Një 16-vjeçar në Mississippi është vlerësuar si hero, pasi shpëtoi nga mbytja tre vajza dhe një oficer policie. Adoleshenti Corion Evans tha se ai pa makinën me tre vajza adoleshente brenda duke rënë në lumë. Evans dhe një mik më pas u hodhën vetë në lumë dhe i ndihmuan vajzat të dilnin nga makina e fundosur dhe të ngjiteshin në çatinë e saj. Një oficer i policisë lokale, Gary Mercer, gjithashtu notoi për të ndihmuar vajzat e aksidentuara, por më pas rrezikoi të mbytej. Kështu që Evans arriti ta shpëtonte edhe atë. Ai u përgëzua për guximin dhe vetëmohimin që shfaqi duke rrezikuar…
Author: tirana
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi organet ligjzbatuese për vënien para drejtësisë të disa punonjësve, të cilët dyshohen se abuzonin me detyrën pranë varrezave në Tufinë. “Falenderoj Prokurorinë dhe Policinë e Tiranës për ndihmën. Te varrezat e Tufinës kemi pasur një shqetësim prej kohësh, ku një komunitet sekserësh, të trashëguar prej vitesh, prenotonin varre. Varrezat janë publike, nuk janë private. Ka një ligj që lejon varreza private dhe kush do që të bëjë varreza private duhet të ndjekë procedurat ligjore, të prenotojë toka, varre familjare dhe gjithçka tjetër, por jo në varrezat publike. Nuk e di nëse ata…
Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyjet e Krastës së Krujës. Sipas “News24”, është kërkuar ndërhyrje nga ajri, por Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se helikopterët janë në remont. Ndërkohë një patrullë policie ka vajtur në vendngjarje dhe është vene në ndjekje të personave të dyshuar, të cilët i kanë vënë flakën në disa vatra, e që mendohet të jenë ende në zonë.
PD ka kërkuar leje për protestën që do të mbahet para godinës së Kryeministrisë nga ora 19:00 deri në orën 21:00. Për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Sali Berisha që do të mbahet nesër para Kryeministrisë do të angazhohen në terren rreth 1200 efektivë policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës. Po ashtu, do të montohen kamera sigurie me rezolucion të lartë në vende të ndryshme për një panoramë sa më të gjerë të aktivitetit të protestuesve, për të pasur nën mbikëqyrje situatën. Duke nisur nga ora 16:00, nesër do të kufizohet qarkullimi rrugor…
Fotot e lojtarit të Villarreal, Manu Trigueros, ku shfaqet larg jahteve, klubeve të natës apo makinave luksoze, kanë tërhequr goxha vëmendje. Në fotot e shpërndara në rrjetin e tij social “Instagram”, ai shihet i mbuluar nga thjeshtësia, duke treguar një jetë normale. I ulur në tavolinë e i veshur me kanotierë të bardhë, ai shijon një pjatë gjellë nga duart e mamasë së tij. “Kur arrita në stërvitje sot, shokët e mi të skuadrës më tallën për fotot e mia, por unë e marr si shaka”, shprehet lojtari. Në një moment tjetër ai fotografohet në një plazh publik krah të…
58-vjeçari që dhunoi dhe më pas mbyti me duar të atin e tij konsiderohet një person problematik. Andrea Stasa, i cili përfundoi në prangat e policisë pasi kreu krimin, dyshohet se ka qenë i dënuar në Itali dhe para pak kohësh ka dalë nga burgu. Njëri prej të afërmve të familjes Stase, në një prononcim për mediat, tha se të dy, viktima dhe autori, kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin prej kohësh, derisa situata degradoi në këtë pikë. “Kanë patur debate, por unë nuk kam qenë prezent, djali jetonte këtu, nuk mund të jap informacion të saktë, unë e kisha xhaxhanë…
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ka shkaktar reagime të ashpra, gjatë një takimi me qytetarët në Madrid. Kryeministri Sanchez ishte duke takuar banorë në një rrugë të kryeqytetit Madrid, mes qytetarëve që takoi ishte edhe një grua me ngjyrë. Kryeministri spanjoll pasi shtrëngoi dorën me gruan që po i buzëqeshte bëri një akt të shëmtuar të cilësuar si racist në komentet e shumta në rrjetet sociale. Sanchez menjëherë fshiu dorën menjëherë pasi u largua disi nga gruaja me ngjyrë pa e vrarë mendjen se gjithë kamerat po regjistronin. Ky gjest i Pedro Sanchez shkaktoi një reagim të madh. İspanya Başbakanı Pedro…
Dy qytetarë, përkatësisht 52 dhe 74 vjeç kanë ndërruar jetë pas komplikacioneve nga COVID. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fudnit në vendin tonë janë kryer 2103 testime, ku kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 947 persona. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë. Sakaq, janë shëruar 403 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,473 që nga fillimi i epidemisë.
Infektimi nga mushkonjat renditet si një ndër shqetësimet që pushuesit hasin gjatë sezonit veror, në disa vende të Shqipërisë. Mjeku Ilir Alimehmeti, i pyetur nëse ka apo jo pasoja serioze në shëndet pickimi i mushkonjave, ai sqaroi se nuk kemi një problem të vërtetë sëmundjesh që transmetohen nga mushkonjat në Evropë. “Shumica dërrmuese e këtyre pickimeve janë bezdisës. Fatmirësisht shumica dërrmuese e sëmundjeve që transmetohen nga mushkonjat janë klasike të vendeve tropikale. Evropa ka qenë shumë vite më parë për malarjan. Është një sëmundje që vret rreth 400 mijë veta në vit. Për shkak të një serë kushtesh ekonomike sociale të përmirësuara…
Nga ëndrrat për një martesë të lumtur, te dhuna fizike e psikologjike e bashkëshortit dhe akuzat për inçest, kjo është historia që u trajtua ditën e sotme në një emision televiziv në News24. Zylfie Lame, 40-vjeçarja nga Dibra, u martua para 15 viteve me shpresën që vështirësitë ekonomike dhe dramat në shtëpinë e babait do të merrnin fund, pa ditur që pikërisht drama e jetës së saj ende nuk kishte filluar. Bashkëshorti, që e detyruan të kishte në krah, ishte një person që prej vitesh kishte kartelë të shëndetit mendor. Pasi u përball me këtë të vërtetë, për të ishte…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 3 qershor 2021 konfirmimin në detyrë të Gerd Hoxhës, duke konstatuar se nuk ka probleme në tre shtyllat e verifikimit si ana profesionale, aspekti i pastërtisë së figurës dhe pasurisë. Por kjo nuk ka bindur vëzhguesit ndërkombëtar të ONM, të cilët kanë kërkuar sot ankimimin e vendimit përmes Komisionerit Publik. Konfirmimi i Gerd Hoxhës u kundërshtua nga përfaqësuesi i ONM, Theo Jacobs i cili teksa theksoi se drejtësia duhet të bazohet në fakte nënvizoi se kjo nuk është drejtësia që meritojnë…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka bërë një paralajmërim për ata që do të tentojnë të bllokojnë qytetarët që do t’i bashkohen nesër protestës së thirrur nga Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, ai iu bëri thirrje drejtuesve të Policisë dhe ministrit të Brendshëm, që të mos pengojnë qytetarët që do të marrin pjesë në protestë, pasi, në të kundërt do të mbajnë përgjegjësi. “Ka informacione se po bllokohen qytetarët për të ardhur në Tiranë. I bëj thirrje drejtorit të policisë dhe ministrit që në mënyrë absolute të lejojnë qytetarët të vijnë, të bëjnë detyrën…