Author: tirana

Kryeministri britanik Boris Johnson mori një goditje të madhe të martën kur dy nga ministrat e tij kryesorë njoftuan dorëheqjen e tyre, duke thënë se nuk mund të punonin më për një qeveri të zhytur në skandal. Kancelari Rishi Sunak dhe Sajid Javid të dy njoftuan në Twitter se do të largoheshin brenda disa minutave nga njëri-tjetri të martën në mbrëmje. Polemika më e menjëhershme me të cilën përballet Johnson është trajtimi i Downing Street për dorëheqjen e javës së kaluar i Chris Pincher, i cili u tërhoq nga posti i tij të enjten e kaluar mes akuzave se kishte…

Read More

Kur themi “mushkonjë” na kujtohen pickimet e tyre, kruajtja dhe ënjtja. Po rrallëherë na shkon përmend se çfarë ndodh, ndërsa ky insekt ushqehet me gjakun tonë. Sipas një studimi arsyeja është në pështymën e mushkonjës. Në këtë artikull do të mësoni se çfarë ndodh me ju para, gjatë dhe pas pickimit të mushkonjës Siç tregon një studim, një mushkonje i duhen rreth 4 minuta për ta mbushur stomakun me gjak. Problemi është se gjatë kësaj kohe viktima e tyre mund ta vërejë dhe ta vrasë para se të përfundojë misionin. Pickimi në vetvete është i dhimbshëm, që mund të nënkuptojë…

Read More

Sanja Musiç Milanoviç, gruaja e Presidentit të Kroacisë Zoran Milanoviç, dyshohet se i ka bërë presion drejtoreshës së shkollës së mesme të Zagrebit, Zdravka Martiniç-Jerçiç, në mënyrë që djalit të saj t’i ndryshonin notat, dy javë pasi shkolla kishte mbaruar.Burime për median kroate Jutarnji raportojnë se ndryshimi i notave mund të konstatohet edhe në sistemin on-line, i cili është i aksesueshëm nga të gjithë mësuesit të cilët i kanë dhënë mësim djalit të presidentit.Ndërkohë në një reagim mbi ngjarjen, Sindikatat e arsimit kanë deklaruar se “rishikimi” i notave pasi të ketë kaluar afati ligjor prej 48 orësh nga shpallja e…

Read More

Gjykata e Lartë shqyrtoi një rast dhune ekstreme dhe disa vjeçare mes një çifti nga qyteti i Korçës, duke urdhëruar Gjykatën e Apelit që ta rigjykojë çështjen pasi gjeti të pavend pushimin e akuzave ndaj bashkëshortit xheloz. Hetimi tregon torturimin e një gruaje që detyrohej përditë përpara një kamere të pranonte tradhtitë dhe më pas t’i nënshtrohej procesit të pendesës. Dhuna fizike dhe emocionale shkoi deri në atë pikë, sa burri e detyronte të shoqen që udhëtonte së bashku me të në Greqi enkas për të kërkuar falje në kishë. “Ai më ka detyruar të shkruaja letra që i quante…

Read More

Për kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, bregdeti i Shqipërisë është një ndër destinacionet më të preferuara për të kaluar disa ditë pushime në sezonin e verës. Së fundmi, Pacolli ka ndarë një foto në “Facebook”, përmes së cilës bën me dije se po shijon qendrimin në vendin tonë. “Pushimet në Shqipëri, aty ku fle zemra , vendi më i mirë në botë”, shkruan Pacolli.

