Kryetari i PD, Sali Berisha ka njoftuar pak më parë një takim me te rinjtë e Forumit Rinor të forcës politike që drejton. NJOFTIM PËR MEDIA Protesta e 7 korrikut do të mbledhë të rinjtë drejtues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në një takim me Kryetarin e PD, Sali Berisha në orën 19.00, në selinë e PD, studentë dhe gjimnazistë në Tiranë dhe në rrethe, do të bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë. Kryetari i Forumit Rinor Belind Këlliçi:”Sot të rinjtë do të diskutojnë me Kryetarin e PD, Sali Berisha mbi problemet me të cilat përballen ata sot, motivimin dhe angazhimin…
Author: tirana
Një çift bullgar, të cilët po udhëtonin me mjetin e tyre, ndaluan dhe u ulën për të ngrënë ushqim në një restorant në qytetit verior grek të Serres, ndërsa fëmijët, 2 dhe 8 vjeç i lanë të mbyllur brenda në automjet. Kalimtarët, të cilët u shqetësuan nga pamja e fëmijëve, tentuan t’i zgjonin duke trokitur në xhama, por ata nuk reaguan, pasi kishin humbur vetëdijen prej mungesës së ajrit dhe qëndrimit në një hapësirë të vogël nën temperatura të larta. Të alarmuar, ata njoftuan policinë, e cila bëri të mundur thyerjen e xhamit nga dera e pasagjerit, duke i nxjerrë…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku u prit nga zëvendës Presidenti Kirill Gevorgian. Duke i falenderuar autoritetet e GJND (ICJ) për pritjen, Rama foli edhe për çështjen e hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Shqipëria i qëndron idesë se paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për tu zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve. Por, përpara se të hedhim këtë hap, duhet të arrijmë marrëveshjen e nevojshme për ta çuar këtë çështje në GJND dhe kjo marrëveshje ende nuk është arritur.…
Një zyrtar turk dhe kompania operuese e portit konfirmuan më 4 korrik se autoritetet kanë ndaluar një anije mallrash ruse dhe po hetojnë pretendimet e Ukrainës se ajo po transportonte grurë të vjedhur. “Sipas kërkesës, anija e quajtur Zhibek Zholy u ndalua në Karasu”, tha një zyrtar i lartë për Reuters. “Akuzat janë duke u hetuar tërësisht. Nuk shkruhet se kujt i përket gruri”. Më 3 korrik, Vasyl Bodnar, ambasadori i Ukrainës në Turqi, tha se Zhibek Zholy u ndalua nga autoritetet doganore turke. Ukraina i kishte kërkuar Ankarasë ta ndalonte atë, duke akuzuar Moskën për vjedhjen e grurit nga…
Duke filluar nga dita e sotme, regjistrimi i nxënësve për klasat e para dhe të dhjeta për këtë vit shkollor, do të bëhet përmes sistemit e-Albania. Specialistja në Ministrinë e Arsimit, Rezarta Basha tregon se hapat për regjistrimin e nxënësve është i përcaktuar në sistem dhe mund të kryhet nga prindi që ka kujdestarinë e fëmijës. “Sot për herë të parë ka nisur regjistrimi i nxënësve të klasave të para, nëpërmjet portalit e-Albania që do t’u vijë në ndihmë të gjithë nxënësve që do të regjistrohen për herë të parë, për vitin shkollor 2022-2023.Hapat e procedurës për regjistrim të nxënësve…
Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të një gruaje 90-vjeçare e cila jeton në azil, në emër të së cilës janë vendosur miliona euro nga ata që nënkryetari i LSI-së i quan “mafiozët e inceneratorëve”. Duke e cilësuar si krim mafioz shtetëror të përmasave më të mëdha të shekullit atë që ka ndodhur, Vasili shkruan se mafia ka rrëmbyer kokë e këmbë qeverinë e Edi Ramës. “Bie perfundimisht Qeveria e inceneratoreve! Situate e tmerrshme. Nje te moshuare 90 vjece ne azil i kalojne me mashtrim nga mafiozet e inceneratoreve miliona euro te inceneratoreve. Mafia ka rrembyer koke e kembe qeverine…
Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja me biznes 30 milionë dollarë në Lezhë ka rrëfyer të vërtetën e akuzave që rëndojnë mbi të, si përfituese e parave të inceneratorëve. E moshuara thotë se jeton në azil në Tiranë, pasi i është dëmtuar shtëpia nga tërmeti. E pyetur nëse ajo ka dijeni për bizneset që janë në emër të saj dhe përfitimet nga inceneratorët, e moshuara thotë se nuk di gjë. Për biznesin në Lezhë në emër të saj dhe 94-vjeçarit Thanas Çani, 90-vjeçarja shprehet se nuk ka qenë kurrë në këtë qytet. Ajo sqaron se të dhënat e saj janë marrë nga pasaporta, ndërsa…
Ndërron jetë 48-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë teksa priste dru në malin e fshatit Shosh në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të hëne. Policia njofton se F. Ç., banues në fshatin Golem të Shkodrës ishte duke prerë dru, ndërkohë që u godit nga një trung në kokë dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Duket se edhe në ditën e lindjes së tij kryeministri Edi Rama vijon të jetë i zemëruar me Komisionin Europian për shkak të refuzimit të statusit kandidat për Shqipërinë në BE. Ai ka folur nga Holanda e as kërë herë nuk i ka kursyer kritikat. Rama tha se Bashkimi Europian dhe Bullgaria, kanë marrë peng dy shtete anëtare të NATO-s. Kryeministri shqiptar e ka quajtur refuzimin turp që lidhet me frymën e devijuar të zgjerimit dhe Ballkanin “çmenduri”. “Kjo është një turp, një turp që lidhet me frymën e devijuar të zgjerimit. Një vend që merr peng dy vende, për…
Papa Françesku hodhi poshtë zërat se ai planifikon që së shpejti të japë dorëheqje dhe tha se shpreson të vizitojë Kievin dhe Moskën në të ardhmen e afërt. Në një intervistë për Reuters, Papa Françesku tha më 4 korrik se “nuk më kishte shkuar kurrë në mendje” të planifikoj pensionimin në fund të verës, megjithëse ai përsëriti se mund të largohej një ditë në mënyrën se si Papa Emeritus Benedikti XVI e bëri në 2013. Papa kishte planifikuar të vizitonte Kongon dhe Sudanin e Jugut këtë javë, por duhej ta anulonte udhëtimin sepse mjekët e rekomanduan për më shumë terapi…
Margarita Xhepa si Sharon Stone, apo kjo e fundit si aktorja shqiptare? Çfarë bie më shumë në sy kur sheh këtë foto krahasuese është ngjashmëria e frikshme mes ikonës së skenës shqiptare, Margarita Xhepa dhe aktores amerikane, Sharon Stone. Elegancë, feminilitet, brishtësi dhe dominim; këto janë disa prej elementëve që aktoret kanë përcjellë përmes rolit të tyre. Një qëndrim gati i njëjtë, kapur në kohë dhe rrethana të ndryshme artistike. E cilësuar si një Sophia Loren shqiptare dhe aktore e kalibrit të lartë, Xhepa shfaqet në këtë skenë gjatë rolit të saj në filmin “Vitet e para”, prodhuar në 1965.…
Shpesh kemi dëgjuar që nëse ushqehemi në orët e vona, e gjithë yndyra e ushqimit do të kthehet ne dhjam dhe për këtë arsye shëndoshemi. Herë të tjera na kanë thënë që nëse hamë pas orës 8 ose 7 nuk do të arrijë ushqimi të tretet dhe për këtë arsye ne nuk bëjmë një gjumë të mirë. Sipas ekspertëve darka në orët e vona nuk këshillohet për shkak të stomakut të rënduar dhe gjumit jo të qetë, por nuk ka të bëjë me depozitimin e yndyrës. Orari i vakteve nuk ka të bëjë me sasinë e yndyrës që kthehet në…