e 13 prillit 2022, kur kryqëzori Moskva, anija kryesore ruse në Detin e Zi u godit nga raketat kundëranije ukrainase Neptun, hyrja…

Read More

Pas gati 24 orëve kërkim, turisti gjerman i cili kishte dalë shëtitje me qenin e tij, është lokalizuar dhe pritet të merret në shpëtim. 73-vjeçari ka arritur të dërgojë një sinjal nga vendi ku ndodhej, në “Skalom të Beget“ një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit. Policia e Vlorës menjëherë është vënë në lëvizje për të shkuar në ndihmë të tij. Rreth orëve të para të mëngjesit të djeshëm, ai është nisur së bashku me qenin e tij në drejtim të Karaburunit dhe nuk është parë më. Për këtë arsye, një qytetar ka sinjalizuar humbjen e turistit…

Read More

Sri Lanka është në “duart” e popullit, pasi presidenti Gotabaya Rajapaksa dhe kryeministri Ranil Wickremesinghe kanë deklaruar se do të japin dorëheqjen. Vendimet kanë ardhur pas zemërimit të qytetarëve për keqmenaxhimin ekonomik të vendit. Për të festuar këtë, protestuesit kanë pushtuar rezidencën e presidentit, teksa nuk kanë nguruar edhe të festojnë për arritjen e tyre edhe në pishinën presidenciale. Nga ana tjetër, protestuesit i vunë flakën shtëpisë private të kryeministrit Wickremesinghe në një lagje të pasur të Colombo. Sri Lanka është një komb ishull pranë Indisë jugore. Fitoi pavarësinë nga sundimi britanik në vitin 1948. Tre grupe etnike: sinhaleze, tamile…

Read More