Deputeti demokrat, Saimir Korreshin në një postim të bërë në Facebook, përmes ironisë dhe humorit i drejtohet bashkisë së Lushnjes, duke e pyetur se përse kanë sjellë qen endacakë në qytet. “Alooo Bashkia faleminderit qe na hoqet zhabat po pse na sollet qente ??? Vertet na informoj Bashkimi ne emision qe jane te tredhur por ama te hane gjithsesi. Jo per gje por spara gjeje tetanoz ne spital! Kaq shume kompleksoheni nga Tirana saqe jua zbarkojne qente ne Lushnje??’, shkruan ai.
Author: tirana
Analisti Lorenc Vangjeli, thotë se krijimi i kompanive anonime është mënyra më e mirë e evazionit fiskal. Vangjeli mes të tjerash shton se administrata ka filluar të ketë frikë nga provat që po dalin. Ai ka paralajmëruar një aferë më të madhe, që sipas tij ka pasur një hetim në 2014. I ftuar sot në “Abc News”, ai theksoi se janë disa emra që i njohin të gjithë në Tiranë nga bota e biznesit. “Do ballafaqohemi me emra të tjerë. Që në 2014, ka qenë një hetim, janë emra që i njohim të gjithë në Tiranë. Aktualisht janë pjesë e…
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka deklaruar se BE-ja duhet të bëjë plane emergjente për t’u përgatitur për një ndërprerje të plotë të gazit rus, shkruan skynews. BE-ja ka vendosur tashmë sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë furnizimet me energji, dhe po përpiqet të gjejë burime të tjera. Por von der Leyen tha se blloku duhej të ishte gati për ndërprerjet shokuese që vinin nga Moska.
Këngëtari shumë i komentuar Stresi, ka pranuar se e ka dhunuar reperin Arben Simoni (BMT), ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë. Përmes një live në Instagram me Kozakun, Stresi thotë se ai vetë nuk e ka prekur me dorë kundërshtarin, por ka dërguar njerëz që ta bëjnë një gjë të tillë. Rrahja thotë Stresi, ka ardhur pas ofendimeve publike që i ka bërë. Po ashtu Stresi thekson se videot ku shihej se BMT e ofendonte dhe kërcënonte ia ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, por duke qenë se prej tyre nuk ka gjetur zgjidhje, ka marrë vetë masa. “Ne…
E ardhmja e Cristiano Ronaldo prej ditësh ka përfunduar në qendrën e mediave, pasi sulmuesi portugez ka shprehur haptas dëshirën për tu larguar nga “Old Trafford”, pasi Manchester United nuk ia doli të siguronte një vend në Champions League. Dëshira e CR7 sigurisht është që vitet e mbetura të karrierës së tij të jetë pjesëmarrës në Champions dhe në këtë mënyrë, skuadra të cilat do të marrin pjesë në këtë kompeticion kanë filluar nga punë për të tentuar transferimin e ish-sulmuesit të Real Madrid. Bayern Munich, Chelsea, PSG, Juventus, Roma, Atletico Madrid apo Barcelona janë disa nga skuadrat që po…
Njerëzit e prekur nga skleroza kanë kujtesë të dobët, aftësi të pakëta në komunikim gjykim, në vendimmarrje dhe orientim. Ky grupim sëmundjesh është shumë tinzar sepse nis krejt papritur dhe më pas situata përkeqësohet shpejt. Ndryshim i papritur në kujtesën afatshkurtër-Problemet me kujtesën mund të jenë një simptomë e hershme e sklerozës. Për shembull, dikush mund të mbajë mend shumë mirë diçka që ka ndodhur vite më parë, por e ka të pamundur të kujtojë se çfarë ka ngrënë në mëngjes. Probleme të tjera janë vështirësia për të kujtuar ku keni vendosur diçka, arsyen përse jeni futur në një dhomë…
