Author: tirana

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha më 6 korrik se Bashkimi Evropian prej 27 vendesh duhet të bëjë plane emergjente për t’u përgatitur për një ndërprerje të plotë të gazit rus në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Kremlini. Von der Leyen tha se komisioni planifikon të shpallë planet emergjente në mbarë BE-në në mes të korrikut për të siguruar “rrjedhjen e gazit drejt vendit ku është më e nevojshme” në rast të një përfundimi të plotë të dërgesave të gazit rus. BE ka vendosur tashmë sanksione ndaj Rusisë dhe po largohet nga dërgesat e kontrolluara nga…

Read More

Me vendim të qeverisë numri i punonjësve të ministrisë së Brendshme do të shtohet. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas VKM-së, numri i punonjësve organikë të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2022, shtohet me 30 veta, për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe numri i përgjithshëm i sistemit të ministrisë bëhet 15 141 punonjës. Vendimi i plotë: V E N D I M PËR NJË SHTESË NË NUMRIN E PUNONJËSVE ORGANIKË TË MINISTRISË SË BRENDSHME, PËR VITIN 2022 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit…

Read More

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula ka deklaruar në një seancë dëgjimore të Komisionit për Çështjet Ligjore, se nga 2189 kandidatë që u janë hapur dosjet dhe jane kryer verifikimet ne kohen qe kane aplikuar per një post publik, 71 prej tyre kanë rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Teksa prezantoi raportin vjetor të veprimtarisë së autoritetit, Sula tha se nga keta 71 zyrtarë të identifikuar si të lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit, 13 prej tyre tentuan të bëheshin pjesë e SPAK, BKH, KLP, KED, KLGJ, ILD, e Prokurori. “Sa i përket verifikimit të figurave. Kemi pasur dy blloqe…

Read More

Të mërkurën (06.07) kabineti qeveritar gjerman vendos për paketën e parë të reformës së migracionit. Projektligji i Ministrisë së Punëve të Brendshme parashikon futjen e një të ashtuquajturi “shans për të drejtë qëndrimi”. Kjo u hap një kategorie të huajsh në Gjermani mundësi të reja për të marrë një status të sigurtë qëndrimi. Migrantët që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen “Duldung” (pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi) – do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht gjithmonë në Gjermani. Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të merrnin…

Read More

Nënë e bir janë arrestuar në Shkodër, pasi kanë mashtruar një 72-vjeçar, me qëllim përfitimin e një shume të konsiderueshme parash. “Në tetor të vitit 2021, ka kallëzuar shtetasi J. Q., 72 vjeç, banues në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, duke pretenduar se këta shtetas, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shumë prej 500.000 lekësh të rinj. Shtetasi J. Q. ka kallëzuar se këta 2 shtetas kanë shkuar pranë banesës së tij, me një motor, i janë prezantuar si nënë e bir dhe i kanë deklaruar se kanë pësuar një aksident rrugor dhe kanë nevojë për këtë shumë…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Remas të Lushnjës, ku një djalë ka mbytur të atin. Viktima është M.Stasa 85 vjeç. Autor i dyshuar është djali i tij A.Stasa, i cili nuk është arrestuar ende. Nga informacionet paraprake, dyshohet se djali e ka mbytur babain me duar. Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen për momentin.

Read More

Nga Mitro Çela Për 10 vite rresht Koçoja, unë, me Filipin në ballë shkonim në Sarandë. 10 ditë Në vitin 2019 në ekip u bashkua edh Dori. Një ditë u ulëm për kafe tek “Afrika”. -Mbrëmë, -tha Koçoja, -lexova një intervistë të Vojsava Mustës, gruas së Kujtim Tragjedi. U dashurua me Kujtimin studente. Tre vjet martesë. Bënë edhe një vajzë. Erdhi divorci. Pse? Kujtimin e dërguan në ndërmarrjen e bonifikimit në Fier. Për vajzën bënë sakrificën e madhe, u ndanë. Morali i kohës. Në gjyq u vendos që vajza të rrinte me mamanë. Babai ta shihte vajzën një herë në…

Read More

Mëngjesin e sotëm ishin të ftuar në “Wake Up” në Top Channel, Gëzim Tushi dhe Shkënda Lili, të cilët folën në lidhje me tradhtinë. Moderatori i njohur, Isli Islami iu drejtua detektives private me pyetjen: “Cilat janë qytetet ku tradhtohet më shumë, do na japësh pak një mini listë?”. Sipas Lilës, Tirana është në vendin e parë dhe që në kryeqytet ka punë më shumë. Biseda në studio: Shkënda: Tirana është ajo që mbizotëron më shumë dhe që unë kam më shumë punë. E padiskutuar kjo Isli: Të lutem, se ne habitë më të mëdha na kanë ardhur nga qytete…

Read More

I njëjti vend si vitin e kaluar, por në vilën në Mykonos Eros Ramazzotti zgjodhi për pushimet e tij të jetë në shoqërinë një vajzë tjetër (ndryshe nga ajo që kishte pritur verën e kaluar). Ajo është brune dhe e papërmbajtshme dhe e përjavshmja “Chi” i ka fotografuar në momente intime. Ata lyejne trupin me krem, bisedojnë, zhyten në pishinë, drekojnë buzë detit. Në shtëpi janë vetëm ata dhe joshja mes tyre është e dukshme.Është një mister absolut se kush është vajza me të cilën Eros Ramazzotti po kalon pushimet në Greqi. Edhe paparacët e panë të vetme në plazh…

Read More

Dy mikeshat e ngushta, Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri shijuan disa ditë pushimesh së bashku në Egjipt. Aktoret morën vëmendjen me pozat atraktive që ndanin në rrjete sociale. Në një video, ata u shfaqën duke kërcyer para pasqyrës në bikini nën ritmet e këngës “Girl on fire” të Alicia Keys. Së fundmi, aktorja Adriana Matoshi, njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, është përplasur me një ndjekës për një koment lidhur me pushimet që ata kanë bërë në Egjipt.  “A e paskeni marrë rrogën”, ka shkruar komentuesi mes të tjerash për deputeten kosovare. Ndërsa Adriana është shprehur se të ardhurat e…

Read More

Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka reaguar lidhje me deklaratat e LSI-së per abuzimet me inceneratorët. Ajo tha se kjo është lojë politike e LSI-së në prag të protestës. Ibrahimaj tha se ka qenë administrata tatimore që ka zbuluar abuzimet, e cila ka dorëzuar abuzimet në Prokurori. Ministrja tha se në Prokuroi janë referuar 34 procese. “Që nga ai vit janë 34 subjekte të cilat janë referuar nga hetimi tatimor ku kanë qenë të përfshira 141 subjekte. Pjesë e këtyre procedurave janë përfunduar dhe kanë përfunduar me një vendim gjykatë. Një pjesë janë ende nën hetim. Për rastin…

Read More

Një tjetër ministër është larguar papritur nga qeveria e Boris Johnson. Ministri i Strehimit Stuart Andrew ka deklaruar se po jep dorëheqjen “me trishtim”, raporton BBC. Andrew tha se besnikëria dhe uniteti janë tipare që kanë tejkaluar gjykimin e tij kohët e fundit. “Vjen një moment kur duhet të shikoni integritetin tuaj personal dhe ajo kohë është tani”, tha ai. Më herët ishte dorëhequr edhe ministri i Shëndetësisë Sajid Javid dhe kancelari i thesarit Rishi Sunak.

Read More