Afër me Ukraninën dhe një nga shtetet që ka pritur dhe pret refugjatët ukrainas, ku deri më tani aty janë strefuar mbi 1 milion qytetarë, Polonia përgatit për luftë. Ushtria polake do të ketë 15 000 ushtarë të rinj këtë vit, si pjesë e një plani për të zgjeruar kapacitetin e saj ushtarak dhe për të përmirësuar rezultatet e marra në simulimet ushtarake, përballë një pushtimi hipotetik rus. Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, tha se 8000 nga këta 15 mijë rekrutë të rinj janë tashmë “operative”, pasi kanë përfunduar trajnimin e tyre bazë 28-ditor dhe se nga sot 1 000…
Author: tirana
Një pjesë e madhe njerëzish ndjek dieta të caktuara, po kur vjen puna te dieta e dobësimit, ka shumë gjëra që ne nuk i dimë. Jo me ushqimet që hamë, por çfarë ndodh me dhjamin pasi ne dobësohemi. Pra çfarë ndodh në të vërtetë? Jo e gjithë yndyra eliminohet përmes jashtëqitjes. Një studim zbuloi se në 10 gram yndyrë, vetëm 1.5 e saj shndërrohet në ujë, që mund të kthehet në urinë, jashtëqitje ose lëngje të tjera trupore. Nuk kthehet në energji ashtu siç thonë shumë. Pothuajse 84% e gjithçkaje që hamë e nxjerrim si dioksid karboni, por kjo nuk…
Edhe pse jo shumë aktive me koncerte dhë këngë, Enca mbetet një nga artistet më të ndjekura dhe komentuara në rrjete sociale. Një fans e ka ngacmuar sëfundmi këngëtaren me pyetjen se pse ajo nuk merr aq shumë klikime, sa shifrat që shënojnë shumë emra nga kolegët e saj në YouTube. Enca thumboi shumë prej kolegëve të saj, duke thënë se 90 për qind e këngëve që kanë nga mbi një milion klikime, janë thuajse jo reale. “S’po them që çdo këngë me një milion klikime në ditë është false, por po them që 90 për qind e tyre janë.…
26 herë kampionët e Shqipërisë, ekipi me lojtarët dhe stafin e ekipit Tirana kanë mbërritur këtë mëngjes në aeroportin e Luksemburgut. Mësohet edhe se një numër i konsiderueshëm tifozësh bardhebluve janë nisur nga Tirana me makina në drejtim të Luksemburgut, për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në sfidën e tyre të parë të Champions League për këtë sezon të ri. Kampionët e Tiranës në orën 19:00 do të bëjnë një stërvitje të lehtë në “Stade Jos Nosbaum’” ku nesër, në orën 19:30, bardheblutë e kryeqytetit do të përballen me skuadrën Dudelange, kampione e Luksemburgut për ndeshjen e parë…
Fundjava dhe java që ka nisur, për agjendën e kryeministrit Edi Rama ka prekur më së shumti qarkun e Vlorës, kjo me inagurimi dhe investime. Këtë mëngjes, teksa u ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, ka promovuar transformimin e Qendrës së Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore. “MIRËMËNGJES dhe me transformimin e Qendrës së Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
Rusia vijon të bombardojnë Ukrainën, por vendi kërkon të rindërtojë vendin. Gjatë konferencës për rindërtimin e Ukrainës në Lugano, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se të ndihmosh popullin ukrainas është një detyrë dhe një detyrim moral. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndër të tjera në fjalën e tij foli rreth nevojës për të paktën 750 miliardë dollarë për rindërtimin. Forcat ruse përparojnë në qytetin Seversk, dy lokalitete në rrethin Kryvyi Rih bombarduan gjithashtu.
Dashi Të lindurit e kësaj shenje do kenë një ditë shumë të lodhshme. Gjatë orëve të punës do të merreni me punë shtesë, duke përfunduar një projekt që e keni shumë për zemër. Sa i takon fushës së ndjenjave, ata që janë në kërkim të një partneri do të shfrytëzojnë pasditen për të bërë një takim të këndshëm. Demi Kjo ditë do ju dhurojë emocione të shumta pozitive. Gjatë mëngjesit do mësoni një lajm që do ju lumturojë. Humori i mirë do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, duke bërë që gjithçka të duket më e lehtë. Në mbrëmje do arrini…
Kjo e martë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pjesën e parë të ditës. Pasdite vranësirat do të marrin zhvillim shoqëruar me reshje shiu dhe rrebeshe në zonat malore. Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 17-23 gradë C, gjatë ditës në veri në të vendit, ndërsa në 35-38°C në zonat e ulëta dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Perendim me shpjetësi 7 m/sek dhe dallgëzim 3 balle në det të hapur.
Një aksident i rëndë kë ndodhur pasditen e sotme në Kavajë, në afërsi të fshatit Gosë, ku një trajler ka marrë përpara një furgon. Deri tani nuk raportohet për lëndime në njerëz, por vetëm për dëme materiale.
Pas marrjes së besimit nga Kryesia e PS për të drejtuar socialistët e Tiranës, Erion Veliaj do të jetë edhe kandidati i PS për një mandat të tretë në krye të Bashkisë në zgjedhjet e 2023. Nga shkolla 9-vjeçare “Servete Maçi” ku ishte bashkë me kryebashkiakun Veliaj dhe deputetet Kodheli dhe Gjylameti, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri theksoi se nuk ka dilema se kush do garojë pasi Erioni e ka demostruar me vepra konkrete punën e tij. “Përballë kemi zgjedhjet vendore. Ne e kemi kandidatin tonë dhe këtu kemi fat. Pse? Ne fillojmë që tani punojmë për të…
Prokurorja e Lushnjës, Natasha Prifti (Shallapi) është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me shumicë votash, ka shkarkuar nga detyra Prifti. Prifti u konfirmua në detyrë nga KPK më 28 maj 2021, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin. Prifti u gjet pa probleme në vlerësimin e profesionalizmit. Ndërsa disa pasaktësi janë gjetur në lidhje me gjendjen cash të të ardhurave të saj. Nga analiza financiare prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kishte rezultuar se bashkëshorti i prokurores, i cili kishte një aktivitet tregtar për mallra industrialë, rezultonte me mungesë burimesh të ligjshme prej 3.2 milion lekë…
Në një shkrim aktori i madh Mevlan Shanaj tregon për një absurditet në Shqipëri, ku pensionistët duhet të shkojnë në bankë të deklarojnë se janë gjallë. “Shkoj të tërheq para nga bankomati! Shikoj se nuk kisha aq sa doja të tërhiqja. U kujtova se nuk kam vajtur në bankë, t’u them se jam ende gjallë! Pensionistët duhet të venë dy herë në vit të deklarojnë se janë gjallë! Nuk e kuptoj këtë absurd pasi në Shqipëri, nuk mund të përcillesh në atë botë pa certifikatë bashkie! Nuk mundet banka të shikojë të ikurit e muajit në kompjuter apo bashkitë nuk i…