Author: tirana

Rasti më i fundit i policëve të kapur në shkelje është shënuar në 30 qershor në Korçë ku 3 punonjës policie u pezulluan nga ushtrimi i funksionit publik pasi kryen veprime arbitrare ndaj një qytetari që e ndaluan para disa muajsh për mos vendosjen e maskës anti-covid por i komunikuan se do ta ndëshkonin për disa vjedhje të pa zbardhura. Më 28 qershor një nënkomisar u arrestua nga kolegët e tij se pasi përplasi me makinë një të mitur 13-vjeç u Largua nga vendi i aksidentit dhe u përpoq t’a kalonte fajin të vëllait duke pretenduar se ishte ai i…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente gjatë vizitës zyrtare në Holandë, ku në facebook në urimin e mëngjesit për ndjekësit për një ditë të mbarë, këtë herë nuk ka promovuar ndonjë investim, por ka publikuar pamje nga ecja në qytetin e Hagës me homologun e tij, Mark Rutte. Po ashtu Rama ka treguar se me kryeministrin e Holandës, ata kanë gjetur një këndvështrim të përbashkët sesi duhet të jetësohet ideja e Komitetit të ri politik Europian. Sipas kryeministrit Rama, këtë ide ata do ta prezantojnë në Samitin e Madh për këtë temë në Pragë, që do të mbahet në tetor…

Read More

Shkupi është përfshirë nga protesta të dhunshme deri në orët e vona të opozitës, kjo kundër propozimet francez për negociatat. 47 policë janë plagosur, ku 11 prej tyre kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe dy policë janë në gjendje më kritike. Mbrëmë ishte dita e katërt e protestës që eskaloi para Kuvendit. Këto protesta po mbahen kundër propozimit francez që mundëson heqjen e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Përmes propozimi francez i cili arriti në Maqedoninë e Veriut më 30 qershor synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes për…

Read More

Dashi Në dashuri, këtë të mërkurë mund të ketë shumë polemika, mos ndizni zjarre të kota. Në punë dëshironi të përfshiheni dhe do të ketë mundësi për këtë. Demi Dita e mërkurë ka diçka më tepër se e përditshmja. Nëse keni takuar së fundmi një person të këndshëm, mos e lini t’ju ikë nga duart. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të sqaroni se cilat janë nevojat tuaja reale tani. Binjakët Në dashuri mund të jeni pak konfuzë, mos harroni se nuk është kurrë mirë të kesh dhe të mbash këmbën në dy këpucë, ndaj nëse ke rrotull dy persona,…

Read More

Kjo e mërkurë gjatë paradites do të jetë me kthjellime, por në orët e pasdites vranësirat do të marrin zhvillim duke u pasuar nga reshje shiu dhe stuhi ne zonën verilindore pjesërisht zonat lindore dhe kodrinore. Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 15 m/sek dhe dallgëzim te forcës 4 balle në det të hapur.

Read More

Qemal Lame, Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë 1982-1992, ka folur lidhur me dënimet e qytetarëve në kohën e komunizmit. Ai ka kujtuar disa nga rastet kur i është kërkuar arrestimi i qytetarëve edhe pa pasur prova kundër tyre. Një nga këto raste është dhe gjyshi i kryeministrit Edi Rama, babai i Kristaq Ramës. Lame thotë se ai ishte 82 vjeç dhe se arrestimi i tij është kërkuar për shkak se fliste keq ndaj partisë dhe se nuk ishte dakord me reformat që po kryente partia komuniste. “Ishte 82-vjeç, unë nuk e dija se ishte babai i Kristaq Ramës,…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se nëse qytetarët nuk do ta dëshironin Bordin e Transparencës, do të ishte gjëja më e thjeshtë që ky bord të shpërndahej. Deklaratën, Balluku e dha në një intervistë për Euronews Albania, ku shtoi se qeveria u detyrua për të mbajtur bordin, për të ruajtur çmimet. “Ne jemi detyruar që të kemi këtë bord, vetëm për të ruajtur tavanin e çmimit dhe për të mos lejuar që ky çmim të shkojë më lart. Nëse qytetarët nuk do ta dëshironin këtë bord, padyshim do ishte veprimi më i thjeshtë, të mblidheshim në mbledhjen…

Read More

Të pestë vatrat e zjarrit që ditën e sotme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar falë ndërhyrjes dhe përkushtimit të punonjësve të pushtetit lokal dhe qendror, thotë ministria e mbrojtjes. “Pavarësisht temperaturave të larta, aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, një situatë e pakrahasueshme me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri. #24/7”, deklaron ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi!

Read More

Qeveria italiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për zonat përreth lumit Po, i cili përbën afërsisht një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit dhe po vuan thatësirën më të keqe në 70 vjet. Qeveria e Mario Dragit shpalli gjithashtu një gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e situatës në pesë rajone veriore, Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto, duke caktuar një fond fillestare ndihme prej 36.5 milionë Eurosh. Dekreti i qeverisë do t’i lejojë autoritetet të shkurtojnë burokracinë dhe të ndërmarrin veprime menjëherë nëse e mendojnë të nevojshme, si për shembull vendosjen e racionimit të ujit për shtëpitë dhe…

Read More

Policia Rrugore në Lezhë ka ndaluar një makinë tip “Benz” e cila drejtohej nga një maturant, për shkak se ky i fundit mbi targën e përparme të makinës kishte vendosur emrin e tij “Nikolas”. Duhet theksuar që në fillim që vendimi i oficerit të policisë ka qenë i drejtë, pasi nuk lejohet dublimi i targës, apo fshehja e targës së marrë në DPRRTSH, por duke parë shkeljet e shumta dhe gjobat e pakta kur bie fjala tek njerëzit me pushtet, në këtë rast polici edhe mund të kishte “mbyllur” njërin sy e të linte 18-vjeçarin që të gëzonte për mjetin…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë , Shkodër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura. Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Ramiro Gonzales ka shprehur dëshirën e tij të fundit, pasi ai kërkon që të dhurojë një veshkë për personat që kanë nevojë për transplant. Injeksioni vdekjeprurës për të ishte planifikuar për në 13 korrik, por avokatët e Gonzales, në një letër drejtuar guvernatorit republikan Greg Abbott, kërkuan një zgjatje 30-ditore. Avokatët e tij thonë se burri është njohur si një “kandidat i shkëlqyer”, një dhurues i gjallë për dikë që ka nevojë urgjente për një veshkë. Vlerësimet e mjekëve të ekipit të Degës së Mjekësisë të Universitetit të Teksasit kanë zbuluar në fakt një grup të rrallë gjaku tek i…

Read More