Author: tirana

Protesta e Partisë Demokratike, e thirrur nga Sali Berisha pritet që të mbledh në shesh qindra e mijëra qytetarë. Prej ditësh lideri i opozitës dhe deputetë e anëtarë të PD-së kanë bërë thirrje për të dalë në shesh kundër kësaj qeverisjeje. Protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë dhe PD ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës nga ora 19:00 deri në 21:00. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00. Përveç masave të marra nga policia, edhe Kryeministria ka marrë masat, duke blinduar dyert…

Read More

Kryeministri Edi Rama edhe mëngjesin e sotëm ju ka uruar ndjekësve të tij në facebook një ditë të mbarë. Urimin e ka shoqëruar me këngë popullore dhe promovimin e investimit me punimet për pjesën e dytë me gjatësi 12.85 km që përmbyll të gjithë aksin e ri nga Korça deri në Ersekë. Nga ana tjetër, sot është protesta e thirrur nga Sali Berisha, që nis në orën 19:00 nga selia blu, e që kulmon para Kryeministrisë, por që Rama nuk do jetë në zyrë, por në Vlorë për një inagurim. “MIRËMËNGJES, dhe me punimet për pjesën e dytë me gjatësi…

Read More

Dashi Duhet të filloni të luani të gjitha kartat që keni në mënyrë që të kuptoni se çfarë është më e mira për ju. Në punë, përpiquni të përqendroheni në një qëllim pa u humbur në konfuzionin e mendimeve që ju vijnë herë pas here në kokë. Demi Mos kini frikë nëse ndiheni të pamotivuar në këtë periudhë. Ndonjëherë të marrësh një pushim nga gjithçka nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe. Në punë do të shpalosen mundësi të reja. Binjakët Jeni duke vënë në dyshim të gjitha gjërat që ju rrethojnë dhe për këtë arsye partneri/ja juaj është shqetësuar. Mundohuni…

Read More

Kjo seancë plenare në Kuvend pritet që të ketë zhvillime të ngjeshura. Sot pritet që deputetët me votë të dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë. PS ka dorëzuar projekt-rezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Po ashtu gjatë ditës së sotme deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka thirrur dy interpelanca me ministren e Bujqësisë Frida Krifca. Ndërsa deputeti i partisë Demokratike Xhelal Mziu, do të zhvillojë një interpelancë me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku. Kurse pasdite është protesta e thirrur nga Sali Berisha, e cila nis në orën 19:00, dhe pritet të jetë përsaktuese për vetë…

Read More

Kjo e enjte do të ketë mot me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare pasdite në zonën veriperëndimore. Temperaturat në mëngjes do të luhaten nga 15 deri në 22 gradë. Në mesditë do të zbresin duke u luhatur 29 deri në 34 gradë C. Era do të jete me drejtim veriperëndim me shpejtësi 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.

Read More

Më mijëra protestues të opozitës maqedonase, mes tyre edhe nacionalistë radikalë të financuar nga Beogradi e Moska edhe mbrëmjen e kësaj të mërkure pushtuan rrugët e Shkupit për të protestuar kundër marrëveshjes me Bullgarinë. Pavarësisht se në protestë kishin dalë kundër bullgarëve, siç dje dilnin kundër grekëve për emrin, protestuesit nisën të sulmojnë pronat e bizneset e shqiptarëve të Shkupit, teksa nuk munguan as sulmet me molotov e sende të forta edhe ndaj statujës së Skënderbeut, që mesa duket i komplekson edhe sot në 2022. Përballë këtij agresioni dhe thirrjeve “shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur”, shumë shqiptarë dolën…

Read More

Dy djemtë e xhaxhait të deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Eduard Ndreca janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në policinë e qytetit. Gjergj Ndreca dhe Ervin Ndreca janë ndaluar nga policia pasi rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë. Konkretisht Gjergj Ndreca ishte shpallur në kërkim prej 15 korrikut të 2021 për kultivim të lëndëve narkotike. Gjergj dhe Ervin Ndreca janë ndaluar teksa po lëviznin me një mjet tip “Range Rover” dhe kanë kundërshtuar shoqërimin duke debatuar ashpër me efektivët e policisë.

Read More

Maturantët e një shkollë në Elbasan janë braktisur në mbrëmjen e maturës nga drejtori i shkollës dhe mësuesit e tyre, pasi nuk ju kanë shkuar. Duket se mosprezenca e tyre , ka qenë për shkak se maturantët kanë dalë me rezultate negative në provimet e maturës shtetërore Maturantja që mbante fjalën hapëse kishte përgatitur një fjalim ku falënderonte një për një drejtorin dhe mësuesit, por që i është rrëzuar poshtë, pasi ata nuk kanë shkuar. Ajo e ka hapur mbrëmjen me profesor Bujarin, i vetmi mësues që iu kishte shkuar në mbrëmje. Gjithsesi, maturantja i ka përshëndetur edhe mësuesit e…

Read More

Bordi i Tranparencës rriti një ditë më parë çmimin e hidrokarbureve me 9 lekë për litër, ku nafta po shitet aktualisht me 252 lekë për litër, nga 243 lekë që ishte, ndërsa benzina po shitet me 241 lekë litri, kurse gazi me 81 lekë. Ndërkohë që duhet theksuar se Bordi i Transparencës, gjithnjë pas njoftimit për ndryshimin e çmimeve vendos edhe një shënim të veçantë ku shkruan: “Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”. Por mesa duket këtu vlen të përdoret ajo shprehja: “Tjetër themi e tjetër bëjmë”, pasi nafta në…

Read More

Ashtu si në çdo protestë tjetër tjetër të opozitës, edhe për atë të ditës së nesërme, janë blinduar dyert e godinës së Kryeministrisë. Ky vendim është marrë nga frika e ndonjë revolte të mundshme nga ana e protestuesve të cilët mund të tentojnë të hyjnë brenda në Kryeministri, edhe pse ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se protesta do jetë paqësore. Protesta do të nisë në orën 19:00 ku protestuesit do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe atë “Nënë Tereza” dhe më pas do të bashkohen para godinës së Kryeministrisë. Gjatë orarit të protestës, kryeministri Edi Rama nuk do të…

Read More

Vijon protesta në Maqedoninë e Veriut kundër propozimit francez për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Mijëra qytetarë dhe mbështetës të partive opozitare si “VMRO-DPMNE” dhe “E Majta” kanë protestuar në Shkup para ndërtesave qeveritare me moton “Ultimatum- Jo, faleminderit”. Më pas turma është drejtuar për në sheshin “Skënderbej” të qytetit ku ka hedhur parrulla anti-shqiptare. Raportohet se ka patur edhe konfrontime të protestuesve me forcat e policisë.

Read More

Parada e katër korrikut në Çikago përfundoi tragjikisht me viktima dhe të plagosur, pas një sulmi me armë. Së fundmi CNN ka publikuar një histori heroike, por me një fund të dhimbshëm. Babai arriti ta shpëtonte të birin 2-vjeçar, nga të shtënat e pafundme duke e mbrojtur me trup. Tashmë vogëlushi do të rritet pa asnjërin nga prindërit, pasi Kevin McCarthy 37 vjeç dhe gruaja e tij Irina 35 vjeç, ishin midis shtatë personave që humbën jetën tragjikisht. Gjyshi i tij ka deklaruar se pas të shtënave nipi i tyre po lëvizte i vetëm në rrugët ku ndodhi ngjarja. Dana…

Read More