Një grua është gjetur e pajetë ditën e sotme në Lushnjë. Viktima është shtetasja Sh. M., 66 vjeçe. Burimet zyrtare bëjnë me dije se 66-vjeçarja shtë gjetur nga familjarët në oborrin e banesës e vetëvarur, teksa mësohet se ajo vuante dhe nga sëmundja e depresionit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:25, në lagjen “18 Tetori”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Author: tirana
Për t’ju shpëtuar kontrolleve të policisë dhe gjobave në të gjithë vendin, disa persona kishin krijuar një grup WhatsApp dhe sinjalizonin njëri-tjetrin aty ku ishin ngritur pika kontrolli apo ku ishin pozicionuar radarët e rrugores. Grupi ishte aktiv prej gati dy vitesh dhe pak ditë më parë u zbulua nga Seksioni për Krimin Ekonimiko Financiar, në Policinë e Tiranës. Administratorë të grupit ishin tre të rinj, dy djem nga Tirana dhe një nga Fushë-Kruja. Ata u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale veprime që pengojnë zbulimine së vërtetës. Pjesa më e madhe nuk kishin njohje me njëri-tjetrin. Ata…
Dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID gjatë 24 orëve të fundit. Pacientët ishin nga Gjirokastra dhe Tirana, përkatësisht 71 dhe 75 vjeç. Nga 2100 testime të kryera kanë dalë pozitivë 973 qytetarë, ndërsa janë shëruar 416 persona. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë.
Një 36-vjeçar nga Kosova ka mashtruar një vajzë të re në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 në Durrës, ku G. G., banues në Kosovë i ka marrë N. M., 32 vjeçe, me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash. Uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit pas kallëzimit që bëri në polici 32-vjeçarja.
Arjan Konomi i uron lirim sa më të shpejtë reperit Cllevio, të cilin e quan një njeri me zemër dhe kulturë të pastër. Ky i fundit u arrestua pak javë më parë pas një sherri fizik me këngëtarin Noizy. Konomi ka ndarë një video, krahas së cilës shkruan se i mungojnë të qeshurat me gjithë shpirt me mikun e tij. “@cllevio_ganggo na mungon miku im! Të qeshurat tona me gjithë shpirt, humori dhe diskutimet mbi historinë, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenen. E mbi të gjitha Natali Portman, Shpresoj të të shoh sa më shpejt! Zoti të ndihmotë ty…
Një debat seksist është regjistruar në seancën e sotme plenare mes deputetit demokrat Xhelal Mziu dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë interpelancës për rrugën e Arbrit. Mziu ka deklaruar se 5 vitet e fundit ministrja i është dukur shumë trendy, ndërsa ajo i është përgjigjur se deputeti i preferon shamikuqet, por asaj nuk i shkon të vendosë shami të kuqe. Mziu ndër të tjera e paralajmëroi Ballukun se në Dibër do të ketë fatin e ish-kryebashkiakut Dionis Imeraj. Mziu: Këto 5 vitet e fundit ke qenë shumë trendy, dhe parashikohej se do ishte pasardhësja e udhëheqësit, por të kanë…
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik, bazuar në informacionet e siguruara nga shërbimet e specializuara se disa persona që mbanin armë zjarri me vete po qarkullonin me automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni “Chasing”, për identifikimin dhe kapjen e tyre. Pas lokalizimit të automjetit, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij, i cili nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në njësinë administrative Tomin, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve, kanë shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. C., 47 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, Dibër, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit L. C., 59 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Deputeti demokrat Belind Këlliçi në një dalje për mediat ka akuzuar kryeministrin Rama dhe qeverinë se po përpiqen të pengojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e sotme të orës 19:00. “Administrata e Ramës është vënë në lëvizje për të penguar valën e madhe që do të jetë në shesh. Mësuesit duhet të jenë në punë, aktorëve u janë shpikur prova në teatër. Siç e keni parë dyert e kryeministrisë janë të blinduara”, tha Këlliçi duke ftuar qytetarët të mos tremben, por t‘i bashkohen protestës.
Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Mësohet se Kastriot Myftaraj ndodhej në banesë me nënën e tij të moshuar rreth 90-vjeçe kur ka marrë veprimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës. Hetuesit po marrin në pyetje të moshuarën për të mësuar momentet e fundit të të birit, bisedën që mund të kenë bërë apo shqetësimet që mund të ketë vënë re tek 60 vjeçari.
“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Gazetari Eraldo Rexho ka treguar së fundmi se këto vite që pas pandemisë ka nisur të funksinojë strategjia e marketingut digjital, ku personazhe të njohur reklamojnë diçka në llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Sipas gazetarit fitimet e VIP-ave variojnë nga 300-5000 euro. “Shumë biznese e kanë orientuar komunikimin e tyre në digjital në marketingun oniline dhe personazhet e famshëm janë ata që përfitojnë më shumë nga e gjitha kjo. Shumë prej tyre kanë kontrata vjetore tanimë prej 2-3 vitesh, ndoshta që prej pandemisë ka…
Kryeministri Boris Johnson njoftoi dorëheqjen gjatë ditës së sotme, ndërsa menjëherë ka filluar gara për udhëheqësin e Partisë Konservatore dhe Britanisë. Sipas Sky News, janë tetë kandidatët që kanë më shumë mundësi për të marrë postin. Ben Wallace- Më i preferuari Në sondazhin e fundit të YouGov, Ben Wallace është kandidati kryesor në betejën për liderin dhe kryeministrin e ardhshëm mes anëtarëve të partisë Konservatore. Ministri i Mbrojtjes është favoriti për të zëvendësuar Boris Johnson. Ndërsa sondazhi – i kryer të mërkurën dhe të enjten sugjeron se Wallace (13) është vetëm një pikë përpara Penny Mordot (12) dhe vetëm tre…