Author: tirana

Vajza e një politikani nga Maqedonia e Veriut u arrestua në Mykonos për pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Banda nga Shkupi, e cila vëzhgohej prej kohësh nga policia, kishte role të dallueshme. Një 34-vjeçar drejtonte bashkëpunëtorët e tij se ku të ruanin drogën dhe si ta bënin atë të disponueshme në treg duke grumbulluar paratë nga shitjet, ndërsa krahu i tij i djathtë, një 35-vjeçar, me ndihmën e influencueses 21 vjeçe, babai i të cilës është politikan, kishte marrë përsipër të identifikonte klientët. “Karteli” po përgatiste valixhet për t’u larguar nga vendi ku ishin, me qëllim që të humbnin gjurmët.…

Read More

Eneda Tarifa ka vetëm pak muaj që ka mbushur 40 vjeç. Ndër të tjera tha se gjatë këtij reflektimi, i ka kushtuar kohë edhe personave që nuk duhej apo që i është kushtuar diçkaje që nuk i ka dalë ashtu siç duhet. Megjithatë ajo nënvizoi se përpjekja gjithmonë ia vlen. E pyetur për një martesë të dytë, Eneda tha: “Mendoj që të flasësh për martesa, fejesa, bashkëjetesa është e kaluar për mua. Po të jap një përgjigje shumë konçize; do ta marr jetën si të më vij. Po erdhi le të vij. Bujrum, derë e hapur.” Gjatë rubrikës “5 minuta”,…

Read More

Në dosjen hetimore janë publikuar edhe dëshmitë e qytetarëve që janë përfshirë në skemën e blerjes së varreve. Top Channel sjell rastin e qytetares M.S. e cila tregon se para tre vitesh ka kërkuar të rezervojë dy varre në Tufinë, një për vete dhe një për bashkëshortin. Në shtator të vitit 2019, ajo është takuar me një burrë, të identifikuar si Bujar dhe që punonte shofer te varrezat e Tufinës. Bujari i ka treguar asaj se njeh një përgjegjës varrezash që mund t’i ndihmojë për të gjetur vendet, që në dosje identifikohet me emrin Andi. Andi i ka treguar çiftit…

Read More

Turistët që ndodhen në Greqi dhe infektohen me COVID në këtë shtet, nuk do t’u kërkohet që të karantinohen. Është ky vendimi i ri i qeverisë greke, lëshuar nga autoritetet vendase, shkruan Schengen Visa Info. Sipas një vendimi për protokollin shëndetësor të nxjerrë nga ministrat e Turizmit, Shëndetësisë dhe Ekonomisë për funksionimin e bizneseve turistike gjatë periudhës së pandemisë për vitin 2022, nuk do të ketë më dhoma në hotele që do të shërbejnë për karantinim. Udhëtarët të cilët infektohen, nuk do të jenë të detyruar të respektojnë rregullat e izolimit gjatë qëndrimit në Greqi. Gjithashtu, rregulli aktual që kërkon…

Read More

Albana Vokshin e cilëson pjesëmarrjen në protestën e djeshme të PD si përgjigjen më të mirë që qytetarët mund t’i jepnin Amerikës. Çështja e shpalljes së Sali Berishës non-grata nga SHBA, sipas saj, u tejkalua dje.  “Partia Demokratike nuk ka asnjë rrymë anti-amerikane brenda saj. Përkundrazi është partia që ka pasur dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA si kur është në qeverisje, ashtu edhe në opozitë. Të jesh ‘non-grata’ nuk do të thotë të jesh anti-amerikan. Ajo është një çështje personale e zotit Berisha që po e zgjidh përmes gjykatës në Paris. Qytetarët në 7 korrik dhanë përgjigjen më…

Read More

Ky është momenti tronditës kur ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua për vdekje. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet ku shihet teksa, ish-kryeministri qëllohet ndërsa ishte duke mbajtur një fjalim elektoral. Në videon e publikuar nga DailyMail shihen gjithashtu rojet e sigurisë të cilët përpiqen të ndalojnë plumbat duke hapur çadrat e tyre, megjithëse ishte shumë vonë, pasi plumbi kishte prekur Abe.

Read More

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar lidhur me skandalin e varreve në Tufinë ku qytetarët duhej të paguanin një shumë të caktuar për të blerë vende për varret dhe gjithashtu nëpërmjet pagesave arrinin të legalizonin banesat e tyre. Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për shtetasit: Eljodor Ndini, Alban Ajazi, Latif Shehu, Gazment Daja. Ndërkohë është vendosur “arrest shtëpie” për Endri Milla, Bujar Lici, Fatjon Gjonaj. Për shtetasin Xhemal Mena është vendosur masa “detyrim paraqitje”. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30.000 deri 50.000 lekë…

Read More

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes, përmes një letre të hapur drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të pranojë propozimin e Francës për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, gjë që do t’i hapte derë integrimit evropian. Në letrën e hapur, ambasadorja Byrnes ka thënë se “populli dhe institucionet e këtij vendi (Maqedonisë së Veriut) kanë mbështetjen e fuqishme të SHBA-së në rrugëtimin drejtë BE-së, për marrjen e një vendimi, i cili sado që mund të jetë i rëndë, është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit”. “Anëtarësimi në BE do ta…

Read More

Ju nuk jeni autentik Nëse mendoni se vazhdimisht po shtypni “dëshirat” tuaja për të kënaqur kërkesat e partnerit, atëherë definitivisht nuk jeni në një marrëdhënie të shëndetshme. Janë të nevojshme lëshimet e ndërsjella, por autenticiteti është një komponent kyç i një marrëdhënieje të shëndetshme. Me fjalë të tjera, duhet të jeni vetvetja dhe të keni kohën tuaj personale, përndryshe në planin afatgjatë do të ndiheni të pakënaqur. Ka konkurrencë Në rast se ndjeni konkurrencë me partnerin, duhet të mendoni për shkaqet më të thella. Kur filloni një marrëdhënie, duhet të veproni si ekip. Gëzohuni për sukseset e partnerit tuaj dhe…

Read More

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri është rezultat i mbledhjes dhe marrëveshjes së dy qeverive, në nëntor të vitit 2021. Kjo abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri. Abetarja e përbashkët pritet të jetë në duart e nxënësve më 1 shtator 2022 Shtëpitë botuese ‘Pegi’ nga Shqipëria dhe ‘Dukagjini’ nga Kosova janë shpallur fituese të konkursit për botimin e Abetares së përbashkët, mbarëkombëtare. Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare do të jetë në duart e nxënësve më 1 shtator 2022, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Përzgjedhja e shtëpive botuese fituese është…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje gjatë protestës së Partisë Demokratike, një prej folësve i ka humbur portofoli. Bëhet fjalë për Kreshnik Osmanin, i cili mbajti fjalën e tij në podiumin e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky i fundit thotë se i ka humbur portofoli me para dhe karta nga pakujdesia dhe nga dëshira për të ndihmuar një person të varfër. Osmani bën thirrje t’i kthehen kartat bankare dhe ajo e identitetit. Postimi i Osmanit: Miq të dashur! Gjatë protestës se sotme, kam humbur sot portofolin nga pakujdesia dhe nga dëshira për të ndihmuar një të varfër.…

Read More