Author: tirana

Pasi ministrat dhanë dorëheqjet në një revoltë që nuk ishte parë kurrë në histori, kryeministri britanik, Boris Johnson bëri me dije se ai jep dorëheqjen.“Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri”, thotë Boris Johnson në një konferencë për shtyp. Ligjvënësi britanik Greg Clark është emëruar si sekretari i ri i nivelit të lartë i vendit, tha të enjten zyra e kryeministrit Boris Johnson në Downing Street. Boris Johnson ka mbërritur në fund të karrierës për shkak të presionit që ai…

Read More

Kjo seancë plenare në Kuvend ka qenë e tensionuar mes replikave dhe debateve, kur nuk mungonin as fyerjet. Pikërisht për këtë ish-zv/kryeministri, deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur zërin. “Të nderuar, do vijoja menjëherë me interpelancën por do thoja 2 fjalë. Nëse ka një gjë të shëmtuar këtu është sulmi personal që vjen nga kjo anë për zonja e gra. Nëse ka një turp është kjo gjë. Sinqerisht kur dëgjoj mos kalo këtu se vdes, po ju nga kaloni? Nga cila rrugë dhe pse duhet të vdesin ata që dëgjojnë dhe jo ju? Po me shalqirin patjetër, po kaq e…

Read More

Gazetari Kastriot Myftaraj humbi jetën pasi u hodh nga kati i katërt i pallatit. Siç informon dhe policia, ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet. “Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastriot Myftaraj, 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia. Ishte nëna e gazetarit, me të cilën ai jetonte, që konfirmoi ngjarjen tragjike dhe siç duket ka parë kur 60-vjeçari ka kryer aktin e rëndë.

Read More

Vlorë- Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës. Burime për ABC bëjnë të ditur, se këta dy persona janë kapur me armë dhe janë vënë në pranga. Ende nuk dihet nëse këta persona ishin të përfshirë në ngjarje kriminale.

Read More

Asgjë nuk e shuan suksesin e kampiones Luiza Gega në Lojërat e Mesdhetare, përpos gafave nga vetë kompeticioni sportiv. Gega komenton situatën e sikletshme, kur teksa merrte medaljen, në sfond u vendos himni i gabuar. “Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte, trajneri e kapi direkt dhe më tha që unë të zbres poshtë. Janë kompeticione shumë të mëdha dhe nuk pret të të ndodhin këto. Dhe te certifikata që mora ishte shkruar sikur isha nga Qipro, jo nga Shqipëria”. A dyshon atletja se një gabim i tillë ka qenë i qëllimtë? “Nuk e prisja të ndodhte, por nuk besoj se…

Read More

Sot në orën 19:00, nis protesta e thirrur nga Partia Demokratike. Ambasada e SHBA në Tiranë, lidhet me këtë zhvillim, u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Tiranë, që të qëndrojnë larg vendit ku mbahet protesta e thirrur nga opozita. “Shtetasit amerikanë këshillohen që të shmangin grumbullimet e mëdha në qytet. Edhe pse shumë evente të tilla janë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve të rendit për informacionet më të fundit”, lexohet në njoftimin e Ambasadës Amerikane. Pritet që të angazhohen përafërsisht 1000 efektivë të komisariateve Forcave të…

Read More

Situata politike në Britani nuk është aspak e qetë. Dominic Cummings, nga krahu i djathtë i kryeministrit britanik Boris Johnson, tashmë i kthyer në armik. Ai u ka kërkuar konservatorëve që ta largojnë atë nga posti i kryeministrit sot, dhe jo ta lënë atë të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm. Cummings, i cili e ka sulmuar vazhdimisht Johnson që kur u shkarkuar në nëntor 2020, shkroi në Twitter “Dëbojeni sot, ose ai do të shkaktojë masakër“. Johnson ka vetëm dy mundësi ose të japë dorëheqjen sot, ose kundërshtarët e tij do të lëvizin çdo gurë për ta rrëzuar atë maksimumi…

Read More

Protesta e PD-së sonte nis në orën 19:00. Policia dhe institucionet kanë marrë masat e duhura, për t’iu paraprirë çdo skenari të mundshëm. Policia ka nisur zbatimin e planit të masave, duke zbarkuar në rrugë autobotë të blinduar të ujit, që përdoren kryesisht për shpërndarjen e turmave. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00. Për këtë protestë, PD-ja ka marrë 2 orë leje në polici për zhvillimin e protestës, që do të mbahet para Kryeministrisë.

Read More

Ditët e nxehta të Korrikut do të sjellin për disa njerëz turbulenca në marrëdhëniet emocionale. Astrologët paralajmërojnë tre shenjat e mëposhtme të horoskopit dhe i këshillojnë që të marrin vendimin në kohë. Gaforrja Ju duhet të uleni dhe të mendoni thellë këtë muaj. E kaluara është përballë jush. Është një pasion dhe dashuri e madhe por duhet të ndaloni. Tashmë e keni ndjerë, e keni provuar. Nuk ishte e shijshme. Yjet ju thonë se keni një jetë të re dashurie përpara jush. Është në dorën tuaj të vendosni një pikë ose një presje. Virgjëresha Nuk duhet të nxitoni për të…

Read More

Partizani synon të sigurojë biletën në turin e dytë kualifikues të Conference League, prej ndeshjes në Gjeorgji ndaj Saburtalos. Me dilemat për Skukën dhe faktit që Alban Hoxha pritet të mungojë edhe pse është stërvitur rregullisht, objektivat janë të qarta. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme, jo vetëm për Partizanin, por edhe për Saburtalon. Ne kemi objektiva të qarta sepse e dimë çfarë skuadre jemi dhe traditën që kemi. Kemi shumë tifozë dhe duam t’i bëjmë të lumtur ata me një performancë të mirë si dhe duke shpresuar kualifikimin”,-thotë Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit. Sfida e parë e Partizanit me…

Read More

Debatet në Kuvendin e Shqipërisë, nuk kanë të sosur. Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, ka kërkuar interpelancë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku. Në qendër të diskutimit ishte ecuria e punimeve në rrugë e Arbrit. Projektin e cilësoi si korruptiv, ku Mziu shtoi edhe se rruga nuk plotëson as kushtet minimale për të qenë ndërlidhëse mes qyteteve. “Nuk ka shqiptar që nuk e di se është korruptive. Rruga e Arbrit edhe sot e kësaj dite mbetet një rrugë e mbetur rrugëve, ose një ëndërr për dibranët, matjanët, bulqizakët. Jo vetëm që nuk ka mbaruar, por as gjysma e…

Read More

Ditët e fundit Shkupi është përfshirë nga protesta të dhunshme pasi qytetarët kanë refuzuar të pranojnë propozimin francez për miqësi me Bullgarinë. Në lidhje me protesta ka reaguar eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon. Ajo ka ngritur shqetësimin se protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut mund të përhapen dhe në Mal të Zi. Sipas saj protestat mund të përdoren nga aktorë të tjerë të huaj si dhe nga Rusia. “Kur Shtetet Anëtare të #BE dështojnë të japin shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe…

Read More