Një zambak i madh uji në Kopshtin Botanik Mbretëror të Londrës është zbuluar se i përket një specie të re, pas 177 vjetësh në herbariumin e kopshtit. Victoria boliviana është specia më e madhe e njohur në botë e zambakëve të ujit, me gjethe që rriten deri në 10 metra të gjera në natyrë, sipas një njoftimi për shtyp nga kopshtet në Kew, në perëndim të Londrës. Shembulli më i madh i specieve mund të gjendet në Kopshtet La Rinconada në Bolivi, me gjethe deri në 10.5 metra në gjerësi. Gjethja e zambakut gjigant e cila i përket një prej…
21-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gjashtë personave dhe plagosjen e dhjetërave të tjerë në paradën e katër korrikut në SHBA, duket se e paralajmëroi ngjarjen e rëndë. Ai postoi një video ku tregonte vendndodhjen e sulmit përpara të shtënave masive. Robert Crimo u arrestua nga policia disa orë pasi ai qëlloi në drejtim të turmës gjatë festimeve në periferinë e Çikagos, Highland Park. Llogaritë që duket se i përkasin Crimos kishin video të dhunshme dhe të çuditshme në internet, duke përfshirë animacione të vizatuara në mënyrë të dhunshme. Duket se është filmuar herët në mëngjes dhe tregon rrugën bosh,…
Ngjarje e rëndë është ajo në Patos, ku 30-vjeçari Klajdi Çobaj goditi disa herë me thikë nënën e tij Donika Çobaj. Një fqinj ka treguar minutat e tmerrit të 50-vjeçares, e cila u plagos dje me thikë nga djali i saj. Dëshmitar i kësaj ngjarje të rëndë, ai thotë se e ka parë si djali e ka qëlluar nënën me thikë dhe e ka ndjekur nga ballkoni dhe poshtë pallatit, pasi gruaja ishte hedhur për t’i shpëtuar. “Dëgjuam zhurma. O Klajdi ça bëre, se jemi komshinj. Dola në ballkon bashkë me nipin dhe pamë atë të gjakosur që po dilte…
Kim Kardashian është një nga ambasadoret më të mëdha të markës “Balenciaga”. Ajon ndodhet në Paris dhe një detaj që dukej paksa i pavend, ishte se në pjesën e pasme të trupit të Kimit ishte një listë e “datave të turneut” për grupin e rremë “Speedhunters”. U zbulua në vitin 2017 nga i-D se “datat e turneut” të “Balenciaga”-s janë një shenjë për vendlindjet dhe ditëlindjet e ekipit të markës dhe kanë një ngjashmëri të jashtëzakonshme me një bluzë grupi.
Në mbledhjen e qeverisë sot u finalizua angazhimi i ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar kur u miratua buxheti për vitin 2022, për rritjen me 6% të pagave të të gjithë punonjësve të sistem arsimor parauniversitar. Vendimi u bë i ditur nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, tha se nga ky vendim përfitojnë 36700 punonjës mësimor, mes të cilëve për herë të parë edhe punonjësit psiko-socialë dhe punonjësit e sigurisë. Do të përfitojnë edhe punonjësit e arsimit profesional, arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe konvikteve. Nga miratimi i këtij vendimi përfitojnë rreth 30200 mësues, rreth…
Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto ka deklaruar se do të vazhdojë të blejë naftën apo gazin rus dhe ka refuzuar gjithashtu të furnizojë me armë Ukrainën. Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që të mbrojë vendin kundër pushtuesve të huaj, sipas skynews. Ai tha se përpjekja për të zëvendësuar furnizimin me energji të Rusisë përfshinte kosto të larta që do të paguheshin nga populli hungarez. Sipas tij nëse Hungaria nuk do t’i dorëzonte armë Kievit në mënyrë që të shmangte vënien në rrezik të 150,000 hungarezëve që jetojnë në perëndim të Ukrainës. “Për ne, qëllimi kryesor është që të…