Në 24 orët e fundit janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 147 qytetarë, në këto bashki:61 në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Lushnje, 10 në Durrës, 8 në Berat, nga 6 qytetarë në Vorë, Divjakë, Gramsh, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Tropojë, Devoll, nga 1 qytetar në Lezhë, Vlorë, Selenicë, Kolonjë, Dimal.Janë 3,640 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora…
Author: tirana
Dy shqiptarët e vrarë Armando Lamaj dhe Andon Tefi mbrëmjen e së shtunës në Athinë, kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Në 1 qershor Lamaj dhe Tefi ishin paraqitur në prokurori, pas arrestimit për çështje droge dhe më pas janë liruar. Ata u akuzuan se shisnin kokainë në Athinë për 60 euro/gram, ku gjatë kontrollit të policisë në servisin ku asokohe punonte Tefi, policia gjeti dhe sekuestroi në sirtar 1 dozë me sasi kokaine dhe 3 doza u gjetën në një automjet të braktisur. Gjatë kontrollit personal iu gjetën 6000 euro, ndërsa në banesë të Tefit u gjet 1 shkop metalik. Pas lirimit,…
Policia Rrrugore, përmes një videoje ka treguar sesi në rrethrrotullime nuk respektohet sinjalistike dhe ka paralajmëruar se shkelja e kodit rrugor do të ndëshkohet me gjobë 5000-8000 lekë të rinj. Postimi i Policisë: Në këto pamje “Droni edukues” konstaton se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim. Kujdes! Në rrethrrotullim, përparësi i jepet mjetit që lëviz në të! Në çdo rast, 50 m përpara ndryshimit të trajektores apo të korsisë, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë sinjalin përkatës. Shkelja e këtij detyrimi, për herë të parë, ndëshkohet me gjobë 5000-8000 lekë të rinj, sipas nenit 143 të…
Dy bashkëpunëtorët e prokurorisë së Posaçme SPAK, Nuredin Dumani dhe Klevis Alla, të cilët kanë qenë së bashku protagonistë në vrasjen e vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhiaj si dhe në ekzekutimin e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, kanë pasur një përplasje të madhe mes tyre për sa i përket tregimit të dy ngjarjeve kriminale, të ndodhura në vitin 2020 në Durrës. Bashkëpunëtori i Drejtësisë, Klevis Alla, në 3 dëshmitë e dhëna në 30 prill 2020, 6 maj 2020 dhe 26 shkurt 2021, ku jepen rrëfime kontradiktore për sa i përket emrave të ekzekutorëve, takimeve dhe mënyrës së ndodhjes së dy…
Myrkul është pilula e re që ka dalë në treg në Mbretërinë e Bashkuar, e cila redukton dhimbjen e kokës që shkaktohet nga pirja e tepërt e alkoolit. Kjo pilulë shmang dhimbjet e kokës në mëngjes pasi të kemi kaluar një natë duke e tepruar me alkool. Myrkul cilësohet si produkti i parë në histori që shkatërron alkoolin në mënyrë efektive. Ky suplement është 100% natyral dhe vegan, dhe do të hidhet në treg me një çmim prej 34 euro.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, ato gra që e kanë përjetuar depresionin ose çrregullimet bipolare mund të kenë pasur histori të ngjashme familjare, mund të kenë kaluar komplikime mjekësore gjatë lindjes ose nuk kanë mbështetje emocionale nga njerëzit e afërm. Shtatzënia mund të ketë një ndikim te depresioni, pasi gjatë kësaj periudhe, gratë pësojnë shumë ndryshime. Për një grua që vuan nga depresioni, shtatzënia mund të ngjallë shumë emocione, të cilat ajo e ka të vështirë t’i përballojë. Brenda disa ditëve pas lindjes, nënat mund të përjetojnë një depresion të lehtë. Gjithsesi, ka disa nëna që përjetojnë një depresion…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bën thirrje për