Policia Rrugore në të gjithë Shqipërinë ka qenë e angazhuar në mbarëvajtjen e rendit në akset rrugore gjatë fundjavës dhe në vetëm 24 orë janë lëshuar mbi 2 mijë gjoba, për shkelje të ndryshme të kodit rrugor. Gjithashtu nga shpërndarja e 11 makinave inteligjente në të gjitha akset kryesore të vendit janë konstatuar disa dhjetëra drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara, ç’ka ka shkaktuar heqjen e 53 lejeve të drejtimit. NJOFTIMI I POLICISË: Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore në të gjithë vendin, duke përdorur 11 makinat inteligjente, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë, radarët…
Author: tirana
Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë udhëtuar drejt Hagës për t’u takuar me djalin e tyre, që se kanë parë për më shumë se një vit, raporton Express. Takimin e parë me të tashmë e kanë përfunduar, i cili ka zgjatur prej orës 09:00 deri në orën 12:00. Ata kanë edhe tri orë të tjera për t’u çmallur me djalin e tyre. Vizita e tyre duhet të përfundojë në orën 16:00.Ndryshe, takimi i tyre i fundit me Thaçin ka qenë më 5 nëntor të vitit 2020, kur ish-presidenti ishte nisur në Hagë, ku po mbahet në paraburgim që prej atëherë.
Pjepri është një frut i domosdoshëm në verë. Përveçse është i shijshëm, ai është plot me vitamina C, B dhe A, si dhe me kalcium, magnez, fosfor, hekur, bakër dhe mangan. Përmban gjithashtu tiaminë, niacinë, vitaminë B6, folate, acid pantotenik. Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme për të gjithë njerëzit që kanë hipertension, është se pjepëri përmban kalium, një mineral kyç për rregullimin e presionit të gjakut. Sipas “American Cardiovascular Association”, kaliumi në pjepër ul presionin e gjakut duke reduktuar efektin e natriumit dhe duke “relaksuar” enët e gjakut. Përkatësisht, kaliumi ndihmon trupin të çlirojë natriumin e tepërt dhe…
Një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, vjen reagimi nga presidenti Ilir Meta. Ai e cilësoi tubimin një manifest masiv paqësor. Sipas Metës, “Nuk mund të ketë asnjë justifikim ndaj palëvizshmërisë së organeve të drejtësisë pas megaskandaleve korruptive, që vazhdojnë të zbulohen dhe denoncohen çdo ditë.” REAGIMI I METËS Manifestimi masiv paqësor i organizuar dje në Tiranë nga opozita dhe aktivistët e shoqërisë civile shqiptare ishte imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë dhe një demokracie në veprim. Kauzat e vërteta dhe të drejta, që u ngritën gjatë kësaj proteste, duhet të zgjojnë të gjitha institucionet pa…
Është zhvilluar këtë të enjte mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në mbledhje po diskutohet për mandatin ministres Olta Xhaçka, e cila nuk ishte e pranishme, por u përfaqësua nga avokati i saj. Palët caktuan dy relatorët, nga opozita Gazment Bardhi dhe nga mazhoranca Klotilda Bushka. Nga ana e tij Gazment Bardhi u shpreh se kryetarja e Kuvendit ka shkelur rregulloren, pasi nuk e ka thirrur mbledhjen kur e ka kërkuar gjysma e deputetëve. Pjesë nga diskutimi në mbledhje: Bardhi: Në datën 5, ½ e anëtarëve të këshillit të rregullores kanë kërkuar thirrjen. Ju e keni injoruar kërkesën, në…
Rey Manaj do të jetë futbollisti i ri i Watford, për këtë nuk kanë më asnjë dyshim në Angli. Sky Sport dhe të gjitha mediat angleze shkruajnë se Manaj ndodhet në zyrat e klubit, ku do t’i nënshtrohet këtë të premte vizitave mjekësore për të hedhur më pas firmën mbi kontratë. Manaj vjen falas te Watford pasi Barcelona nuk preferoi të rrezikojë, ka lënë të lirë futbollistin shqiptar, duke pranuar vetëm një përqindje në rast se shitet sërish. Barcelona në këtë mënyrë ka kursyer vetëm pagën e tij. Manaj do të firmos me Watford një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi…
Një risi e pa dëgjuar është nisma e ndërmarrë nga burgu i Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Ky institucion i vuajtjes së dënimit është pajisur me një pishinë, në mënyrë që të burgosurit të shmangin disi të nxehtin e kësaj vere. Sipas medias maqedonase , pas rinovimit të hapësirave dhe aktiviteteve të ndryshme në këtë institucion korrektues së fundmi është siguruar edhe pishina, në kuadër të programit për risocializim. Drejtori Qefail Havzija thotë se të burgosurit me probleme shëndetësore do të mund ta shfrytëzojnë pishinën për masazhe dhe ushtrime trupore. “Me ndërgjegje të pastër informojmë familjarët të cilët kanë të…
Kryeministri Edi Rama dërgoi pak ditë më parë për “riedukim” gazetarin Klevin Muka, ndaj dhe sot ka ardhur reagimi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ku theksohet se është e drejta e gazetarëve për të kërkuar dhe marrë lirisht informacion. “E drejta e gazetarëve për të kërkuar, marrë dhe dhënë lirisht informacionin e mbajtur nga organet publike është një pjesë integrale e punës së tyre dhe një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Nuk ka siguri pa lirinë e medias”, shkruan prezenca e OSBE-së në vendin tonë. Po ashtu OSBE thekson edhe se liria e medias dhe aftësia e gazetarëve…
Padyshim që mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt ka pasur shpesh herë përplasje, për shkak se ky i fundit nuk ka pranuar që në krye të PD të jetë ish-kryeministri. Berisha në një dalje për mediat tha se Alibeaj është në dorë të Ramës, ndërsa thekson se i janë vënë disa kushte të tmerrshme, të cilat s’i bëri të ditura. “Së pari, nuk do ta identifikoja zotin Alibeaj me deputetët e tjerë të PD. Zoti Alibeaj është një njeri siç e shifni, një lolo në duart e Taulant Balës, se Rama nuk ia var, dhe i ka lënë Taluantit. Ai…
Prodhuesi më i madh në Europë të ujërave të gazuar, jo më pak se 1 miliard e gjysmë shishe në vit, ka vendosur të ndalojë linjën e prodhimit të produkteve të tyre. CEO i kësaj kompanie, italiania Sant’Anna, e shpjegon arsyen me një fjalë të përbërë. “Dioksidi i karbonit. Është pothuajse e zhdukur në treg. Jemi të dëshpëruar dhe në të njëjtën situatë ndodhen edhe konkurrentët tonë”. Por çfarë po ndodh me gazin e njohur nga të gjithë edhe me formulën e saj kimike, Co2? Kriza globale në gjetjen e sasive të këtij gazi natyror është shfaqur në dramaticitetin e…
Dita e premte karakterizohet nga kalime të ndjeshme vranësirash dhe rrebeshesh shiu. Shkak është depërtimi masave ajrore nga Evropa e Veriut. Meteorologia Lajda Porja tha se vendi ynë dhe i gjithë rajoi kaluam një nga valët më të gjata të të nxehtit. Në brigjet detare jugore, kryesisht në Vlorë do ketë fuqizim të parametrave, duke sjellë edhe rritje të dallgëzimit. Sa i përket ditës së shtunë e të diel do ketë kthim të kthjellimeve dhe priten ditë të përshtatshme për plazh.Temperaturat e ajrit do arrijnë deri në 32 a 33 gradë C, me maksimumin 35 gradë në Gjirokastër apo Elbasan,…