Author: tirana

Mediat italiane kanë bërë publike emrin e shqiptarit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Itali. Ai quhet Alfred Voka, 37 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 Korrikut në një kryqëzim në Varese. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari udhëtonte me një motor tip Yamaha V-Max. Ai u përplas nga një makinë tip “Jeep”. Ky i fundit ka dalë nga rruga ku ishte dhe është përpjekur që të futet në drejtimin tjetër, por i ka prerë rrugën motorit. Përplasja ishte fatale. Shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyja mjetet pësuan dëmtime të rënda.

Read More

Influencer në mbarë botën, por Kim Kardashian po vuan pasojat pasi provoi fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala 2022. Në një intervistë të dhënë për “Allure”, ajo ka deklaruar se pas rënies në peshë, ajo përjetoi acarim të dhimbshëm të lëkurës nga psoriaza, sëmundje për të cilën ajo ka folur shpesh herë. “Psoriaza shpërtheu në trupin tim dhe unë u preka nga artriti psoriatik, kështu që nuk mund të lëvizja duart. Ishte vërtet e dhimbshme dhe më duhej të shkoja te një reumatolog”, ka treguar Kim.

Read More

Deputetja e PD, Jorida Tabaku dhe Orjola Pampuri ndodhen në Uashington të SHBA. Pampuri ka postuar një foto, ku shihet krah Tabakut në SHBA dhe shkruan “miq të mirë, momente të mira në Uashington”. Kujtojmë që me një postim të gjatë në rrjetet sociale, Tabaku reagoi pas komenteve të shumta në rrjetet sociale në lidhje me protestën e mbajtur më 7 korrik të thirrur nga Sali Berisha. Tabaku tha se protestat duhen, teksa u shpreh se vendit i duhet një ofertë e re me emrin PD pa Sali Berishën.

Read More

Një punëtor në sektorin e pastrimit të bashkisë Kordelios-Evosmos në Selanik, Greqi ra viktimë e një sulmi. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:30 të mëngjesit të së shtunës. Fillimisht, sipas informacioneve mediave greke , shtetasi ka dalë në ballkon dhe ka sulmuar verbalisht punëtorët që në atë moment po grumbullonin mbetjet. Mirëpo, ai nuk u ndal në sulmin verbal, pasi më pas doli nga shtëpia e tij, u zhvendos pas kamionit dhe goditi me grushta njërin prej punonjësve të komunës, duke e goditur në fytyrë, duke i thënë “më zgjove”.

Read More

Çfarë do të bëjë tashmë Boris Johnson? Zyrtarët duan që kryeministri të marrë një rol të madh si lidhës diplomatik midis aleatëve perëndimorë dhe vendit të shkatërruar nga lufta ruse. Sipas medias “The Sun”, kjo do t’i lejonte atij të ndërtonte marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelesnky dhe të ruante një pozicion të fuqishëm në skenën botërore. Sigurisht që nëse Johnson pranon, kjo do të sigurojë që ai të vijojë të veprojë si një “irritues i madh” për despotin rus Vladimir Putin. Lëvizja e cila po konsiderohet në nivelet më të larta është propozuar nga…

Read More

Sezoni veror në vend shënon pikun e aksidenteve rrugore, që janë shkaktari i tretë i vdekshmërisë. Por kush janë më të rrezikshmit në timon? Statistikat zyrtare të INSTAT për muajin maj tregojnë se numri i personave të lënduar ose që kanë humbur jetën gjatë aksidenteve rrugore janë rritur, dhe në 86.6% të rasteve në drejtim të automjetit ka qenë një i ri. “Në muajin Maj 2022, aksidentet rrugore, në 86,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha deri 24 vjeç”, thuhet…

Read More

Kyle Walker-Peter është një nga emrat më të lakuar për sezonin e ri. 25-vjeçari në radhët e Southampton ka qenë një titullar i padiskutueshëm dhe për më tepër duke ndihmuar skuadrën në gjashtë gola, 3 realizime personale dhe 3 asist në 37 ndeshje. Man. UTD dhe Arsenal janë në garë për shërbimet e mbrojtësit. Ten Hag ka dhënë “dritën jeshile”, ndërsa Arteta e ndjek prej më shumë se një viti lojtarin anglez, i cili në këtë vit ka debutuar edhe me përfaqësuesen angleze në dy ndeshje. Mbrojtësi ka kontratë me klubin e tij aktual deri në vitin 2025 dhe Southampton…

Read More

Emigracioni i lartë i moshave të reja ka krijuar mungesë të fuqisë punëtore edhe për sektorin e shërbimit në bare dhe restorante. Përfaqësuesi i Shoqatës së bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj tha për Monitor se mungesa e fuqisë punëtore është problemi më madhor që ka aktualisht sektori, veçanërisht në muajt e verës. Në këtë periudhë sipas Jahaj drejtuesit e bareve dhe restoranteve i kanë kthyer sytë për punësime nga rajoni. “Nuk pritet që kjo krizë të gjejë ndonjëherë zgjidhje, pasi edhe zbatimi i politikës për të sjellë punonjës nga vendet e Azisë rezultoi se u përdor nga ta si trampolinë…

Read More

Pylli gjigant në Parkun Kombëtar Yosemite në Kaliforni, është në rrezik nga vatrat e zjarrit që është dyfishuar në përmasa gjatë 24 orëve të fundit dhe tani ka djegur 1,591 hektarë. Zjarret kërcënojnë të paktën 500 pemët gjigante në Mariposa Grove, duke përfshirë gjigantin e famshëm Grizzly, i cili mendohet të jetë rreth 3,000 vjet i vjetër. Zjarrfikësit po punojnë në terrene të vështira për të mbrojtur disa nga pemët më të mëdha dhe më të vjetra të drurit të kuq në botë. Banorët dhe turistët pranë zjarrit janë evakuuar, ndërsa tymi i dendur ka përkeqësuar cilësinë e ajrit të…

Read More

Policia parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale që mund të kishte ndodhur dje në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës, duke kapur në flagrancë me pistoletën me fishek në fole 34-vjeçarin Kleo Hysi. Ai ishte nisur nga fshati Kalivaç i Tepelenës për të ekzekutuar me armë ish-bashkëshorten e tij me iniciale F.Ç. dhe bashkëjetuesin e saj Isuf Jaçaj. Policia sqaroi në njoftimin e saj se Hysi kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që ishte vendosur nga Gjykata e Sarandës për të, duke detyruar që të mos dilte prej banesës. “Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kërcënoi…

Read More

Lufta në Ukrainë, kriza e klimës, Corona, si është gjendja e të rinjve sot në Europë? Një studim i zgjeruar hedh dritë mbi rininë europiane dhe shqetësimet e saj. Pushime verore në Glivice, Poloni. Aleksandra Piasecka, Lena Kubisa dhe Kinga Zuvala kanë shkuar në Detin Balltik për pushime, në Gdansk. Një plan, që tre shoqet e kishin përgatitur prej një viti, pra para luftës në Ukrainë, e cila ka ndryshuar edhe jetën e tyre. “Herë pas here mendoj për luftën, dhe më kap një si atakë paniku, sepse është shumë afër. Kam ndjesinë, se kjo frikë nuk do të zhduket,…

Read More