protesta masive para Qeverisë, kundër propozimit francez, përcjell TV21. Sipas Mickoskit me pranimin e këtij propozimi, Edi Rama dhe Shqipëria fillojnë negociatat dhe jo Maqedonia e Veriut. “Ne nuk do të fillojmë tani negociatat, këtë duhet me patjetër qytetarët ta dini. Shqipëria do të fillojë, jo ne. Shqipëria po, por jo ne. Ne duhet ta ndryshojmë Kushtetutën. Në këtë e nënshkruajmë që Shqipëria të nisë negociatat dhe jo Maqedonia. Këtë duhet ta dijë çdo qytetarë. Nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, le të fillojnë. Nëse Komisioni Evropian ka vlerësuar se vendi i Edi…
Olaf Scholz thotë se do të shfaqet një botë shumëpolare me shumë vende me ndikim që ndjekin interesat e tyre. Scholz tha se bota në vitin 2050 do të jetë multipolare, me shumë vende me ndikim, përfshirë Rusinë, që ndjekin interesat e tyre, prandaj “detyra e madhe” për Perëndimin është “ta bëjë këtë punë”. Ai tha se gjëja kryesore tani është të bëjmë biznes me shumë vende. “Unë mendoj se bota në të cilën do të jetojmë në 2050 do të jetë shumëpolare. Shumë vende do të jenë të rëndësishme. Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Bashkimi Evropian dhe vendet e…
24 korriku është data e seancës së posaçme për betimin e Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj. Ka qenë Konferenca e Kryetarëve e cila këtë të hënë vendosi thirrjen e kësaj seance të posaçme plenare. Bajram Begaj u votua më datën 4 qershor si kreu i ardhshëm i shtetit. Ai u zgjodh në postin më të lartë të shtetit shqiptar në raundin e katërt të votimit me 78 vota pro, 4 kuadër dhe 1 abstenim. Po ashtu, sot u vendos të propozohet shtyrja e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë…
Shqipëria ndodhet në kulmin e valës së të nxehtit afrikan. Të hënën dhe të martën e kësaj jave meteorologët parashikojnë që termometri të regjistrojë dhe vlerat më të larta. Hakil Osmani nga shërbimi “Meteoalb” tregon se këto temperatura janë afro dhjetë gradë më të larta se normalja mujore. Rënia graduale e tyre pritet të nisë duke filluar nga e mërkuara. Gjatë kësaj jave nuk do të mungojnë as rrebeshet afatshkurtra të shiut. Të enjten dhe te premten pritet të kemi fuqizim të erës e cila sipas meteorologëve do të shkojë 55 km në orë dhe do të gjenerojë dallgëzim në…
Josif Stalini është një nga udhëheqësit më të ligj në historinë njerëzore. Nën regjimin e tij, populli i Bashkimit Sovjetik përjetoi dekada persekutimi, që shkaktuan miliona e miliona vdekje. Por me gjithë pushtetin e madh që zotëronte, jeta personale e Stalinit ka qenë gjithmonë e mbushur me probleme. 1. I ati e dhunonte vazhdimisht kur ishte fëmijë Stalini lindi në vitin 1878, dhe u rrit në qytetin Gori në qendër të Gjeorgjisë. Ndërsa nëna e tij ishte përgjithësisht e sjellshme dhe e dashur më të, i ati, Beso, ishte një burrë i tmerrshëm. Ai fitonte para duke prodhuar dhe shitur…
Ukraina shprehet se i nevojiten 750 miliardë dollarë për një plan rimëkëmbjeje pas pushtimit rus, Këtë deklaratë ai e bëri gjatë Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës, që po zhvillohet në Zvicër. Kjo konferencë dy ditore, në të cilën ka folur edhe presidenti Volodymyr Zelenskyy, ka mbledhur shumë liderë botërorë si dhe OJQ, me qëllim rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta. “Rindërtimi i Ukrainës nuk është një projekt lokal, nuk është një projekt i një kombi, por një detyrë e përbashkët e të gjithë botës demokratike – të gjitha vendeve, të gjitha vendeve që mund të thonë se janë të…