Në një konferencë për mediat, kryetari i PD-së Sali Berisha foli për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti, ku u shpreh se nëse nuk ikën, ata do ta heqim. Po ashtu në fjalën e mbajtur në protestë, Berisha e cilësoi Ramën si armik. “Në fakt po s’iku do ta heqim. Unë kam këtë koment, dje kam deklaruar para shqiptarëve dhe botës, Edi Ramën armik dhe sigurisht mund të ketë pasur dhe mund të ketë njerëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë. e kam deklaruar armik me bindjen e ndërgjegjes sime, e para për monizmin duke rrëmbyer votën e…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama shprehet si ndihet i pikëlluar nga lajmi i atentatit që i mori jetën ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe. Përmes një postimi në Twitter, Rama shpreh ngushëllimet familjes së Abe dhe popullit të Japonisë. Po ashtu kreu i qeverisë shkruan se vrasja e tij nxjerr në pah sesa shumë janë tronditur themelet e demokracisë, si edhe se politikanët po shihen më shumë si armiq për t’u shkatërruar.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, tha se protesta e djeshme ia kalon në këto 30 vite çdo proteste tjetër, dhe se për të mbrëmë u pa një forcë njerëzore nukleare. “Nuk ishin aty thjesht për një protestë. Ishin të gjithë misionarë, njerëz, burra, gra, të rinj dhe të reja në përmbushje të një misioni. Në këtë aspekt, forca e një tubimi madhështor të tillë nuk është e jashtëzakonshme, por është nukleare. Njerëzore nukleare”.
Pas protestës që mbajti, kryetari i PD-së Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku tha se qytetarët nuk dolën për të në protestë, por për atdheun e tyre. “Qytetarë pa parti, anëtarë të PS dhe forcave të tjera politike, për pjesmarrjen e tyre si misionarë të vërtetë. Në protestën e datës 7 korrik e cila në përmasat e saj, në frymën dhe mesazhin, tejkalon në këto 30 vite çdo protestë tjetër. Mbrëmë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, të gjithë ata që erdhën nga çdo skaj dhe lagje e Tiranës dhe Shqipërisë, nuk ishin aty për Sali…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një delegacion të Parlamentit dhe Senatit Italian, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Gjatë bashkëbisedimit me deputeten Francesca Gerardi dhe senatorin Manuel Vescovi, Veliaj vlerësoi kontributin e Italisë si një avokate e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. “Italia është avokati më i mirë i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk mund të kishim një mik më të mirë që ta shtyjë përpara kauzën e Shqipërisë në dyert e Brukselit apo të kancelarive të tjera. Ju falenderoj shumë!”, tha Veliaj. Ai nënvizoi se Italia dhe Shqipëria janë…
Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe u qëllua me armë zjarri nga një 41-vjeçar, i identifikuar si Tetsuya Yamagami. Sipas policisë lokale, Yamagami është banor i Narës, në vendin ku ndodhi ngjarja. Autori kishte shërbyer në ushtrinë japoneze dhe është një ish-anëtar i Forcave Detare të Vetëmbrojtjes së Japonisë, ekuivalenti i marinës së vendit. Yamagami qëlloi me një armë që sipas mediave të huaja ishte e krijuar nga vetë ai. Policia bëri të mundur ndalimin e menjëhershëm të tij, në vendin e ngjarjes. Për çudi, autori nuk bëri rezistencë.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha këtë të premte ka postuar këtë foto në facebook, ku e shoqëron me diçiturën “foto magjike të “Revolucionit Demokratik””, e që lidhet me pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut.
Presidenti Ilir Meta ka dënuar vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe dhe ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta në mënyrë tragjike. Kreu i shtetit thotë se autori i ngjarjes duhet të marrë dënimin e merituar. “Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe. Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar. Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-kryeministri Abe do…
Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme do të diskutojë për vendosjen e një kontrate themelore me Kishën Ortodokse Serbe (KPS), dhe nëse do ta votojnë në të njëjtën kohë do të varet nga vendimi i kryeministrit Dritan Abazoviç (Lëvizja Civile URA). Mësohet se Abazoviçit në takimin e liderëve partiakë të shumicës parlamentare i është thënë nga DPS dhe SDP, se nëse dokumenti miratohet sot, menjëherë do ta anulojnë mbështetjen për Qeverinë. Lideri i DPS-së, Gjukanoviç, sipas burimit të gazetës Vijesti, sugjeroi formimin e një komisioni për t’u marrë me kontratën bazë. Ky është epilogu i mbledhjes së…
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë, ndaj atyre që protestuan kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin Vjosa dhe shpalljes së lumit Park Kombëtar. Rama i kërkoi aktorit hollivudian, Leonardo di Caprio, që të reagonte për këtë lajm të mirë e cila shpëton lumin Vjosa nga çdo abuzim mjedisor. Aktori i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke shkruar se është arritur qëllimi i kauzës për të mbrojtur lumin Vjosa. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Di Caprio ka publikuar një video ekologjike teksa shkruan se “Qeveria Shqiptare është vetëm një hap larg shpalljes së Vjosës, Park Kombëtar. Postimi “Qeveria…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat për të folur sërish për aferën e inceneratorëve dhe evazionin fiskal që është bërë nga kompani të ndryshme, e pranuar tashmë edhe nga Ministria e Financave. “Ministria dje pranoi se qenkan 500 kompani të tilla, me disa që janë dënuar dhe disa jo. Por unë kam një pyetje! A ka audituar ndonjëherë Ministria e Financave inceneratorët e Fierit, Elbasanit, apo Tiranës. Nëse që prej 2015 këto kompani janë hetuar për shkelje në deklarimin e të ardhurave”, tha ajo.
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe, të cilit iu bë një atentat nuk e ka fituar betejën dhe ka humbur jetën në spital. 67-vjeçari mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, dhe u qëllua teksa po mbante fjalimin në fushatë. Sulmuesi raportohet të një burrë rreth të 40-tave, i cili është arrestuar.