“Ta qesim tymin” është kënga e sjellë së fundmi nga Erik Lloshi. Për këtë ai gjatë bisedës në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin tha se është hera e parë që del në publik me ritme folk. Kur publikon një këngë të re, të gjithë këngëtarët kanë në fokus të tyre klikimet. Për këtë gjë Eriku tha se nuk ka bërë sponsorizim. “Akoma nuk e kam bërë sponsorizimin. E lashë kastile sepse në momentin që vendosa që do isha i ftuar këtu doja ta thoja këtu që ‘në momentin që unë do bëj sponsorizimin, këngën keni për ta parë ndryshe’.…
Author: tirana
Sot është data 6 Korrik, por punonjësit e Radio Televizionit Shqiptar nuk i kanë marrë ende pagat e muajit Qershor. Kjo gjë konfirmohet nga punonjës të RTSH-së, të cilët deklarojnë se vonesat e pagave janë një gjë që po ripërsëritet prej 4 muajsh në këtë institucion. Punonjësit pretendojnë se pagat e RTSH-së janë rreth 600 milionë lekë të vjetra në total dhe sa më shumë ditë që ky fond mujor i pagave të qarkullojë nëpër banka, rritet përqindja e interesit. Më herët në Radio Televizionin Shqiptar kalonin pagat në datën 1 të çdo muaji.
Shefat e MI5 dhe FBI janë takuar ditën e sotme ‘kokë më kokë’ ku kanë paralajmëruar për kërcënimin e paraqitur nga Kina në fjalimin e parë të përbashkët: Shefat e sigurimit thonë se po përballen me ‘sfidë të ndryshimit të lojës’ nga partia komuniste e cila ‘po ushtron presion të fshehtë në të gjithë globin’ Krerët e agjencive të inteligjencës së Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë premtuar më shumë hetime për Kinën, pasi ata së bashku paralajmëruan se bota përballet me një ‘sfidë të ndryshimit të lojës’ nga partia komuniste e Xi Jinping, në pushtet. Drejtori i…
Këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj, e cila një vit më parë solli në jetë një djalë, është pyetur nga një ndjekëse nëse paragjykohet nga fakti se bën pushime pa djalin e vogël. “A të paragjykojnë që bën pushime pa djalin? Në Shqipëri e bëjnë shumë (më ka ndodh)”, pyet ajo. Ndërkohë, Afërdita i është përgjigjur: “Atëherë le të flasim pak për këtë temë. Paragjykojnë shumë, unë mendoj ndryshe. Mendoj që aq sa ka rëndësi familja ka rëndësi edhe lidhja në çift. Falënderoj Zotin që kam mamin dhe është në duar shumë të sigurta. Mendoj që është një karikim dhe merr në…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i tij nuk do të nënshkruajë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën. “Bukur, dinjitetshëm dhe me mirësjellje, nuk do të nënshkruajmë. Nuk na shkon mendja, nuk do ta konsiderojmë”, tha Vuçiç për gazetarët, gjatë një vizite në pjesën qendrore të Serbisë. Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë, ku thuhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të “bazohet në njohjen reciproke”. Kjo është hera e parë që në një dokument zyrtar të një institucioni evropian përmendet njohja reciproke. Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin…
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai rus, Vladimir Putin kanë regjistruar një përplasje të furishme telefonike vetëm katër ditë përpara se Kremlini t’i hapte rrugën pushtimit të Ukrainës. Regjistrimi bombastik është zbuluar nga mediat franceze dhe aty dëgjohet Presidenti francez duke sulmuar homologun e tij lidhur me sugjerimet që ai duhet të negociojë me separatistët pro-rusë. Debati i tensionuar përfundoi me Putinin që deklaroi se ishte në palestër për të luajtur hokej mbi akull, pasi hoqi dorë nga kërkesat për të mbajtur një takim me Joe Biden. Detajet e thirrjes konfidenciale të 20 shkurtit u zbuluan nga transmetuesi France2 në…
