Miratohet në Kuvend pr/rezoluta për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Deputetët kanë rëndë dakord për këtë rezolutë, ndërsa nga ana e opozitës ka pasur debate për shkak se e kanë cilësuar si të pa plotë. Projektrezoluta për gjenocidin serb në Sebrenicë u miratua me 113 vota pro, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër. Pr/rezoluta konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit është shkelje e ligjit ndërkombëtar.
Author: tirana
Nis marshimi drejt Kryeministrisë i qytetarëve që i janë përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike për të protestuar. Më shumë se 1000 forca policore janë angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë e kësaj proteste të thirrur nga opozita. Dyert e Kryeministrisë dhe të Kryesisë së Kuvendit janë blinduar, me qëllim për të shmangur ndonjë tentativë të protestuesve për të hyrë në ambientet e brendshme. Protesta pritet të zgjasë rreth dy orë.
Hoxhë Ahmed Kalaja ka reaguar pas vdekjes së gazetarit të njohur Kastriot Myftaraj, duke e quajtur si një tallës i Islamit që kishte bërë thirrje për gjenocid ndaj myslimanëve shqiptarë. Hoxhë Kalaja thotë se i vdekuri nuk lejohet të shahet, megjthatë paralajmëron ndjekësit në rrjetet sociale të mos shprehin ngushëllime, pasi do t’i bllokojë. “Zotin e kam dëshmitar që e besoja se do jetë shembull për tallësit me fenë para tij”, shprehet ndër të tjera Ahmed Kalaja. Kujtojmë se Myftaraj ishte kontravers mes besimtarëve myslimanë, pasi shpesh herë kritikonte kulturën islame si të pavend në Shqipëri, madje ai kishte paditur…
Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko foli në Kuvend në lidhje me miratimin e protokolleve të NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë. Majko tha se ky është një akt solidaritet që tregon se kush prek sovranitetin e tyre ka prekur edhe Shqipërinë. “Dua të bëj një koment të shkurtër. Mendoj se akti i sotëm i parlamentit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO nuk është vetëm moment kolektiv por akt i mirëfilltë solidariteti. Kush prek sovranitetin e tyre, prek edhe Shqipërisë. Federata ruse po shkatërron ligjin ndërkombëtar. Ky moment kolektiv i të qëndruarit bashkë na bën…
Kuvendi ka miratuar këtë të enjte projektrezoluta për gjenocidin serb në Srebrenicë. Në votim kanë marrë pjesë 113 deputetë, të cilët kanë votuar të gjithë pro. Projektrezoluta konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit është shkelje e ligjit ndërkombëtar. Ndërkohë, Kuvendi ka hedhur poshtë 4 amendamente të propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu
Ndërsa pak minuta na ndajnë nga protesta e thirrur nga Partia Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, i pritur nga shumë mbështetës dhe militantë demokratë. Pak minuta më parë, ai ka publikuar një video në faqen e tij të “Facebook”, ku shihet se si efektivët e gardës sigurojnë dyert e Kryesisë së Kuvendit. “Blinde, blinde, blinde!! Po dridhet pushteti i drogës dhe krimit”, shkruan Berisha.
Ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike ish-kryeministri Sali Berisha. Në oborr ai është pritur me ovacione dhe thirrje të shumta nga qindra simpatizantë që janë grumbulluar për të nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë.
Kompania Kastrati SH.A ka ndërruar mendje nga plani për të blerë televizionin Euronews dhe ka hequr dorë nga kontrata me vlerë 2.37 milionë euro, duke ia rikthyer aksionet pronarit të mëparshëm Theodhoro Çami. Kontrata e depozituar në regjistrin e biznesit qkb.gov.al tregon se të mërkurën më 6 korrik, palët kanë rënë dakord me mirëkuptim për të anuluar kontratën e 11 prillit dhe se nuk kanë pretendime të mëtejshme kundrejt njëra-tjetrës. Euronews Balkans u themelua në vitin 2018 pas një kontrate franchise tetëvjeçare të lidhur mes kompanisë Inter Media Group, e cila ka edhe aktivitete të tjera në fushën e medias me kompaninë Euronews me…
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për protestën që do të zhvillohet ditën e sotme e organizuar në PD. “Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim, para aktivitetit që po mban Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Kreu i Organizimit në PD, Klevis Balliu, e përshkruan protestën që do të nisë sot në orën 19:00 , të jashtëzakonshme. Sipas tij, 7 korriku do të kthehet në një ditë historike. Në një prononcim për mediat, ai gjithashtu bëri më dije se janë marrë të gjitha masat për të ndaluar çdo provokim. “Kjo është një ditë historike, opozita po zbret në shesh. Jo vetëm strukturat e PD-së, por edhe qytetarë që nuk janë pjesë e tyre, po i bashkohen protestës. Do të ketë një lëvizje nga selia blu drejt Bulevardit. Do të ketë edhe grupe që do të lëvizin…
Për një orë opozita do të organizojë protestën nën udhëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha nën moton “Shqipëria në rrezik” , kundër qeverisë së Edi Ramës. Ndërkohë janë marrë masat e duhura nga ana e Policisë së Shtetit, ku 1 mijë efektivë janë në gadishmëri për tubimin, ku sipas fotove dallohet qartë që një pjesë e furgonëve ndodhen para godinës së kryeministrisë. Gjithashtu kanë nisur dhe përgatitjet paraprake për protestën, e cila pritet të marrë përmasa të mëdha edhe për shkak të situatës së çmimeve dhe vështirësive ekonomike që po kalon Shqipëria ku qytetarët janë të pakënaqur.
Në orën 19:00 ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot protestë kombëtare kundër qeverisë. Ndërkohë që demokratët do të mbledhin qytetarët poshtë zyrës së kryeministrit, ky i fundit nuk ndodhet në Tiranë. Mësohet se pikërisht në orën 19;00 kur dhe nis protesta, kreu i qeverisë ndodhet në Vlorë. Rama do të marrë pjesë në inaugurimin e Bypass-it të Vlorës, i cili hapet plotësisht.