Shkupi nuk është aspak i qetë. Dhuna dhe shkatërrimi e kanë kthyer kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut në një shesh beteje të frikshëm. Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski u bëm thirrje të gjithë organizatorëve që të marrin përgjegjësi dhe të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të protestuar me dinjitet dhe pa dhunë. Në të njëjtën kohë, siç thuhet në njoftimin e kabinetit të tij, ai dënon ashpër mbajtjen dhe përdorimin e armëve të zjarrit nga civilë dhe qytetarë të vendit, të cilët nuk janë pjesëtarë të organeve të sigurisë. “Përdorimi i dhunës dhe nxitja e dhunës…
Author: tirana
Sot është protesta e PD-së, dhe analisti Frrok Çupi paralajmëron dhunë. Për të sot është një ditë e frikshme dhe mund të ketë skenarë për viktima në radhët e PD. “Ajo është një protestë e Berishës, që edhe ka manipuluar me fjalën qytetarë. Do mbledhë njerëzit e tij. Kjo është protestë e Berishës me 2-3 produkte politike. E para, do të marrë PD-në përmes turmave. PD s’është e Berishës, e pjesës tjetër, ligjërisht. Jemi në prag të një vendimi gjyqësor. Do t’i dëshmoj të tjerëve dhe në radhë të parë SHBA-ve se është në krye të opozitës. Sot Berisha e…
Parlamenti i BE-së e ka shtuar më shumë presionin ndaj Serbisë, duke i bërë thirrje të rishqyrtojë pozicionin e saj ndaj Rusisë. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Beogradi ka mbajtur lidhje të ngushta me vendin e Vladimir Putin, pavarësisht qëndrimit të BE-së. Dje anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan një raport vjetor vlerësimi me keqardhje që Serbia nuk është përafruar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Teksti u miratua me 523 vota pro, 78 kundër dhe 34 abstenime. Deputetët po i kërkojnë qeverisë së sapozgjedhur të Vuçiç, pas zgjedhjeve në prill, të “përafrohet urgjentisht” me qëndrimin e BE.…
Në fjalën e saj në Kuvend, deputetja e PD-së Jorida Tabaku e cilëson si të mangët rezolutën e paraqitur nga PS për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Tabaku po ashtu deklaroi votën pro kësaj nisme, por kërkoi nga mazhoranca që të marrin parasysh amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike. “PS duhet që të dënonte gjenocidin, të njihte viktimat duhet të njihte edhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Ne nuk arritëm një dakordësi që PS të ngrihej mbi palët dhe të miratonte një rezolutë që është miratuar në Mal të zi dhe Kosovë. Rezoluta e sotme është mangët, por…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u ndal edhe te protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit. Ajo tha se do donte që qytetarët të dilnin në shesh për problemet e tyre dhe jo për fantazmat e së shkuarës. Spiropali nuk kurseu as ironitë ndaj Berishës, duke e këshilluar të pijë ujë, pasi do ketë një pasdite të lodhshme. “Sot para kryeministrisë ka një protestë. Mos të habiteni që e them se është gjë e mirë që qytetarët të dalin në Bulevard. Ua thotë një njeri që ka kaluar…
Nga: Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvend, deputet i PD-së Dita sot filloi me xhinkalla e thashetheme turbulluese. Protesta e darkës vërtitet si kërcënim. Përtej kësaj me një akt të pazakontë, morali publik rigjeti vetveten pas shumë shthurjesh e gjykimesh. Të gjithë mendonim se ministrat në Shqipëri nuk ikin vetë e madje kurrë ata shefit të tyre si lypnin t’ia mbathte. U desh vetëm një shkëndijë që erdhi nga Anglia ku gjashtë ministra e lanë Xhonsonin në ditë të gazepit, dangall me gisht në gojë si qyq! U bënë erë e i thonë, nuk rrimë më po edhe ti Boris sikter,…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga seanca e kësaj të enjteve në Kuvend, thotë se rezoluta e Partisë Socialiste për të dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë është me fytyrë të dyfishtë pasi në të është fshirë emri i Aleksandër Vuçiç, i cili është “arkitekti” i masakrës, bashkë me Millocheviçin. Berisha tha se edhe ndaj gjenocidit rus në Ukrainë, PS po mban një qëndrim të dyfishtë pasi po pranon turistë rusë në Shqipëri. “Do të dënoj me forcën më të madhe barbarinë serbë ndaj popullit boshnjak dhe njëkohësisht babaritë serbe në rajon. Keni refuzuar rezolutën e paraqitur nga opozita, sollët në…
Ende pa u mbushur 24 orë nga mbledhja e fundit, Bordi i Transparencës, ka vendosur që të ndryshojë sërish çmimin e karburanteve në vendin tone. Nafta do të shitet me 235 lekë, nga 243 që u vendos një ditë më parë. Benzina do të shitet me 227 Lekë për litër nga 241 lekë për litër, ndërsa gazi me 69 lekë për litër. Këto çmime do të hyjnë në fuqi pasditen e sotme në orën 18:00. Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN…
Kuvendi i Shqipërisë po mban sot një seancë për të dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë Shumica qeverisëse ka dorëzuar projekt-rezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Në projekt rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Në lidhje me këtë në fjalën e tij në parlament deputeti demokrat Lulzim Basha tha se Serbia duhet të kërkojë falje për gjenocidin në Kosovë. Sipas Bashës Tirana zyrtare duhet t’i vendosë kushte Serbisë të kërkojë…
Udhëheqësi i Laburistëve Sir Keir Starmer ka mirëpritur vendimin e Boris Johnson për t’u dorëzuar si udhëheqës i konservatorëve dhe kryeministër, duke shtuar se ai duhet ta kishte bërë diçka të tillë shumë kohë më parë, shkruan BBC. Largimi i afërt i kryeministrit është lajm i mirë për vendin, tha ai, duke shtuar se Britanisë i duhet një fillim i ri. “Partia konservatore ka shkaktuar kaos në vend gjatë krizës më të keqe të kostos së jetesës në dekada. Dhe tani ata nuk mund të pretendojnë se janë ata që do ta zgjidhin atë. Ata kanë qëndruar në pushtet për 12…
Nikolin Gega, ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi është rrëzuar aksidentalisht në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fushës së Lugjeve.” Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Mirditë në njësinë administrative Orosh. “55-vjeçari, banues në Tiranë është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e bluve. Vazhdojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson do të japë dorëheqjen sot si lider i konservatorëve, derisa pritet të vazhdojë detyrën si kryeministër deri në vjeshtë, shkruan BBC. Gara për kreun e ri të konservatorëve do të zhvillohet gjatë verës. “Kryeministri ka folur me Graham Brady dhe ka rënë dakord të largohet në kohë për t’ja lënë vendin një udhëheqësi të ri në konferencën e tetorit”, ka thënë një burim për BBC. Dorëheqja vjen pas një numri rekord dorëheqjesh në kabinetin qeveritar. Deputetët rebelë konservatorë e paralajmëruan mbrëmë kryeministrin se do të ndryshojnë rregullat e partisë në mënyrë që ai…