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në mbledhjen e sotme propozimin për emërtimin e një rruge në Tiranë me emrin e Fatos Baxhakut, publicistit dhe gazetarit të njohur, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 55-vjeçare. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se me nderimin që i bëhet emrit të Fatos Baxhakut, nderohet e gjithë gjenerata e më të mirëve të gazetarisë shqiptare. “Kemi një propozim nga shoqata “Art impuls”, për të emërtuar një rrugë me emrin e Fatos Baxhaku – gazetar dhe publicist, një personalitet i rrallë. Kur flas për Andrea Stefanin, emrin e të cilit ia kemi vënë shkollës…
Numri i ushtarëve rusë të vdekur dhe të plagosur po shkakton trishtim të madh midis ushtarakëve rusë që ëndërrojnë të kthehen në shtëpi të gjallë, raporton agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform, duke cituar një deklaratë nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), i cili ndau një bisedë me një ushtar rus, nga rajoni i Khersonit.about:blank “Do të jem i sëmurë për gjithë jetën. A e dini sa trupa të pajetë pashë? Pa kokë, pa këmbë, pa trup, pa asgjë, vetëm ashtu, hidhen në arkivolet teneqe. Thjesht i marrin, hedhin pjesë, copa. Nuk do të jem kurrë mirë”, thuhet në njoftimin…
Rrëshqitja e një akullnaje në majën Marmolada në malet Dolomite la të vdekur disa alpinistë. Një prej tyre ishte edhe 27-vjeçari Filippo Bari. Pak minuta para se të humbte jetën nga akullnaja që ra mbi të, ai kishte bërë një foto, të cilën ua kishte dërguar familjarëve të shoqëruar me mesazhin “ej, shihni ku jam”. Sipas Ansa, foto e Barit para se ai dhe 7 alpinistë të tjerë të shtypeshin për vdekje nga akulli e gurët në ortekun e tmerrshëm u publikua nga familjarët e tij për të treguar disa nga momentet e fundit të tij të lumtura.
Gjyste Serrmi, ka dalë në skemën e inceneratorëve, ku rezulton se asaj gjatë viteve 2016-të dhe 2017-të, i janë shitur dy kompanitë “Elvis 03” dhe “Frangaj Internacional”. Djali i Gjyste Serrmit, e cila disa muaj pasi i ishin shiture kompanitë ka ndërruar jetë, tha për Abc se nënë e tij jetonte në varfëri, dhe se të ardhurat be saj ishin vetëm 117 mijë lekë, të cilat i merrte nga pensioni. Simon Shkreli: A dini gjë, nëna juaj ka pasur firmë biznesi të veten? Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, nuk ka pasur, se nuk ka pasur mundësi, ka qenë fukara e mbaruar,…
Balerini Graciano Tagani ka ndarë me ndjekësit një tjetër sukses të tijin. Ai do të jetë pjesë e jurisë në një kompeticion në Itali. I lumtur dhe mirënjohës për këtë mundësi, ai shkruan se gjithnjë i ka adhuruar nëpërmjet ekranit personat që do t’i këtë nesër krah tij. “I lumtur dhe mirënjohës të jem pjesë e jurisë me personat që gjithmonë i kam adhuruar ndërmjet ekrani italian dhe nesër në Romë do jem krah tyre. Mirënjohës. Shihemi nesër”, shkruan ai. Graciano është autor dhe anëtar jurie i “Just dance” në Top Channel, ndërsa më herët ka qenë pjesëmarrës si balerin…
Vëllimet e importit të naftës së papërpunuar gjermane u rritën për 14.6 për qind në katër muajt e parë të 2022, pasi ekonomia u rikuperua nga ndikimi i pandemisë COVID-19 dhe fatura u dyfishua për shkak të çmimeve më të larta, treguan të dhënat zyrtare të mërkurën. Rusia mbeti furnizuesi kryesor, duke mbajtur një pjesë prej 35 për qind të importeve të naftës të Gjermanisë në këtë periudhë, treguan statistikat mujore nga zyra e tregtisë së jashtme BAFA. Importi me 21.5 për qind u pasua nga Deti i Veriut Britanik dhe Norvegjez, ndërsa importet nga anëtarët e Organizatës së Vendeve…