Author: tirana

Me flamurin kuq e zi në dorë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mbajti fjalimin e saj përpara protestuesve në bulevard. Kryemadhi tha se atë flamur, Rama kërkon ta çnderojë me nismën “Open Balkan” dhe bëri thirrje që shqiptarët të mblidhen për të shpëtuar vendin. Kryetarja e LSI, u shpreh se kryeministri është vegël e grupeve anti-shqiptare. Ajo theksoi gjithashtu se opozita ka për detyrë të mos zhgënjejë qytetarët siç bëri një vit më parë. “Ju sot më shumë se kurrë jeni ata që na jepni ne më shumë forcë për ta përballur këtë situatë. Edhe ju vënia si ata që…

Read More

Emanuela Dvorani, një avokat nga Korça, i është bashkuar protestës së sotme të Partisë Demokratike. Ajo ka dalë në podium dhe ka folur për avokatët, duke i kërkuar kryeministrit Rama të bisedojë me ta sepse kanë 25 vite të paguajnë taksa. “Çfarë jeni ju zoti kryeministër që na detyroni ne, që jemi pushtet gjyqësor i pavarur, të bëhemi një me politikën, të bëhemi një me Berishën?”, ishte një nga deklaratat e saj, e cila për disa momente la “pa fjalë” protestuesit, mijëra demokratë e qytetarë të thjeshtë që janë sot në Tiranë. albsigspringZonja Kryeministre e Shqipërisë nuk mund të jesh…

Read More

Me thirrjen “Rama ik” e ka nisur fjalën e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë. Përpara protestuesve, Këlliçi tha se kryeministri ia ka mbathur sot, duke e quajtur frikacak. “Rama ik! Ta dëgjoj njëherë Rama deri në Vlorë. Ju vini në Tiranë ai ia mbath nga Tirana. Një frikacak që i fshihet të vërtetës. Kjo bandë në krye të qeverisë është edhe pronarja e vërtetë e inceneratorëve”, tha Këlliçi. “Kurrë mos thoni më ç’më duhet mua. Të gjithë bashkë të bashkohemi në sheshe”, shtoi deputeti. Ndërkohë që Partia Demokratike ka thirrur protestë, kryeministri…

Read More

Ka nisur protesta e opozitës e thirrur nga kryetari i PD, Sali Berisha. Protestuesit bashkë me ish kryeministrin janë mbledhur para kryeministrisë për një tubim kundër rritjes së çmimeve. Ndërkohë i pranishëm në skenën e ngritur nga PD ka qenë edhe Renis Gjoka i cili bashkë me Big Basta-n kanë krijuar himnin e këtij tubimi, një këngë të re për situatën aktuale në Shqipëri.

Read More

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, i është bashkuar protestës së thirrur nga Berisha. Topalli është mes protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e kombit” kundër rritjes së çmimeve, shpopullimit dhe Ballkanit të Hapur. Një nga bashkëpunëtoret e ish-kryeministrit ndër vite, Topalli ka mbajtur detyrën e kryetares së Parlamentit gjatë qeverisë Berisha në 2005-2013 si dhe atë të nënkryetares së PD-së.

Read More

I pranishëm në protestën e opozitës është edhe gazetari Aulon Kalaja. Gjatë fjalës së tij para mijëra protestuesve, ai bëri thirrje për reagim masiv nga të gjithë qytetarët shqiptarë. Sipas tij, ka ardhur koha për t’u kthyer në luftëtarë. “E keqja që ka ardhur në pushtet ka tërhequr të gjitha të këqijat e shoqërisë. Është dita për një besa-besë. E keqja fiton kur e mira nuk bashkohet. Sa e vështirë për ty, për të lënë filxhanin e kafesë. Ndalu pak, shikoje veten. Vëllai yt ka ikur në emigracion. Kjo besëlidhje ka vend për të gjithë, edhe për ty që sot…

Read More

Avokati Altin Goxhaj mbajti fjalën e tij në protestën e thirrur kundër rritjes së çmimeve përpara kryeministrisë. Goxhaj u shpreh se Shqipëria sot është në rrezik por nga data 7 korrik do të nisë rrugën e saj të shpëtimit. Ai iu drejtua me një thirrje socialistëve që të shpëtojnë nga qeverisja e PS. “Sa shumë shqipe sot. A e kuptoni pse kanë ikur sorrat? 7x7nbëjnë që sot 49 jo 42. Ky burrë sot i kujton këtyre njerëzve që populli shqiptar ka 9 vite i tradhtuar. Ju keni ardhur të gjithë se Shqipëria është në rrezik. Shqipëria sot fillon rrugën e…

Read More

Qindra simpatizantë të PD-së i janë bashkuar protestës së thirrur nga PD-ja këtë të enjte. Të revoltuar, ata ankohen për vështirësitë ekonomike. Rritja e papërballueshme e çmimeve i detyrojnë ata që të marrin borxhe për të siguruar jetesën. Nga Peshkopia, një qytetar ka udhëtuar sot drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës që mbahet në Tiranë. “Për 1001 gjëra protestoj. Çmimet janë rritur në stratosferë. Është minimum me marrë një vaj, le të tjerat me pensionet dhe rrogat tona. Nesër që është ditë bajrami njerëzit nuk marrin dot një kg mish. Jashtë shumë arsye që nuk mund t’i numërosh. E mbyllim…

Read More