Author: tirana

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe u qëllua me armë zjarri në një fushatë politike. Si pasojë e plagëve, ai ndërroi jetë në spital. Lidhur me këtë rast zyrtarët e sigurisë kanë arrestuar të dyshuarin 41-vjeçar, me emrin Tetsuya Yamagami, i cili tani gjendet në paraburgim. Ai ka pranuar se e qëlloi Abe-n me një armë të bërë vetë. Disa armë të tjera të punuara me dorë, të ngjashme me ato të përdorura në sulm, ishin konfiskuar pas një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, thanë oficerët e policisë në një konferencë për shtyp. 41-vjeçar që dyshohet të ketë kryer sulmin raportohet…

Read More

Për shkak të përplasjes së deklarimeve mes Nuredin Dumanit dhe Klevis Allës ose siç thirrej ndryshe me nofkën “Çapaçuli”, mësohet se njërit prej dy të arrestuarve, rrezikon seriozisht të humbë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Është zbardhur dëshmia e tre të penduarve të SPAK, për këto dy ngjarje me 4 viktima, ku Nuredin Dumani dhe Klevis Alla, janë diametralisht në sens të kundërt me njëri-tjetrin në rrëfim dhe shumë larg në tregimin e emrave që kanë marrë pjesë në vrasje. Klevis Alla, fillimisht në tre dëshmi akuzon Talo Çelën dhe Altin Ndocin dhe përmend një emër të tretë Ilir ose…

Read More

Pas rritjes së çmimit të naftës në vendin tonë, Petrit Vasili ka dalë më një reagim, përmes së cilës i kërkon SPAK që të hetojë anëtarët e bordit të transparencës. Në një postim në “Facebook”, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzon qeverinë se bën pazar me oligarkët duke shitur sipas tij të njëjtat depozita nafte çdo ditë me çmime të ndryshme për të mbushur xhepat. “Skandal. Nafta 4 cmime ne 4 dite, sot e rrisin 5 leke, SPAK boll mbylle syte e veshet perpara horrave! Cdo dite batakçinjte mafioze te Qeverise permes Bordit te Hajduteve ne menyre skandaloze ndryshojne…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka shpërndarë një pjesë të fjalës së Berishës që mbajti para demokratëve gjatë protestës së djeshme në kryeqytet, i cili dëgjohet teksa e quan kryeministrin Edi Rama, një armik. Brace shkruan se përmes “kulturës së armikut” Berisha mbylli në burg Fatos Nanon, si dhe pushkatoi katër protestues në mes të bulevardit në 21 janar të vitit 2011. Postimi i Braçes: KJO ESHTE “KULTURA E ARMIKUT”; NE THELB TE FASHIZMIT ORIENTAL! Me KULTUREN E ARMIKUT, mbylli ne burg per me shume se tre vjet, kryetarin e opozites, armikun Fatos Nano; Me KULTUREN E ARMIKUT, rrahu…

Read More

INSTAT ka publikuar një vazhdim të raportit “Gratë dhe Burrat” ku tregohen disa ndryshime për të dhënat të ndryshme. Në botim janë evidentuar disa gjetje kryesore si në vijim: Lindshmëria në adoleshencë është zvogëluar në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2021, janë regjistruar 12,1 lindje për çdo 1.000 vajza të grupmoshës 15-19 vjeç nga 13,3 lindje që ishin në 2020. Gjithashtu edhe norma e martesave të grave ndër vite, tregon një rënie të martesave deri në moshën 24 vjeç dhe rritje të moshës mesatare në martesë të vajzave. Sipas të dhënave të përvitshme prej 5-vitesh gratë tashmë…

Read More

Mëngjesin e sotëm u ankorua në portin e Durrësit, superjahti “Moonrise”, i cili është në pronësi të themeluesit të Whatsapp, Jan Koum.Superjahti u ankorua rreth orës 09.30 dhe ndalesa e mëparshme e “Moonrise” ka qenë porti i Barcelonës, Spanjë. Me një gjatësi prej rreth 100 metrash, mjeti lundrues super luksoz është prodhuar në vitin 2020, në një kantier në Holandë. Jan Koum është një miliarder i lindur në Ukrainë në vitin 1976 dhe ka një pasuri 10 miliardë dollarë. Në moshën 16-vjeçare ai udhëtoi drejt SHBA së bashku me familjen e tij. Kujtojmë se jahtet e huaja mund të furnizohen…

Read More

Stuhia e erës dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë bregdetin shqiptar duke detyruar pushuesit të boshatisin plazhet. Në pamjet shihet momenti kur në bregdetin e jugut, era “fluturon” çadrat e shezlongët, duke i hedhur në det. Disa pushues largohen me shpejtësi, ndërsa të tjerë tentojnë të kapin sendet e tyre që i merr era. @saranda.web ♬ original sound – Saranda Web

Read More

Shkruan Frrok Çupi Edhe një gazetar tjetër, nga më të njohurit, dje është kërcënuar me vdekje, pak minuta pasi Kastriot Myftaraj humbi jetën tragjikisht. ‘Ej se mos lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se do pësojë, BLOCK!’, shkruan me një gëzim vrasës hoxha i Tiranës, Ahmet Kalaja. Kastrioti shkoi, por këtu kanë mbetur ‘të ngjashmit’ e tij. Këtu janë Mustafa Nano, Denis Dyrnjaja, Aleksandër Çipa… Mandatën e një vdekjeje të paralajmëruar Mustafa Nano e mori dje nga hoxha Kalaja. ‘Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat”, shkroi hoxha duke…

Read More

Nga Edmond Arizaj Në daljen e tij të parë në shesh pas më shumë se 9 vitesh, Sali Berisha shprehu me forcën e shpirtit, me forcën e zërit dhe me forcën e disa mijëra njerëzve mbledhur për të, vetëm një gjë: Urrejtjen ndaj Edi Ramës dhe premtimin se do të bëjë gjithçka për ta dëmtuar. Ky është pak a shumë kuptimi i fjalës “armik” që Berisha e përdori në protestë. Nuk jam Luli Berisha bëri menjëherë ndarjen nga PD e Lul Bashës. Dy armiq nuk gjejnë rrugë kompromisi, nuk kanë tryeza bashkëpunimi, nuk kanë kanale komunikimi, nuk kanë marrëveshje. Berisha…

Read More

Një grup të miturish shqiptarë janë konfliktuar mbrëmjen e djeshme në Itali. Ngjarja ka ndodhur në qendrën e pritjes Passo dell’Acquidotto, në lagjen Castelletto të Xhenovas. Si pasojë e përleshjes, 7 fëmijë kanë mbetur të plagosur. Policia ka identifikuar 10 prej tyre dhe ka nisur hetimin. Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të rinj. Disa banorë të cilët dëgjuan britmat dhe zhurmat kanë lajmëruar policinë, shkruan Ansa.

Read More

Bordi i Transparencës ka rritur çmimet e karburanteve vetëm një ditë pas protestës së opozitës. Bordi i Transparencës në datë 8 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 233 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 221 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër…

Read More