Sali Berisha mbrëmjen e së enjten mbajti protestën e paralajmëruar prej kohësh. Rikthimi i tij si kryetar i selisë blu, u vulos me pjesëmarrjen në Bulevardin “Dëshmorër e Kombit”, ku u mbush si kurrë më parë, si kurrë në 8 vitet e udhëheqjes së Lulzim Bashës. Shqiptarët mbrëmë treguan se janë opozitë, treguan se besojnë tek Berisha, treguan se janë kundër funksionimit të qeverisë Rama. Në shesh ishin të gjithë, përveç Lulzim Bashës, Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt. Me flumjt kuqezi, protesta e djeshme konfirmoi rikthimin e Sali Berishës, trego për mbështetjen që ai ka, dhe që populli demokrat dhe…
Author: tirana
Deri më 24 shkurt, kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi futjen e trupave ruse në Ukrainë, Lufta e Ftohtë i përkiste muzeve të historisë, si një periudhë e errët në historinë e Evropës. Por ndasitë mes Moskës dhe Perëndimit nuk po tregojnë shenja përmirësimi. Analistët thonë se situata aktuale e marrëdhënieve Rusi-Perëndim mund të jetë fillimi i një lufte të re të ftohtë, ose vazhdimi i luftës së vjetër. Më shumë se katër muaj pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë, bota ka ndryshuar, ndërsa Rusia është pozicionuar sërish kundër Perëndimit. Udhëheqja ruse e akuzon NATO-n se ka ngritur në Evropë…
Tragjike është ngjarja në Tiranë, ku flakët që ranë në një banesë i morën jetën foshnjen 6-muajshe. Zjarri ka rënë në bodrum në një ambient të izoluar, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për shkak të bombolës që përdorej për gatim. Në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë vetëm gjyshja bashkë me foshnjën ndërsa nëna nuk ndodhej aty. Gjyshja doli sapo konstatoi flakët, ndërsa foshnja mbeti mes tymit derisa mbërriti zjarrfikësja. Në vendngjarje u ndërhy me dy njësi zjarrfikëse dhe foshnja mundi të dalë e gjallë nga banesa, por humbi jetën në spital për shkak të asfiksisë.
Treguesit e barazisë gjinore u përkeqësua më tej gjatë vitit 2021 si rrjedhojë e rritjes së normës së abortit dhe vdekshmërisë amtare raportoi INSTAT. Në vitin 2021 kishte 164 aborte për 1000 lindje të gjalla, ndërkohë që në vitin 2020 kishte 162 aborte për 1000 lindje të gjalla. INSTAT raportoi se, indeksi i pabarazisë gjinore (IPGJ), në vitin 2021 rezulton 0,09 nga 0,06 që ishte në vitin 2020. Sipas INSTAT, ndër vite, të gjithë treguesit e përdorur në llogaritjen e IPGJ, kanë pasur përmirësime të lehta, përveç vdekshmërisë amtare, e cila me luhatjet e saj gjatë viteve, ka luajtur edhe…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin me rregullat më të ashpëra sa i përket kontrollit të armëve. Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri gjatë një fushate që po zhvillonte në qytetin Nara. 67-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi u qëllua dy herë në shpinë. Mediat raportojnë se autori është arrestuar, por nuk japin të tjera detaje. Abe u dorëhoq nga detyra në vitin 2020 pas problemeve me zemrën.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, dhe në postimin e mëngjesit këtë të premte, ai ka publikuar pamje nga vizita në parkun më të ri të Vlorës, ku edhe u ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë. “MIRËMËNGJES, dhe me kënaqësinë e vizitës së mbrëmshme në parkun më të ri të Vlorës së Rilindur, Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
Dashi Dita e premte nis me lëvizje të ngadalta, përpiquni të mos e humbni durimin, do të jeni duke u rikuperuar në orët e mbrëmjes. Gabime janë të mundshme në punë, mos ushqeni polemika të panevojshme. Demi Këtë të premte mund të shfaqet një person i mirë, ndoshta një miqësi e dashur dhe e pëlqyer për ju. Mundohuni të kuptoni se cilat janë ndjenjat tuaja. Në punë, nuk e përjashtoj ndryshimin e gjërave sidomos ato që lidhen me marrëveshje. Binjakët Nuk ju mungon energjia dhe do të dëshironit që partneri/ja të kalëronte valën e vitalitetit që ju karakterizon. Në punë…
Kjo e premte do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në të gjithë vendin me aktivitet kryesor në mesditë. Temperaturat në mëngjes do te luhaten 16-20 gradë, në mesditës do të zbresin duke luhatur 22°C deri në 29°C. Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 15 -18 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5 ballë në det të hapur.
Një shtëpi private ka marrë flakë mbrëmjen e të enjtes në zonën pranë Maternitetit të ri. Forcat policore kanë shkuar shpejt në vendngjarje dhe kanë mundur të vënë nën kontroll flakët. Në momentin momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë gjyshja dhe foshnja 6 muajshe. Foshnja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa gjyshja është në gjendje të mirë.
“Franca do të rreshtohet gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ky është qëndrimi i ambasadores së Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq, e pyetur me qëndrimin që mban shteti që ajo përfaqëson në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Në një intervistë për ABC, ambasadorja franceze theksoi se Franca është aleati më i mirë i SHBA dhe se respekton mënyrën se si Shtetet e Bashkuara konsiderojnë personin në fjalë. “Franca është solidare me Shtetet e Bashkuara. Gjithmonë! Ne themi gjithmonë në lidhje me Shteteve të Bashkuara se “ne jemi aleati më i mirë i Shteteve të Bashkuara”. Pikëspari…
Në fjalimin e tij përpara protestuesve, Sali Berisha duket se ka paralajmëruar protesta të tjera. “Do i presim biletën, ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë. Këtë javë shpresoj që BE të vendosë hapjen e negociatave dhe i bëj thirrje nga kjo tribunë, që të hapë negociatat që të mos ndëshkojë shqiptarët për Ramën, sepse ato do e nxjerrin lakuriq siç është, demoni i pushtetit, demon i Europës”, tha Berisha.
Gjatë protestës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi në një moment t’i jepnin flamurin kombëtar. Pasi e mori ai e ngriti atë lart duke iu drejtuar protestuesve pjesëmarrës. Por papritur ndërhyn shoqëruesi i tij i cili ia merr nga dora duke i thënë: “Jo se është me kokë poshtë”. Berisha detyrohet ta largojë flamurin duke iu prishur skenari që kishte parashikuar.