Autoriteti i Aviacionit Civil ka vendosur një limit të ri për fluturimet nga aeroporti Gatwick i Londrës nga 1 korriku deri më 31 gusht. Kështu, aeroporti i dytë më i madh në Londër do të reduktojë fluturimet ditore në korrik në 825 dhe ato në gusht në 850, zakonisht mbi 900. Dhe stafi i linjës së dytë më të madhe ajrore në Evropë, British Airways, ka vendosur, në fakt, t’i bashkohet grevave duke përfshirë të gjithë sektorin e transportit ajror. Megjithatë, përveç anulimeve, ka pasur dhe ka ende problemin e vonesave të fluturimeve dhe kaosit të humbur të bagazheve. Imazhet…
Author: tirana
Akullnajat në Alpet e Evropës po bëhen më të paqëndrueshme dhe të rrezikshme pasi temperaturat në rritje, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, po dëmtojnë ato që konsideroheshin prej kohësh si shtresa të fjetura, pothuajse të fosilizuara akulli. Ekspertët thonë se këto akullnaja po dëmtohen në brendësi, duke e bërë pothuaj të pamundur parashikimin e saktë të shembjes së tyre. Shembja e një akullnaje alpine të dielën në Itali shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë njerëzve. Italia po përballet me një valë të nxehtë të fillimit të verës dhe vëmendja është përqendruar në ndikimin e thatësirës tek të korrat në luginën…
Pas historisë së zbuluar dje të 95-vjeçares Haxhire Gurakuqi, me “biznes 30 milionë dollarë” në Lezhë, një tjetër e moshuar që figuron po aq biznesmene e madhe tregon se vetëm mbrëmë e ka mësuar përfshirjen e saj në skemën e inceneratorëve. Në një intervistë telefonike, zonja Ruzhdije Meta ka treguar se vetëm mbrëmë e ka marrë vesh se emri i saj figuron në listën e pronarëve të kompanive të inceneratorëve. Po ashtu thotë se nuk njeh asnjë nga emrat e përmendur. “Jo, jo nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të…
Një shofer shqiptar kamioni, i cili po udhëtonte në jug të Italisë, është ndaluar për një kontroll nga policia rrugore në pikën e pagesës në Vipiteno. Autoritetet gjetën të fshehur në kabinën e shoferit 34 kilogramë kokainë, e cila kap vlerën e 3 milionë eurove. Drejtuesi i mjetit u arrestua dhe u transferua në burgun e Bolzanos. Sipas mediave italiane, ai rrezikon të përballet me një dënim nga 9 deri në 30 vjet burg.
Pamje të tmerrshme që janë filmuar nga një dron në frontin e Donbasit në ditën e 131-të të luftës në Ukrainë, janë publikuar nga mediat ndërkombëtare.about:blank Droni ka filmuar dy ushtarë ukrainas të mbetur vetëm pasi u rrethuan nga forcat ruse. Njëri nga të dy është qëlluar në këmbë, ndërsa kolegu i tij nxiton që ta shpëtojë nga armiku. E gjithë skena ndodh teksa rusët qëllojnë vazhdimisht mbi ta. Ushtari i plagosur mjekohet me një çantë të ndihmës së parë të furnizuar për ushtrinë. Pastaj, duke u zvarritur në tokë, ai përpiqet të mbulohet nga zjarri i armikut, ndërsa ushtari…
Këngëtari i njohur shqiptar, Berkan Beka do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër. Lajmin ai ka zgjedhur që të japë vetë, duke e ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram”. “Kam një operacion në zemër nesër. Ju përshëndes të gjithëve”, shkruan këngëtari bashkëngjitur fotos ku shfaqet brenda ambienteve të spitalit.
Sali Berisha ka thirrur një protestë më 7 korrik, në të cilën thotë se do të rrëzojë Edi Ramën. Në protestë kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë edhe aleatët e PD, nga Monika Kryemadhi, tek Agron Duka, Dash Shehi, e deri tek Nard Ndoka. Ky i fundit duket se ka vendosur që para proteste të relaksohet duke marrë rreze dielli.
Media e Malit të Zi “Vijesti.me” ka dhënë një lajm të mirë sa i përket avancimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Europian. Sipas “Vijesti.me”, brenda Bashkimit Europian ka patur një kthesë të fortë sa i përket zgjerimit, ku Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ndjekin një tjetër rrugë për anëtarësimin në familjen Eruopiane, nga ajo që do të ndjekë Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, por edhe Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova. Konkretisht, Podgorica, Beogradi, Shkupi dhe Tirana kanë perspektivën për t’u bërë anëtarë të plotë të BE-së, ndërsa Kievi, Kishinau, Tbilisi, Sarajeva dhe Prishtina mund të…
Një 15-vjeçare nga Mamurrasi Ornela Maxharri, e cila rezulton e zhdukur për familjarët që prej datës 22 janar të këtij viti u gjet sot. Rasti u denoncua nga nëna e adoleshentes, Liljana Maxharri. E përlotur ajo rrëfeu sesi vajza shfrytëzohej për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Adoleshentja doli nga shtëpia me justifikimin se do të ikte në ekskursion bashkë me G.K nga Kruja, por nuk u kthye më në banesë. Familjarët kanë kërkuar informacion edhe në shkollën 9-vjeçare ’Besnik Syla’, por e mitura nuk ishte paraqitur atë ditë në mësim. Sipas nënës, G.K e shfrytëzon adoleshenten për shpërndarjen e lëndëve narkotike.…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka risjellë në vëmendje problematikën e vaditjes në Divjakë. Ai thotë se e ka ngritur këtë shqetësim që në muajin mars në Kuvend, duke shtuar se sot Lushnja e Divjaka kanë nevojë emergjente për ujë, pasi rezervuari po vjen drejt shterimit. Postimi i i plotë:
Një automjet ka shpërthyer në flakë pasditen e kësaj të martë në Llogora. Dyshohet se mjeti që drejtohej nga K.D. ka marrë flakë në ecje si pasojë e një defekti teknik. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Përtej luftës, ambasadori i parë ukrainas rezident në Shqipëri, Volodymyr Shukrov flet për përshtypjet që i ka lënë vendi ynë, si dhe për njohjen e Kosovës nga Kievi Nga Erion Habilaj Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov në intervistë ekskluzive për VOX News flet për luftën që ka nisur Rusia ndaj vendit të tij, situatën që ndodhen qytetet ukrainase, refugjatët, si dhe ndihmat që po jep Perëndimi. Shukrov tregon arsyet pse Vladimir Putin ka nisur këtë luftë që po shkakton me mijëra viktima dhe çfarë pritet të ndodhë në vijim. Ambasadori Shukrov vlerëson qëndrimin e Shqipërisë ndaj popullit ukrainas…