Që në nisje të muajit korrik, u rikthyen humbjet në jetë dhe rritje e rasteve të reja nga Covid-19. Ndaj dhe sot Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet, ku pritet që të vendosin masa. Ditën e djeshme 2 persona humbën jetën nga Covid, ndërsa ka pasur edhe një “boom” të infektuarish, pasi nga 2153 testime të kryera janë shënuar 974 raste të reja. Po ashtu kjo mbledhje vjen edhe një ditë para protestës së PD-së.
Author: tirana
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë publike bilancin e muajit qershor, teksa informon se ka deklaruar fajtor 29 persona. SPAK thotë edhe se janë 12 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve. Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 22 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë. Gjatë muajit Qershor 2022: Janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.Janë regjistruar…
Këtë të mërkurë, Njësia e Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës, janë duke kryer një operacion për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Deri tani janë ekzekutuar 4 masa arresti, mes tyre edhe disa zyrtarë. Operacioni vijon.
Momente paniku kanë përjetuar pacientët në Urgjencën e Fierit mëngjesin e kësaj të mërkure, kjo pasi në katin e parë të spitalit ka rënë zjarr. Shkak është bërë makineria e larjes së grafive që ka marrë flakë, por për fat të mirë zjarri është shuar me shpejtësi duke parandaluar një tragjedi të mundshme. Mësohet se është bërë i mundur evakuimi menjëherë i personelit mjekësor nga dhoma, teksa pas disa minuta “luftë” me flakët, zjarri është shuar. Pacientët janë zhvendosur në spitalin “Memorial”, për të marrë kujdesin e duhur mjekësor, për të cilin kishin ardhur në Urgjencë.
Nesër do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga Sali Berisha, dhe pritet sipas kreut demokrat që të jetë madhështore dhe si kurrë më parë. Po ashtu Sali Berisha ka publikuar në facebook këngën himn të protestës së 7 korrikut. Kënga është e Renis Gjokës dhe Big Bastës.Kënga përmban një titull mjaft domethënës “Një hap përpara”.
Bojkot pa afat dhe të masave të sigurisë, është vendimi që ka marrë sot Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë. Sipas kreut të Dhomës se Avokatisë Vlorë, Durim Barjamaj seancat për masat e sigurimit janë zhvilluar pa prezencë të avokatëve, çka sipas tij është në kundërshtim flagrant me kodin e procedurës penale. Po ashtu Barjamaj foli edhe lidhur me deklaratën e fundit të kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se deklaratën e pret nga Gjyqësori, që është i pavarur.
Bordi i Transparencës është mbledhur sot, një ditë para protestës së PD-së, dhe ka vendosur çmimet e reja. Një ditë pasi publikoi çmimet e reja të karburanteve, sot Bordi ka vendosur të ulë me 9 lekë çmimin e naftës, duke e çuar në 243 lekë/litri, ndërsa të benzinës në 229 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i gazit, vijon të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo…
Një nga gratë revolucionare është edhe Magdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón, e cila ende sot frymëzon me stilin e saj tejet të veçantë. Ajo lindi më 6 korrik 1907 në Meksikë. Jeta e Frida Kahlos u zhvillua me një intensitet të fortë emocional, një grua me tundime kontroverse; e mbushi biografinë e saj me dashuri, luftë dhe shpresë, duke i treguar botës se mund të jetohet edhe një jetë tjetër, përveç asaj “të shkruar”. Kishte aftësinë të paraqitej mashkullore, të dilte në krah të feminizmit, të refuzonte nënshtrimin ndaj universit mashkullor, u vetëmjaftua, u shndërrua në simbolin e barazisë…
Gjatë një aksioni të Policisë së Fierit, në një banesë janë zbuluar sasi të ndryshme të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit policor të koduar “Gizë”, policia kontrolloi shtëpisë e 66-vjeçarit me iniciale S.G. në lagjen “29 Marsi” në Patos. I moshuari është vënë në pranga, ndërkohë që në kërkim janë dy djemtë e tij, 26-vjeçari me iniciale G.G. dhe 39-vjeçari me iniciale E.G.Në banesë u gjet 208 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 17.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, 1448 fara kanabisi, 3 granata, 2 armë gjahu pa leje, 391 fishekë luftarak, 3 peshore elektronike dhe 2…
Këtë të mërkurë, në seancën plenare të Parlamentit Europian do të votohen raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme. Votimi pason debatin e zhvilluar të martën mbrëma në PE për këto raporte. Raportin për Kosovën e ka përgatitur deputetja gjermane, Viola von Cramon. Gjatë fjalimit në debatin e 5 korrikut, von Cramon tha se mirëpret qëndrimet e Kosovës rreth luftës në Ukrainë dhe bëri thirrje edhe një herë që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës. “Qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm po ashtu se unë personalisht dhe Parlamenti…
Edhe pse me mendje te bombardimi i Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka hequr shikimin as tek rrethi i tij i ngushtë. Bota akademike ruse u trondit dje nga arrestimi i atij që cilësohej si një nga ekonomistët më të njohur të vendit, nder te tjerat këshilltar i presidentit Vladimir Putin. Vladimir Mau, anëtar bordi i Gazprom dhe kreu i Akademisë Presidenciale të Ekonomisë dhe Administratës Publike, instituti që ka formuar pjesën më të mirë të drejtuesve pas rënies formale të komunizmit. Pikërisht Mau ishte një nga bashkëpunëtorit e ish-kryeministrit ekonomist Yegor Gaidar, që teorizoi terapinë e shokut”,…
Edhe pse u bënë disa vite që është tërhequr nga skena e muzikës, Rihanna është bërë zyrtarisht miliarderja më e re në SHBA, pasi ka grumbulluar një vlerë neto prej 1.4 miliardë dollarësh në moshën 34-vjeçare. Themeluesja e Fenty Beauty, e cila është paraqitur në listën vjetore të Forbes të grave më të pasura “selfmade” në Amerikë për tre vjet me radhë, u rendit në vendin e 21-të në listën e këtij viti. Edhe pse Rihanna nuk është gruaja më e pasur “selfmade” në SHBA, ajo është më e reja, e pasuar me Kim Kardashian, 41 vjeç, e cila ka…