Dy vite pasi djali i tyre, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u nis për në gjykatën e Hagës, prindërit e tij kanë shkuar për ta vizituar. Mediat kosovare kanë qenë ato që kanë publikuar imazhet nga vizita e pazakontë. Dy të moshuarit dhe anëtarë të tjerë të familjes Thaçi shihen duke hyrë në qendrën e paraburgimit, ku ndodhet Thaçi dhe ish-komandantët e tjerë të UÇK-së. Takimi i fundit i tyre ka qenë më 5 nëntor të vitit 2020.
Author: tirana
Enkelejd Alibeaj, duke komentuar situatën aktuale në Partinë Demokratike, ai u ndal te ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin tha se po përdor një gjuhë të helmët kundër atyre që mendojnë ndryshe nga ai. Ai kujton se dikur Berisha e shpalli armik edhe Fatos Nanon, por më pas u puth me të. “Revanshi dhe gjuha e helmët e Sali Berishës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, nuk e bën atë të ndryshëm nga Sali Berisha që bënte paqe dhe marrëveshje me Fatos Nanon dikur. Në tjetër i shpallur ‘armik’ i madh, me të cilin u puth pa të keq…
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaron se fitorja e PS në zgjedhjet e ardhshme vendore është konsolidimi i arritjeve që janë bërë deri më tani. Në një takim me strukturat e PS në Njësinë 6 bashkë me Kryetarin e PS për Tiranën Erion Veliaj, Gjiknuri komentoi dhe protestën e djeshme të opozitës. “Ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve që kanë ndodhur, po këto nuk kanë ardhur rastësisht. Nuk duhet t’i lemë asnjëherë në mes ato. Kujt duhet t’ia lëmë, atyre që dalin në shesh? Ata dalin se ai tjetri do të legjitimojë veten e tij, atë hall ka. Jo…
Dy persona të paidentifikuar kanë plagosur me thikë një 44-vjeçar shqiptar në Selanik. Autorët, të maskuar, kanë hyrë brenda lokalit në të cilin gjendej shqiptari dhe e kanë goditur në këmbë me thikë. Pasi e plagosën, u larguan. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kërkimet për dy autorët.
Nga Mentor Kikia Shumë njerëz, për nevoja të ngutshme financiare, u drejtohen shoqatave të mikrokredive. Ato nuk kërkojnë asnjë lloj garancie, as kolateral, nuk kanë burokraci, ta japin kredinë vetëm me një ID, madje edhe përmes telefonit, pa qenë fare prezent…. Por kjo nuk është parajsa. Pikërisht këtu fillon mashtrimi. Të joshur nga këto procedura të shpejta, njerëzit vrapojnë të mbarojnë punë, pa e ditur se kanë hapur telashe. Përveçse përballen me interesa më të mëdha se ato të premtuara, shumë njerëz, në kushtet e pamundësisë për të paguar në kohë, përballen kamatëvonesa të tmerrshme. Duke shfrytëzuar mjerimin dhe nevojën,…
Një vilë luksoze në zonën e Kounoupa – Mykonos ka rënë pre e një grabitjeje. Biznesmeni gjeorgjian George Bachiashvili, i cili është CEO i një kompanie që financon bizneset fillestare, kishte dalë për një shëtitje në ishull së bashku me pjesën tjetër të grupit të tij. Por, teksa ai argëtohej, grabitësit kanë hyrë brenda ambienteve të brendshme të vilës ku ai pushonte, duke marrë bizhuteri me vlerë 90 mijë euro. Sipas biznesmenit 35 vjeç, sendet me vlerë të vjedhura nuk ishin të siguruara.
Nga Dritan Hila Një hoxhë që duket sikur e kanë gjetur në kazanin e plehrave paska share a nëmur Kastriot Myftarin. Kjo ka mjaftuar që turmat t’ju sulen myslimanëve. Ky hoxhë apo ca të çakërdisur që i ngjajnë, nuk përfaqëson gjithë ithtarët e Muhamedit. Sikurse priftërinjtë që zbulohen se kanë abuzuar seksualisht me fëmijë nuk përfaqësojnë krishtërimin. Ndaj merreni shtruar. Mesa di unë sot myslimanët e Shqipërisë u çuan të shkojnë në punë, të çojnë fëmijët në shkollë, të vrasin mendjen ku do të gjejnë lekë për karburant dhe bukën e përditeshme e ca prej tyre edhe të falen si…
Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, është parë në një lokal nate duke tymosur cigare “puro” Nga disa video që po qarkullojnë në rrjete sociale, Gjukanoviç shihet i relaksuar duke tymosur nën tingujt e muzikës folk. Gjukanoviç gjithashtu shihet teksa shijon edhe vallëzimin e një kërcimtareje. Djeluje kao da mu je dosta manjinske vlade pic.twitter.com/FaUPAjXfZk— Ajatolah (@ajatolah_dhs) July 7, 2022
Humbjet e jetës nga Covid-19 duket se janë kthyer. Në 24 orët e fundit dy qytetarë të tjerë nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë luftës me sëmundjen. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën po ashtu të ditur se nga 2221 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 rezultuan 1001 qytetarë. Të infektuarit u regjistruan në këto bashki: 464 në Tiranë, 73 në Durrës, 37 në Sarandë, 36 në Vlorë, 32 në Fier, 25 në Kamzë, nga 24 qytetarë në Lushnje, Elbasan, nga 23 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 18 në Berat, 16 në Dimal, 14 në Kavajë, 13 në…
Të ekspozuar para publikut, personazhet e njohur të ekranit përballen vazhdimisht me një sërë komentesh me përmbajtje që përcjellin urrejtje. Bukuroshja Almeda Abazi ka zgjedhur që të postojë së fundmi në llogarinë sociale në “Instagram” foto të fëmijëve të saj. Por, ndjen keqardhje kur këto momente të ëmbla familjare që në këtë rast Almeda zgjedh t’i ndajë me ndjekësit e saj shkatërrohen nga persona pa identitet, të cilët fshihen pas një llogarie false dhe vjellin vrer. “Të hëngshin macet Alina”, i shkruan ndjekësja. “Sa e shëmtuar”, i ka shkruar në një foto tjetër të vajzës dhe “fëmijë i poshtër” në…
Tubimi i opozitës, Veliaj: “Tirana refuzoi të dalë në protestë sepse ka zgjedhur të shkojë përpara; PS-ja u shërben të gjithëve njësoj” Kryetari i PS për Tiranën, Erion Veliaj deklaroi nga Kombinati se Tirana e braktisi dje protestën e opozitës. Në një takim me strukturat e PS në Njësinë 6, Veliaj tha se në pamundësi për të mbushur sheshet me njerëz, opozita solli në Tiranë autobusë bosh.“Kur shikon protestën e tyre të mbushur me ekrane led, si të ishte koncerti i Dua Lipës, harron kush është në opozitë. Por, ata vijnë nga Gjiri i Lalzit, vizitojnë Tiranën për protestë dhe…
Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një video nga protesta e djeshme kombëtare që sipas tij është filmuar nga taraca e kryeministrisë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se video e protestës masive është filmuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi me anë të të cilës habiti kryeministrin Edi Rama, i cili dje gjatë kohës që u mbajt protesta ndodhej në Vlorë. “Miq, kjo është një video që filmoi Çuçi nga tarraca e kryeministrisë dhe fantaksi Ramën në Vlorë”, shkruan Berisha.