Author: tirana

Erion Braçe deklaroi në Kuvend se do të vazhdojë të ngrejë zërin për fermerët shqiptarë sepse nesër do të jetë ai që do të kërkojë vota prej tyre. Ai iu drejtua me tone të ashpra ministres së bujqësisë Frida Krifca, teksa deklaroi se disa grumbullues të cilët i konsideroi pjesë të një “karteli” bëjnë lojë të dyfishtë në kurriz të bujqve të Divjakës dhe Lushnjes duke i shitur prodhimet në Kosovë me çmime qesharake. “Davidi është një djalë 28-vjeç ndërkohë që Bledi është një djalë 33-vjeç që ka ndryshuar disa biznese me radhe. Kësaj radhe duke qenë se na dëgjojnë…

Read More

Dashi Ata qe jane ne nje lidhje do fillojne ta cmojne me teper personin qe kane prane dhe do ndihen me mire keshtu. Disa mund te marrin edhe disa vendime per te ardhmen. Nese ju beqareve do iu pelqeje jashte mase dikush mos ngurroni t’i shprehni ato qe ndjeni. Vetem ne kete menyre do mund te filloni nje lidhje. Situata financiare do filloje te konsolidohet, por duhet pak durim. Demi Nese jeni ne cift beni kujdes sot. Ka mundesi qe planetet te nxitin debate te medha te cilat do e prishin harmonine qe ishte krijuar. Beqaret do jene me me…

Read More

Nga Pierre Haski/ “France Inter” Tre raporte respektivisht nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, konfirmojnë se të dhënat tona personale dixhitale, janë një temë e rëndësishme e shekullit XXI-të, dhe se ne do të bënim mirë të shqetësoheshim pak më shumë mbi këtë çështje. Le ta fillojmë nga Kina, ku gjithçka është gjithmonë më gjigante se kudo tjetër. Të dhënat personale të 1 miliard kinezëve – identiteti, detajet e kontakteve të tyre dhe rekordet kriminale– dyshohet se janë vjedhur nga serverat e policisë së Shangait. Ky mund të jetë operacioni më i madh i hakerimit në histori. Për më tepër këto të dhëna janë nxjerrë në shitje me një çmim të leverdisshëm. Në fakt hakerët, kërkojnë 10 bitcoin(monedha dixhitale që garanton anonimitetin), ose vetëm 200 mijë euro. Kina ka vendosur censurën ndaj çdo komenti mbi këtë skandal, që është një simbol i turpit dhe nervozizmit. Të fokusuar tek akuzat e ndërsjella për spiunazh kibernetik midis amerikanëve dhe kinezëve, kishim harruar kriminelët…

Read More

Gjykata e Posaçme ka vendosur të rikthejë në SPAK për hetime të mëtejshme penale dosjen ndaj ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Zyrtarët e lartë janë kallëzuar nga avokati Fran Dashi për fshehje të pasurisë Gjykata i ka lënë afat SPAK 4 muaj të përfundojë hetimin, ndërsa SPAK kishte kërkuar pushimin e çështjes.

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur me tone kritike ndaj qeverisë në lidhje me situatën e bujqësisë në vend. Gjatë një interpelance të thirrur prej tij në Kuvend, me ministren e Bujqësisë Frida Krifca, Braçe evidentoi rritjen e kostove të prodhimit nga fermerët dhe kërkoi nga qeveria të publikojë ndihmën e dhënë për bujqit në këtë situatë. Ai nxorri emrat e grumbulluesve që blejnë me një çmim minimal shalqinin në zonën e Myzeqesë dhe në rajon e shefin disa fish më shtrenjtë. “Heshtja për një kulturë aq masive sa çështë shalqini dhe që po zë një peshë shumë…

Read More

Të paktën 7 civilë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën ditën e sotme nga sulmet ruse në rajonin e Donetskut, në Ukrainën lindore, sipas një deklaratë të guvernatorit të Donetskut, Pavlo Kirilenko. “Rusët vranë 7 civilë, tre në qytetin e Toretsk, dy në Avdiivka, një në Kotema dhe një në Siversk”, tha zyrtari ukrainas në një mesazh Telegram, pa dhënë detaje. Rusët, të cilët thonë se kanë në kontroll të gjithë rajonin fqinj të Luhanskut, tani po kërkojnë të pushtojnë Donetskun në mënyrë që të marrin në kontroll të gjithë luginën e Donbasit, e cila kontrollohet pjesërisht nga…

Read More

William Friend, bashkëshorti i aktores Bevina Prince, ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçare. Sipas mediave të huaja, ai është gjetur i vdekur në një varkë. Tragjedia ndodhi teksa rrufeja goditi varkën e tij pranë ishullit Masonboro, afër shtëpisë së tij në Wilmington, Karolina e Veriut. Bevina dhe William u martuan në vitin 2016. Gjatë pandemisë, çifti u zhvendos në Wrightsville Beach nga New York City për të qenë më afër familjes. Pasi u largua nga aktrimi, ata hapën një palestër së bashku në vitin 2019.

Read More

Majk ka qenë në fokus të mediave pasi përflitet se ka nisur një romancë me ish konkurrenten e Përputhen, Melisa Lleshin. Këto lajme vijnë pak kohë pas raportimeve se Melisa i ka dhënë fund lidhjes me ish konkurrentin tjetër, Andin. Spekulimet lindën pasi Majk u fotografua bashkë me Melisën. Megjithëse, ende nuk ka një reagim publik nga ana e dyshes për raportin e tyre. Mirëpo, sot ka shtuar akoma më shumë dyshimet pas veprimit që ka bërë për të. Ai ka treguar publikisht mbështetjen për Melisën. Ai shpërndau në profilin e tij në rrjetet sociale këngën e saj të re.

Read More

Policia e Lezhës ka arrestuar 30 vjeçarin Gjergj Ndreca i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Lezhës kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg prej qershorit të vitit të shkuar për akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike. Blutë e Lezhës kishin marrë informacion se 30 vjeçari ishte pasagjer në mjetin me drejtues Ervin Ndreca dhe për këtë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar më shpejtësi me mjetin në të cilin…

Read More

Mikhail Podolyak, një këshilltar kryesor i presidentit ukrainas, ka falënderuar Boris Johnson për mbështetjen e tij të pakushtëzuar ndaj Ukrainës, shkruan The Guardian. Ndërsa Johnson njoftoi se do të jepte dorëheqjen si lider i partisë Konservatore, por se do të shërbente si kryeministër ndërsa partia e tij të zgjidhte pasardhësin e tij, Podolyak i bëri homazhe Johnsonit për ndihmën ndaj Ukrainës. “Johnson ishte një lidër i vërtetë”, tha Podolyak, duke pranuar se vizita e kryeministrit në Kiev në prill shënoi vizitën më të profilit të lartë në kryeqytetin ukrainas nga një udhëheqës kombëtar që nga fillimi i luftës. “Johnson – një…

Read More

Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska”. Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor. Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran. Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë. Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.

Read More