Read More

Një ditë pasi 90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi deklaroi publikisht se pranë saj ishin paraqitur persona për t’i kërkuar firmën, e cila më pas ishte përdorur për t’i ngarkuar tre kompani që kishin realizuar rreth 30 milionë dollarë xhiro vjetore, ABC kontaktoi me familjarët e Thanas Çanit, pensionistit tjetër të përfshirë në skemën e kompanive që pasi kryenin evazion fiskal shisnin kompanitë e tyre. Në një komunikim me ABC, Ardjan Çani deklaron se familja e tij dhe babai i tij Thanas Çani e mësuan vetëm nga media faktin se babai i tyre ishte i përfshirë në një skemë ku ndonëse qarkullonin miliona…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, duke komentuar situatën politike në Shqipëri, shpërtheu në akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai e quajti liderin historik të demokratëve një “kriminel të ftohtë” që për interesat e tij nxjerr popullin në rrugë. “Shqipëria është në rrezik, po nuk e nxjerr nga rreziku Berisha. Berisha është kriminel i ftohtë, të vret e s’të qan. Është shpallur non grata. Për interesat e tij dhe të familjes dhe për këtë kërkon të nxjerrë popullin në rrugë. Dhe për këtë që është më ironike do shkoj dhe Ilir Meta me Monikën krahë për krahë. Asnjë nuk është…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një person me probleme të shëndetit mendor është arrestuar nga efektivët e Policisë së kryeqytetit brenda një autobusi. Ngjarja është zhvilluar pranë terminalit, në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës. Qytetarët kanë raportuar se personi që shikoni në pamje, rreth 60 vjeç, kishte marrë peng për 30 minuta një autobus me 20 pasagjerë.  Njoftimi i Policisë së Tiranës për rastin: Në lidhje me një foto të postuar në portale, për një mjet autobus te Kthesa e Kamzës, ju sqarojmë se: Sot, rreth orës 08:30, është marrë njoftim…

Read More

Grevat e stafit të Ryanair dhe easyJet shkaktojnë gjithashtu shqetësime në aeroportet spanjolle: sipas sindikatës Uso, e cila thirri protestën, një fluturim i Ryanair dhe 8 easyJet janë anuluar, ndërsa mbi 100 avionë të dy kompanive u nisën me vonesë. Një nga kërkesat kryesore të punëtorëve në grevë është përmirësimi i kushteve kontraktuale. Protesta e stafit të easyJet pritet të zgjasë edhe gjashtë ditë të tjera në korrik (plus 1, 2, 3, gjithashtu 15, 16, 17, 29, 30 dhe 31). Edhe ditët e fundit janë shënuar disa shqetësime në aeroportet spanjolle, raporton shtypi iberik.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu konfirmoi pjesëmarrjen e tij në protestën kombëtare të 7 korrikut, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, e që pritet të mbahet para selisë së qeverisë. Në një intervistë në “Top Talk”, ai sqaroi se prania e tij në protestë lidhet me interesat e qytetarëve dhe jo të individit. “Besoj që organizimi i kësaj proteste, mund ta quaj dhe një sfidë që Berisha bën në aspektin e tij personal, por ajo që mua më bën të shkoj, e para është se janë demokratë ata që marrin pjesë. Së dyti, është krijuar një situatë, në të cilën,…

Read More

Kaosi po rritet në aeroportet gjermane ku pasagjerët janë të detyruar të presin me orë të tëra në pikat e kontrollit për shkak të mungesës së stafit. Sipas ministrit të Punës Hubertus Heil, i cili foli për Handelsblatt, “diçka shkoi keq në sektor”, ku, pavarësisht ndihmës shtetërore, shumë punonjës janë pushuar nga puna ose kanë zgjedhur të riorientohen në tregun e punës. Nuk është vetëm sektori i transportit që preket nga fenomeni: gastronomia dhe turizmi preken njësoj. Sipas Heil, 60% e njerëzve janë rifokusuar dhe kanë lënë punën që kishin para pandemisë. Ministri beson se një pjesë e përgjegjësisë i…

Read More

Linjave ajrore u është dashur të përballen me një dështim teknik që la të paktën 1500 çanta të bllokuara në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, duke e bërë të vështirë për pasagjerët që udhëtojnë nga e gjithë bota dërgimin e bagazheve. Ky, pra, ishte më i vogli nga problemet e shumta që goditën udhëtarët këtë verë. Aeroporti i Parisit tha se sistemi i trajtimit të bagazheve kishte një mosfunksionim teknik të premten më 1 korrik, gjë që bëri që 15 fluturime të niseshin pa bagazhe. Aeroporti në përgjithësi trajtoi rreth 1,300 fluturime të premten, sipas menaxherit. Aktivistët e sindikatës…

Read More