Author: tirana

Shumë fruta të papjekura janë ‘ngjethëse’ dhe indet e buta të gojës si dhe pjesa tjetër e aparatit tretës e ka shumë të vështirë të përballet me to. Disa prej tyre mund të përmbajnë toksina të lehta E dini që domatet dhe ananasët e pajekur janë toksike për qeniet njerëzore dhe kjo është arsyeja pse duhet shmangur ngrënia e tyre në sasi të mëdha? Sipas ekspetëve të nutricionit, konsumi i disa frutave të papjekura së bashku me ujë, ushqime të tjera që shkaktojnë probleme të traktit intestinal ose me stomak bosh, mund të shumëfishojë problemet që ato shkaktojnë. Cilat janë…

Read More

Situata me zjarret në zonën e Krujës kanë sjellë reagimin e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Bledi Kasmi. Për Kasmin, oligarkët që zotërojnë guroret, por edhe grupet kriminale që kultivojnë kanabis në malësinë e Krujës, janë shkaktarë të masakrës mjedisore që po shkaktohet, pasi kanë për qëllim shfrytëzimin e hapësirave boshe të tokës që lënë pas flakët. “Në fushatën elektorale të 2013 Edi Rama bënte sikur i qante zemra për Krujën. Bënte bé e rrufe për masivin pyjor të Krastës, për fabrikat e çimentos, ndotjen mjedisore etj. Nuk ka nevojë të shkosh në Krujë për ta dëshmuar masakrën që…

Read More

Gjykata e Lartë lë të pandryshuar burgimin e përjetshëm për Sokol Mjacajn, i shpallur fajtor për vrasjen e dy turistëve çekë në korrik të vitit 2015. Një kolegj penal i relatuar nga gjyqtari Sandër Simoni vendosi të mos pranojë rekursin e Mjacajt, i cili në kohën e ngjarjes ishte 20 vjeç. Mjacaj u arrestua rreth 2 ditë pasi u mori jetën dy turistëve që po vizitonin zonën e Shkodrës. Ai pranoi menjëherë autorësinë e krimit dhe tha se kishte hipur me forcë në makinën e tyre, duke i kërcënuar me një kallashnikov, me qëllim për t’i grabitur. Por pas disa…

Read More

Ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit e Serbisë, Tatjana Matiq, foli në Beograd më 5 korrik me ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, për përmirësimin e bashkëpunimit dhe performancës në tregjet e përbashkëta. Në një fjalim para gazetarëve, Kumbaro-Furxhi tha se nga viti 2019 deri në vitin 2021, numri i turistëve serbë në Shqipëri është rritur me 110 për qind. “Është rezultat i komunikimit më të mirë brenda Ballkanit të Hapur, i cili krijon frymën e komunikimit që është e nevojshme [për bashkëpunim]”, tha ajo. Duke folur për sezonin e sivjetshëm në Shqipëri, ajo theksoi se…

Read More

Shqipëria është prekur ndjeshëm nga trafikimi i qenieve njerëzore dhe mbetet kryesisht një vend burim. Nga viktimat e trafikimit jashtë Bashkimit Europian të identifikuara në BE, shqiptarët janë grupi i dytë më i madh (pas nigerianëve). Midis këtyre viktimave, ka një përqindje të lartë të fëmijëve dhe të rinjve, ndërkohë që vajzat e moshës 14-18 vjeç kanë më shumë gjasa të shënjestrohen për trafikim seksual. Kjo është ajo çfarë vërehet në një studim të kohëve të fundit të UNICEF dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbi marrëdhëniet ndërmjet viktimave të trafikimit dhe trafikantëve të qënieve njerëzore në Shqipëri. Një analizë…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke thënë se ai duhet të dal dhe të sqarojë firmën e tij në emër të Këshillit Bashkiak për Inceneratorin e Tiranës. Sipas Kryemadhit, Erion Veliaj me firmën e tij ka ndryshuar fatin e një koncesioni të paligjshëm “Dua të sqaroj Erion Veliajn, se kishte problem të madh rindërtimin dhe pastrimin e Tiranës, apo ndërtimin e gradaçelave. Kishte problem të madh se sa punëtor i madh ishte për të grabitur. Po i them Veliajt të sqaroj firmën e tij në emër të Këshillit Bashkiak…

Read More

Flor Binaj na ka vërtetuar së fundmi se është larguar nga Portokallia, por ja nga humori. Teksa po shijon ditët e verës në plazh, ai ka bërë edhe një video për të argëtuar ndjekësit me humorin e tij që i ka munguar prej muajsh ekranit. Në pak seconda, ai ka përshkruar sikletet e plazhit, lagien me ujë në mes të të shijuarit rrezet e diellit dhe përfundimi si mos më keq, një grusht rërë në fytyrë. Push View this post on Instagram A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Read More

Në 10 qytete të vendit emri më i përhapur është Mimoza.  Më pas emri i dytë më i përhapur është “Fatime” në 7 qytete, ndjekur nga emri Kristina që në 6 qytete në Jug – Lindje të vendit është më i përhapuri. Për sa u përket djemve dhe burrave, duke u bazuar tek tabela, emri më i përdorur në disa qytete të vendit është Arben, por nuk mungon as emri Bajram, Ndue, Vasil, Gjergji etj. Më poshtë ju sjellim edhe hartën me emrat më të përhapur për gratë dhe vajzat sipas qyteteve.

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Read More