Author: tirana

Këtë të martë, bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karburantet, të cilat kanë pësuar një rritje të lehtë. Nga sot, çmimi i naftës do të jetë 252 lekë për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 241 lekë. Ndërkohë, çmimi i gazit do të jetë i pandryshuar: 81 lekë për litër.

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi doli sërish sot në konferencë për shtyp, ku tha se SPAK-u duhet të marrë sa më parë në pyetje Edi Rama dhe jo të moshuarit në pronësi të të cilëve rezultojnë kompani miliona dollarëshe. “Pensionistët që janë edhe të shqetësuar dhe duhet të mbrohen. Sapo jam ndarë me djalin e Thanas Çanit, isha në një bisedë me të. Jo vetëm që nuk kanë dijeni, dhe nuk kanë firmosur kontrata të tilla, por në vitin 2019 janë thirrur nga krimi ekonomik në Tiranë për një faturë 300 mijë euro. Më 8 korrik të vitit 2019 e…

Read More

Këtë të martë, Presidenti i Këshillit Europian pritet të vizitojë Shkupin. Në fokus të bisedimeve mes Michel dhe liderëve politikë në Shkup, do të jetë propozimi francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen, dhe rrjedhimisht zhbllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nga ana tjetër, protestat e zhvilluara para godinës së qeverisë kundër propozimit, u përshkallëzuan në dhunë mbrëmjen e së hënës. Disa prej pjesëmarrësve kaluan gardhin mbrojtës para qeverisë dhe godinës së parlamentit, duke u përpjekur të hyjnë atje.

Read More

Në orët e para të mëngjesit, sot një ngjarja e rëndë tronditi Fierin, ku djali plagosi me thikë nënën e tij 50 vjeçe, Drita Çobaj. Në orët e para të mëngjesit, sot një ngjarja e rëndë tronditi Fierin, ku djali plagosi me thikë nënën e tij 50 vjeçe, Drita Çobaj. Fqinjët thonë se Drita jetonte me vajzën, pasi bashkëshorti i ka vdekur, ndërkohë djali i saj, Klaudio kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania. Sipas tyre, ai ishte një djali shumë i mirë, ndaj shprehen të habitur për ngjarjen. 30-vjeçari qëlloi me thikë disa herë në trup nënën…

Read More

Pas denoncimit të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në lidhje me evazionin fiskal me inceneratorët, SPAK-u thotë se po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme. SPAK po kryen hetimet e nevojshme, mes të cilave përfshihet edhe marrja në pyetje e dy të moshuarve të cilët rezultojnë pronar pa dijeninë e tyre. LSI akoma nuk ka depozituar në prokurori asnjë material që u publikua një ditë më parë nga kryetarja e kësaj forcë politike dhe në rast se do të dërgohen, do të administrohet në çështjen që është ende në hetim.

Read More

Martin Çeço mund të jetë vrarë për çështje droge. 26-vjeçari u gjet i vdekur në muajin qershor në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit. Banorët e fshatit, theksojnë se ata nuk e besojnë që Martini të jetë vrarë pas sherrit për një vajzë. Njëri prej banorët thotë për “Uniko” se Çeço kishte zbuluar aksidentalisht një parcelë kanabisi teksa po priste dru në mal. Sipas tij, Martini kishte marrë kërcënime nga kultivuesit e parcelës së drogës, të cilët më pas e vranë. Policia ka deklaruar deri më tani se Martin Çeço u vra pas sherrit për një vajzë dhe ka arrestuar…

Read More

Bashkia Tiranë me mbështetjen e UNICEF Albania sapo ka përfunduar Planin Lokal të Përkujdesit Social 2023-2025, i cili parashikon qasjen, burimet njerëzore dhe buxhetet e nevojshme për mirëfunksionimin e shërbimeve të integruara për familjet dhe fëmijët në nevojë. Ky plan i përgjigjet atyre banorëve që janë në nevojë për të paktën një nga format e shërbimeve të pagesave të mbrojtjes sociale apo shërbimeve komunitare të kujdesit shoqëror. Hartimi i këtij Plani është mbështetur në një analizë të kujdesshme dhe të hollësishme të nevojave për kujdes dhe shërbime në territorin e Bashkisë së Tiranës, në praktikat më të mira të deritanishme…

Read More

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij duhet që të largohen, pasi për të populli i di shumë mirë fajet që ata kanë. Po ashtu Vasili i quan si një grup mafioz politik. “Vjedhja e me Incineratorët ku miliona e miliona euro janë vjedhur me çdo lloj forme, me kompani të rreme, me evazion dhe me vjedhje direkte me mbështetjen, me përkrahjen dhe me mbrojtjen e Kryeministrit dhe qeverisë qe ju dalin për zot vetë atyre”. Postimi i plotë Që nga dje nuk ka më Kryeministër dhe Qeveri të ligjshme, por një grup…

Read More

Moti i keq që përfshiu ditën e djeshme Sarandën, i mori jetën një 22-vjeçari. Dritan Hasani, pronar i kalçetos ku humbi jetën Armando Kazma, është shoqëruar në polici. Pas deklaratave të tyre dhe verifikimeve në kalçeto, është konsideruar si një fatkeqësi natyrore, pasi ishte brenda standarteve.

Read More

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me përfaqësuesit e biznesit në Holandë, i mëshoi çështjes së perceptimit të Shqipërisë, dhe rrëfeu historinë me një person VIP nga Holanda, i cili nuk donte të vinte në Tiranë, sepse ndihej i pasigurt. “Një holandez VIP që erdhi në Tiranë, nuk do e përmend se kush është. Dhe mora një mesazh nga Drejtori i zonës VIP nga aeroporti. Të lutem më merr urgjentisht. Thash mos ka një zjarr apo bombë, apo zjarr katastrofik. Më thotë se jemi në një situatë unike. Kemi një VIP me dhjetëra njerëz që nuk duan të hyjnë në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Holandë, ku po zhvillon një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencial, që sipas Ramës janë të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë në sektorë me rëndësi. Biznesmeni holandez, fitues i tenderit të Porto Romanos në Shqipëri ka folur për Shqipërinë e viteve 1992, ku ka kujtuar se në atë vit vendi ynë kishte vetëm rrugë me gropa dhe makina “Mercedenzë” të zinj. “Kam qenë në Shqipëri në vitin 1992, me kujtohet që kur mbërrita në vend dhe hyra në…

Read More